Nëna e predikuesit: S’jemi në kohën e Enverit/ Studentja: Aborti im nuk kishte lidhje me fenë

15 Maj 2014, 09:46Sociale TEMA

Gruaja e Ilir Hidës, i arrestuar si predikues i një sekti okult, është shprehur se bashkëshorti i saj nuk predikonte urrejtje, por është burrë i ndershëm dhe fetar.

“Asnjë nga akuzat e sipërpërmendura nuk ekziston. Iliri predikonte për më shumë dashuri, paqe dhe mirësi, si dhe fjalën e Perëndisë dhe Jezu Krishtit”, tha ajo.

“Besimi ynë na bën motra dhe vëllezër, dhe ne, sipas fjalës së Perëndisë, ndihmojmë njëri- tjetrin në të mirë e në të keq. Bashkëshorti im është i pafajshëm, nuk merret me femra, nuk nxit as grindjen e fëmijës me prindin, as për gjëra seksuale. Bashkëshorti im është i drejtë në rrugën e zotit”, ka deklaruar Engjëllushe Hida.

Nëna e Ilirianit shprehet se kjo situatë është krijuar nga kisha për t’u hakmarrë pas largimit të Ilirianit.

“Ne nuk jemi në kohën e Enverit që kishte përçarje fetare. Ajo është e lejueshme sot. Nuk ka marrë me zor asnjë nga predikuesit, ata kanë ardhur vetë. Djali im nuk njeh trafikimin, nuk e njeh imoralitetin. Djali im nuk predikon urrejtje, kam përshtypjen se pasi është larguar nga ajo kishë, drejtuesit e saj janë hakmarrë duke thënë që të mos shkojnë predikuesit te feja e Ilirit. Kjo është një urrejtje mes njëri- tjetrit, duke bërë për vete prindërit e vajzave për të denocuar”, tha 60- vjeçarja Azbie Hida për gazetën Panorama.

Ndërkohë studentja që ka kryer abortin, ka dalë në mbrojtje të predikuesit.

“Kisha Apostolike, këtu në shtëpinë e Ilirit, ka nisur më 15 dhjetor të vitit 2013. Ndërsa aborti nga ana ime është bërë në muajin nëntor. Predikimet nuk kishin lidhje me abortin tim. Unë pata një abort spontan, ku nuk ka pse të implikohet Iliri. Është një gënjeshtër e nënës time. Nëna ime po gënjen,” ka deklaruar studentja, Ersa Hajdari.

5 komente në “Nëna e predikuesit: S’jemi në kohën e Enverit/ Studentja: Aborti im nuk kishte lidhje me fenë”

  1. Eri says:

    S’kane faj familjaret ne pretendimet e tyre, ligji duhet te veproje njesoj per te gjithe. Sala rri e leh gjithe diten ne TV e parlament duke mbjell urrejtje, dhune dhe stres masiv e s’i hyn gjemb ne kembe, pse duhet te izolohet ky mavria se u ka hedhur trute e gomarit 10 vetave?

  2. tourkofagos says:

    pune korrakesh,varu ziken……….

  3. idealist says:

    Plehra gjithfarëdollojsh, që mbijnë si kërpudha…

  4. eftigjeni telendarja says:

    Djalli duhet luftuar me djall ! Çojeni ta yshtë Janullatos !

  5. gjoni says:

    Shume mire ja ka bere atij”predikusit” se vetem mashtrus mund ti thuash,ai sdo nene dhe baben e vet……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje