Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndjerë edhe sot në kryeqytet.
Lëkundjet e kanë pasur epiqendrën 13 km në veri të Kuçovës, 23 km në veri të Beratit e 47 km në jug të Tiranës, por lëkundje të lehta të tërmetit janë ndjerë në Elbasan, Vlorë e Lushnje.
Tërmeti me magnitude 4.5 ballë shkalla Rihter u regjistrua në orën 06:43 në koordinatat 40.91 në veri dhe 19.88 në lindje, lëkundjet në thellësinë 2 kilometër dhe zgjati 3- 4 sekonda, ndërsa nuk ka ende raportime për dëme materiale.
Ndërkohë Dëfrim Shkupi, ekspert i mjedisit dhe hartues i hartës të rrezikut gjeologjik, në një intervistë për Shekullin ngre shqetësimin për funksionimin e Institutit të Sizmiologjisë.
Sipa tij, kjo qendër, ashtu si shumë institucione të tjera, është e dështuar totalisht.
“Modeli i zgjedhur me qendrat shkencore është i dështuar. Unë do ta quaja dhe antikombëtar. Shkatërrimi i instituteve e ka denigruar shkencën shqiptare, duke e humbur efikasitetin e vet. Instituti i Sizmiologjisë ka qenë një ndër institucionet më prestigjioze, i cili kishte arritur në nivele ndërkombëtare.
Specialistët e Institutit të Sizmiologjisë kanë konkurruar dhe janë aktivë në institucionet prestigjioze dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.
Gjitnone ne medjan shqiptare me shumice flitet per pasojat,por kursesi per shkaktaret e ketyre pasojave me perfundime te tmerrshme sa njerezore aq dhe skencore.
Pa u denoncuar shkaktaret e vrtete te ketyre pasojave,qe perfundojne me jete njerezish,ne Shqiperi nuk ka dretesi,por vetem riciklim te bots se krimit dhe te korrupsionit ne te tria pushtetet nen moton,”nga i jati tek i biri dhe nje djale e gjysem”.Ne kete konteks lind pyetja, kush jane shkaktaret e pa pergjegjshem deri me tani ndaj ketije shkaterrimi barbare qe i eshte bere Shqiperise dhe shkences shqiptare?
Fajin e ka Saliu,plaku i SHQUPI-it.
Edi Rama eshte i “ri” po duket me plak.
O zot na ruaj, se ne Tirane nuk ka ngelur me themele e mure mbajtes pallatesh pa u prishur per tu bere lokale.
Ke shume te drejte o Fatbardh! Por me keqardhje te theme se jo vetem ti qe je Fatbardh, por edhe ne te tjeret qe jemi Fatamir, Fatlum, Fation, Fatush etj, do te behemi te gjithe Fatzinj ne rast se nje dite ne Tirane do te bjere nje termet 6-7 ballesh. Pallaltet e “Enverit” qe mbaheshin me te forte jane bere fertele nga marria e dyqaneve… Dhe shteti yne i damkosur ka bere, ben dhe me sa duket do te vijoje te beje sehir!? Vertete, Zoti na ruajt! Por deri sa?
Mire bene qe e prishen Institutin e Sizmologjise. E kishte ngritur Enveri. Po ta kishte ngritur Zogu do ta linin. Sepse Zogu e njihte mire sizmologjine.
DAVA MALOKESH……….