Në web shpërthen “Ibramania”: Zllatan, eja në Brazil (VIDEO)

14 Maj 2014, 16:25Sociale TEMA

“Botërori i Brazilit nuk ja vlen të shihet pa mua”.

Ishte kjo deklarata e Zllatan Ibrahimoviç, menjëherë pasi Suedia u eleminua në play off nga Portugalia e Kristiano Ronaldos.

Deklarata e sulmuesit të PSG u bë objekt ironie në rrjetet sociale, ndërkohë që tashmë ka shpërthyer “Ibramania”.

Në Brazil kanë bërë një video interesante, ku njerëz të ndryshëm, mes të cilëve edhe Dani Alvesh dhe Ronaldo, ftojnë suedezin që të shkojë në Brazil për të parë të paktën një ndeshje nga afër.

Por, suedezi është përgjigjur negativisht, dhe duket se nuk ka ndërmend që të udhëtojë drejt Brazilit, qoftë edhe për të pushuar, këtë verë.

1 komente në “Në web shpërthen “Ibramania”: Zllatan, eja në Brazil (VIDEO)”

  1. Basha i Gjetajve says:

    Nuk kam dëgjuar lojtar më mëndjemadh dhe pordhac se Viçi Ibrahim !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje