Akuzat për trafik/ Ambasadorët, “shpullë” Bashës, në krah të policisë në luftën kundër drogës (VIDEO)

20 Maj 2014, 14:27Sociale TEMA

Policia ka asgjësuar gjatë ditës së sotme rreth 1.8 ton hashash.

I pranishëm ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por, ajo që binte në sy, ishte fakti se bashkë me të ishin edhe të gjithë ambasadorët kryesorë në Tiranë, si mbështetje ndaj policisë në luftën kundër trafikut të drogës, në kohën që opozita akuzon qeverinë dhe policinë si të përfshirë në trafikun e drogës.

Tahiri ndërkohë tha gjatë fjalës së tij, se policia është e vendosur të parandalojë mbjelljen e drogës dhe të godasë grupet që trafikojnë lëndë narkotike.

“Kjo është procedura normale e punës së Policisë së Shtetit, por gjithashtu është dhe një moment për t’i rikujtuar publikut dhe kujtdo tjetër që nuk e ka kuptuar ende vendosmërinë tonë për të luftuar kultivimin dhe trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike. Këtë e bëjmë bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, për sa kohë kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike dhe lufta kundër drogës është një fenomen që kapërcen kufijtë e Republikës së Shqipërisë. Dhe bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë që siç i shini këtu me vetë prezencën e tyre konfirmojnë mbështjen për policinë shqiptare, jemi mjaft të vendosur që të mos lejojmë më, situatat të cilat i gjetëm vitin e kaluar por që nuk do të pranojmë më të përsëriten”, tha Tahiri.

 

Z. Tahiri, meqë jemi te droga, ka pasur operacione në vendet fqinjë në Greqi, në Itali, gjatë të cilave sasi të mëdha droge janë sekuestruar. Si ka mundësi që nuk ka persona të arrestuar në Shqipëri?

Partnerët tanë ndërkombëtarë jua kanë bërë me dije bashkëpunimin e ngushtë që ekziston ndërmjet policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese jashtë Shqipërisë dhe besojeni, siç keni pasur rastin ta dëshmoni edhe nga deklaratat e tyre zyrtare, pas çdo goditjeje të trafikut të drogës në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie qëndron pa dyshim kapaciteti investigues dhe goditja i Policisë së Shtetit. Të jeni të sigurt për këtë.

A do të nisin procedime për drejtuesit vendorë që nuk japin informacion për parcelat e drogës?

Jemi në fazën e reformimit të sistemit dhe mekanizmave sanksionues lidhur me kultivimin e trafikimin e lëndëve narkotike. Jemi duke e studiuar me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kemi një plan veprimi strategjik në luftën kundër trafikut të drogës të cilin e kemi miratuar me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe po e zbatojmë. Kemi filluar me zbatimin, gjithçka keni parë gjatë kësaj kohe është pjesë e planit dhe jemi mjaft të vendosur për të parandaluar kultivimin dhe për të luftuar trafikun e drogës.

Aktualisht, a ka Policia kontroll mbi territorin e Republikës, sepse dukej në shkresën e Drejtorit të Përgjithshëm që kërkonte angazhim më të madh nga strukturat e Policisë për këtë çështje?

Sigurisht ka kontroll mbi territorin, lufta kundër lëndëve narkotike nuk është e lehtë, presioni financiar dhe kriminal është i madh, por ne do të bëjmë më të mirën, të jeni të sigurt për këtë.

41 komente në “Akuzat për trafik/ Ambasadorët, “shpullë” Bashës, në krah të policisë në luftën kundër drogës (VIDEO)”

  1. nili says:

    Bravo qeverise dhe ministrit, komplimenta.

    1. blerim says:

      Po ja pra ta marrin vesh te gjithe shqipetaret se ca behet me drogen e kapur, ndryshe nga 8 vitet qe shkuan qe e merrte dhe e shisnin bandat e saliut te infiltruara ne polici, kriminelet e saliut qe u ben te gjithpushtetshem.

      1. genci says:

        Po ja pra sa mire shteti tani, e kap drogen dhe dregon se cfare behet me te dhe jo ta rrase ne nje biruce sic u bente dhe dilnin e shisnin po vete pas nje apo 2 vjetesh ne menyra informale e leket i kalonin te gjithe pushtetareve me rradhe dhe ngelte dhe ndonje gje per ate gangsterin te rajoni qe e nxirrte.

        1. Mira says:

          Shpullat duken në gjuhën e trupit të ambasadorëve…., duket se si janë…! Po ato zinxhirrët e kuq si prej evgjiti përse i kanë vënë…!?
          Ajde ajde abanezët nuk dinë se çfarë të shpikin, Show dhe vetëm show bëni!
          Përse duhet të jenë në një djeg’je ambasadorët…., përse duhet të sillesh si hajvan o Sam Taheri…?

          Albanezët kontrollojnë trafiqet e Europës !

          1. mira2000 says:

            Mira
            1.Do te te keshilloja te futeshe ne kurs fillestar per mesimin e gjuhes shqipe
            ASL(Albanian Second Language)
            2Nuk ke intelekt ta kuptosh pse jane te pranishem ambasadoret atje
            3.Kullot ndonje dele nqs ke

          2. Mira says:

            Po kjo droga qënka që në vitin 2011, kënaqesh duke parë barkdërrat që nuk dinë të lexojnë dhe të punojnë!
            Sami dogji dhe drogën e konfiskuar nga barkdërrat e Berishës!

          3. luli bythe livando says:

            pse ore sot e more vesh ti qe albanezet e kontrollojne evrope qe kur e mori sal jot e furnizpoi evropen me gjithcka nga 92 e dero sa e la puhstetin me kurva me putana me te reja me paka me droge arme nafte cigare e lpj e lloj edhe ty ti morui o robqire em gruae em femij epok

  2. Urani says:

    Bravo, me ne fund shteti e ligji mbi kedo

  3. miku says:

    Budallenjeve hapu rruge. Qarr i pozites. Nese p.d ( deri tani po tregon se eshte parti e debilave) do te vazhdoj keshtu, keta do te jene ne qeveri edhe per 100 vjet.

  4. liqeni says:

    kjo eshte pergjigja me e mire per te gjithe ata qe mohojne punen e policise,bravo!!!!

    1. Be-X says:

      poshte Saleh rrahman Brisha, mreti i shqypnise, qe na lodhi 23 vjet, qe na vodhi 23 vjet, qe na vrau e shiti per 23 vjete! a doni me per babe Salehun?

  5. sale says:

    Jo ore jo;po nuk vajti sali bishti ne burg,s’ka as drejtesi as shtet.
    Kur ta shoh ate ne burg do me mbushte mendja edhe mua se ky vend mund te behet.

    1. LORA says:

      Une do te besoj kur dr.dhjeramani (me te gjithe familjen e tij kriminale) te konfiskohet deri ne kanatjere dhe te lihet si qen zarbo,ta zene kalamajt me gure rrugeve te Tiranes.
      Nuk e dua ne burg,se burgu ka kosto ,edhe mbi taksat e mia.

      1. lexuesi says:

        Fiks kete gje dua dhe une .Jo sepse me dhimbsen taksat,jam gati edhe t’i dyfishoj ato qe paguaj vetem ta(ti) shoh te paguaje gjithe te zezat qe i ka bere ketij kombi.Por dua ta shoh me sy ,te perfundoje me breke neper kembe e duke e peshtyre njerezit rruges,e jo i qete e i sigurte ne nje qeli burgu.

  6. beso says:

    qenkan duke u bere tape ata njerez rreth me ate tymin e zi

  7. fieraku4u says:

    O LULI VOCAL, A DO QASH PAK TANI SIC E KE ZAKON..??

  8. Shpulla eshte per rame drogen, o hale.

  9. manarali says:

    po c keni me drogen a derebardhe!
    ajo e ben njeriun te lir!
    ate qe nuk ja solli demokracija,lirin e vertet pra,ate ja solli droga njeriut.
    ne fund te fundit c pun ka shteti me luftue kundra barit te perndis!
    nuk i delet dot te shuash gjelbrimin e barit,aqmeteper tash qe natyra kerkon gjelbrim per tu pastru nga gazrat atmosfera.

  10. admirali says:

    a kishte shku atje edhe ambasadori i holandise?
    se desha me e pyt se si ju duk cilsija e mallit.,meqe ai ka pervoje barishtore nga amsterdami.
    a kemi harrit “standartet e mallit europjan”?
    se po te jet keshtu atehere s ka me nevoj qe holanda te vej veton ne Bruksel kundra shqipnis.
    deshet “nivele europjane” te shqipnis?
    ja ku i keni!
    amsterdamin mund ta gjeni ne lazarat!
    a ka integrim me konkret sesa ky?
    a nuk po shkojm drejt europs?
    drejt amsterdamit,
    para shqipnija
    forca lazarati
    dyert e juropit u hapen
    prostituta sa t dush
    drog pa hesap
    demokraci tamam!

  11. Policia says:

    Duket sikur gjithe policet jane detyruar te komentojne ne kete lajm dhe te lavderojne ministrin. Ambasadoret edhe mund te kene shkuar se kane pasur frike se mos ndonje avion ulej dhe merrte ate 1 toneshin e droges qe u dogj, ku i dihej se ku perfundonte po mos shkonin ambasadoret. se dyti, meqe tahiri kontrollon territorin, le te beje nji xhiro nga dajti se do te gjeje edhe kanabis, nuk po i them malesite e shkodres apo zona ne lezhe se mund te lodhet. se treti lexoni paska mediat italiane se cfare thone per avionet e droges. sa per shpulla, Tahiri e di mire se ca shpulle hengri jo nga Ambasadore, por nga nje homologu i tij, vendi i te cilit pret dhe kap drogen qe i shpeton si pa dashje policeve te Sajmirit apo doganiereve te Elises.

  12. Qameti says:

    Po kta pse nuk thirren ata te Librit GUINNESS qe te fitonim Rekordin Boteror si “Cigarja Hashashit me e gjate ne Bote”……Gjynaf iku dem ky rekord ?

  13. inf says:

    Kur e kapte Grupi çiftelia me ne krye Kulishin e qenit Don Berisha e magazinonte ja mblidhte kundershtareve te narko trafikut dhe pastaj e çonte me avine gomone e mushka e makina llukzoze ne BE .
    KY ESHTE REALITETI

  14. gjeti says:

    nuk besj ta kene perzier me ndonje bar tjeter pasi aty kishin edhe experte nga evropa plake dhe sigurisht amerikanin. sa per show ishte i mire dhe qe zgjedhur edhe vend panoramik per ambsadoret bravo per kete radhe heren tjeter e dini vete

    dhe kujdes nga ekologjistet se ndotet ambientin

  15. landi says:

    Shyqyr qe nuk na sulmuan , e te na i rembenin rekordin hollandezet.Nje ura per Tahirin Ura….Kush mendon se e ben me mire le ta provoj ….

  16. emigrant says:

    Kur don Arvizu cfare nuk ben nga inati i Berishes.

  17. shqiptari says:

    gjithe ai tym, yyyyy!, imagjino ti kishte zene gjithe ata burra ambasadore, e t’ia merrnin nje popullorçe me iso prej efektit.

  18. dino says:

    se kuptoj,,ky ambasadori amerikan sikur e hoqen. u emerua nje tjeter.
    apo rri per qejf ky ne shqiperi ?

  19. Gimi says:

    Bravo shume bukur, urime QEVERISE RAMA! Organizim i shkelqyer.

  20. muhamet dema says:

    cfare shpulle idhane osajmir lere drogen embledhur tash dyvjet senuke tejep sukses ajo pune dhe ambasadoret vetem potallen meket qeveri shko ne lazarat pota mbajti bashke me ambasadoret atje eshte burimi potakesh mevete ket arvizun sengeli sidopjo gjashta ketu ne shqipri

  21. maah says:

    Po ambientaliste a kishte aty? Edhe kanabisin e paskan djegur alla shqiptarce pa u merakosur per ndotjen e ambjentit.

  22. Treviso says:

    Ato komentues qe ironizojene kete veprim qe ka bere ministri i Mbrojties, neser do ti shikoni para drejtesise. Ato qe ironizojne punen e palodhshme te policise jane trafikantet te lidhur me kriminelet Berisha dhe Basha. Ato ambasadore qe shikoni prane ministrit te Mbrojties kerkojne qe Berisha e Basha te dalin para drejtesise si organizatoret dhe drejtuesit e mafjes. Mos mendoni se mafja flen tek ShQU-pi. Ajo e ka folene ne kupolen e shtetit. Qeveria e re, me ligjet qe jane ne fuqi, eshte e pafuqishme ta shkaterroje. Vetem forca e popullit me ane te protestave para presidences e shkaterron kete mafje.
    Po te arrihet organizimi i protestave popullore,pran jush do jene te gjithe ambasadoret e shteteve perendimore. Keto protesta duhet te jene jo me karakter politik.

  23. beci says:

    Ore po pse nuk e dogjen nja dy jave me pare?

  24. nuri says:

    Ambasadore leshi, qesharak si vete politika shqiptare.

  25. Korabi says:

    Po c’beni o te uruar digjet gjithe ai mall ? Pu pu pu pasuria e popullit

  26. leo england says:

    Bravo te gjithe djemve e vajzave me uniforme per punen e tyre ne forcimin e shtetit ligjor.

  27. mbrojtja konsumatorit says:

    Paska pas gen te forte osmanllinjte jenicer. 500 vjet na shtypen e na futen ne gjak stilin mburravec te qeveritareve.
    Pashai pret popullin ne divan. Ejep fjalen qe do i zgjidh. Si Rama ne vlore, si Basha ne bashki.
    Si sulltaner qe jane,japin keshilla si te behet puna, edhe pse njeri piktor e tjetri jurist. Por ata e dine se si behet llogaria e taksave apo tjetri inxhinierin e rrugeve te tiranes.

  28. rising star says:

    bravo qeverise,bravo ministrit pe punen .e vetmja gje qe sme pelqeu ne video ishte Anglishtja dhe menyra pa autoritet e komunikimit te ministrit me ambasadorin amerikan.

  29. Ariustoteli says:

    Hakmarrje ripopupulli po thrret
    Pse ore kerkund nuk gigjet droga :
    Bimet narkotike petrdorene industri
    Po ku dine shqiptarei i shkret me nje minister qe ska vec llafollogji.
    Ajoo pervetsohet nga shteti.
    Djegja e lendve narkotike esht me keq se sa cmontimi i armve kimike
    Karafillaq ministri duhet ti jepet gjykates per ndjekje penale per veper kriminale.Ne mes te rruges tymi perhapet me qindra km
    ky pyet shqipoja per mdotje
    Ambjatalistet ,ekologet lefter xhuvelet ,doktoret nuk kane goje
    apo ju a ka mbylle enveri nga varrirri

  30. Ariustoteli says:

    +Tash mu kujtua a mos ka qen inskenim per kunder bashes me djeg diasa pak e ferra dhe me be zhurme ne rruge e ne krah kan sgkuar dhe basadoret.
    E kuptova si ligjin e ben maliqi
    Policia kap drogen e ruane i jeper policise per ekspertiz
    Po a ka shqiptar me kurajo qe tu thote NDAL ketyre veprimeve anto ligjore te Minministrit apo qeverise apo kane frike se Rama esht igjat si enveri dhe i merr perpatr ose ju bie shull si kryeministri Ture veni stategjik i shqiperise tri perendori qe e dogjen dhe shkretuan ILIRIN
    Perendoria Romake
    Bizantine
    Otomane.

  31. 1000000 auptogola says:

    eshte lodhur populli me dengla,kur do arrijne ta kuptojme keta njerez me brire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje