I ati i foshnjes së vdekur kërkon drejtësi, kërcënon me vetëgjyqësi

18 Maj 2014, 14:38Sociale TEMA

Babai i foshnjës që vdiq vetëm 5 orë pasi erdhi në jetë në maternitetin e Korçës kërcënon se do të bëj vetgjyqësi. Elton Demolli ka kërkuar që shteti të zbardhë ngjarjen dhe të vendos sa më parë drejtësinë. Sipas babait të foshnjës, mjekët janë fajtorët kryesorë për vdekjen e fëmijës së tij.

Demolli tregon se bashkëshortes së tij i është bërë një gjilpërë për parandalimin e lindjes vetëm një ditë para datës së lindjes, pasi mjekët kishin ngatërruar muajt.

Në qoftë se drejtësia nuk i merr masat, do t’i marr masat vetë, do e gjej vetë drejtësinë. Më kanë inkurajuar shumë njerëz dhe të afërm, më kanë thënë Elton prit se ka shtet për këtë punë, ka drejtësi për këtë punë. Unë i dëgjova, në rregull u thashë, do e provojmë me drejtësinë” tha ai për Ora News.

Por, akoma më e rëndë paraqitet gjendja psikologjike për nënën e fëmijës, Manushaqen. Familjarët tregojnë se ajo ka rënë në gjendje të rëndë depresive, duke tentuar edhe vetvrasjen:

Ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes së foshnjës, ende nuk ka dalë. Prokuroria ka nisur hetimet mbi ngjarjen në dy pista, mjekim i pakujdesshëm dhe mitmarrje.

Aktualisht njëri prej mjekëve, Shkëlqim Isufi, është proceduar penalisht.

5 komente në “I ati i foshnjes së vdekur kërkon drejtësi, kërcënon me vetëgjyqësi”

  1. Idriz Seferi, TopChannel, Beograd says:

    Cimi, ma hengre !

  2. lesh Arapi says:

    …Ke folur si kopetent.E pame dhe nje grua ne tv qe thoshte te kunderten ,dmth qe :Mjeeku pasi i filluan dhimbjet e lindjes nuk i kish bere NJE GJILPERE gruas sepse donte para.A thua se gruaja shkoi per te qetesuar dhimbjet ne maternitet dhe jo per te lindur.Kam frike se dikush po don te fitoje ndonne lek srpse u be e modes.Qe me qe nuk u biem dot politikaneve .gjyqtareve.Hajt te godasim mjeket.Qe rrine urte dhe nuk ndjehen.Ky eshte jakobinizem i intelektit ne shqiperi.

    1. shhh says:

      intelektuali i leshit, jetojme ne kete vend dhe shohim qe rraca me e qelbur jane keta mjeket, edhe te paafte nga ana tjeter. Po na flet ti per qetsine emjekuceve qe vajten 23 vite qe te vrasin e s’te paguajne

      1. lesh Arapi says:

        Debati per standartet,eshte nje gje dhe korrupsioni eshte nje gje tjeter.Nese foshnja ka vdekur per arsy te mungeses se nje standarti profesional qe ka sherbimi,athere fajesia duhet pare me gjere.Nga njera ane eshte njeriu i cili eshte njelloj pavaresisht ngjyres.gjinise.fese.kombesise.Nga ana tjeter eshte standarti i cili nuk eshte i njejte si ketu dhe fjala bie ne Itali ku edhe atyo ka plot raste te gabimit profesional.Prandaj jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit.Ne rast se vertetohet qe ishte rast korrupsioni mjeku te denohet.Por per rastin ne fjale nese pacienti ka dhene para eshte njelloj fajtor aq Eshte gjithsesi per te ardhur keq qe konstatime te tilla mbi nivelin profesional te mjekeve Behen ne pergjithsi nga njerez qe kujtojne akoma se tensioni i gjakut mjekohet duke ngrene hudhra ne dreke.Keta jane edhe njerezit me te prirur te bertasin dhe ulerasin ne keto raste bashku me median dhe gazetarucet e saj qe nuk kane me se te mbushin programin elajmeve

  3. ne maternitetin e korces i kane kajt rropt e shpise
    me 10 raste kane ndodh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje