Shkrimtarja e njohur, Elvira Dones flet për “Tonight Ilva Tare”
Përse po e mendoni kthimin në Shqipëri këtë radhë?
Dones: Kjo u fry më shumë se ç’duhet në kuptimin që unë nuk jam duke… U bënë vite u bënë dy-tre vite që jam duke menduar për Shqipërinë në mënyrë që të vija dhe të rrija një periudhë thjesht për kënaqësinë time, thjesht për letërsinë time, se në një farë mënyre jam duke mbrojtur shqipen time me gjuhët e tjera, me të cilat komunikoj përditë dhe shkruaj përditë, unë punën time gazetareske e bëj në anglisht dhe italisht dhe shpesh herë gjatë ditës sime të punës spanjishtja është një gjuhë që unë e përdor rregullisht, në një farë mënyre më duhet të mbroj shqipen nga ndikimet e tjera kështu që dëshira ime nuk është e re. Dëshira ime ka qenë prej kohësh thjesht si qytetare private, që vjen në Shqipëri dhe i hyn këtij vendi ashtu siç i ka hyrë edhe herë të tjera. Unë kam ardhur për vite në Shqipëri, unë kam qenë nëpër malet e Shqipërisë duke bërë dokumentar mbi Shqipërinë për televizionin zvicerian. Kështu që kjo në një farë mënyre duket më e madhe tani. Unë nuk kam ardhur këtu për të kërkuar, po kthehem…
Ua them unë çfarë dyshimesh ka: keni ardhur të përfitoni nga ajo që ndoshta është konsideruar miqësi e juaja me Edi Ramën kryeministrin aktual?
Jo, unë nuk jam mike me Edi Ramën dhe unë besoj se nuk ndihem mikeshë e Edi Ramës. Ne jemi të njohur, kemi pasur një respekt në të mirë të vendit dhe kemi pasur disa herë shkëmbime në të mirë të Shqipërisë dhe unë natyrisht si të gjithë shqiptarët që vendosën dhe e deshën këtë ndryshim, unë isha për ndryshimin absolutisht në Shqipëri. Shqipëria kishte nevojë të ndryshonte sepse ai po bëhej një regjim i një tjetër natyre. Në të mirë të Shqipërisë, sepse zemra ime gjithmonë ka rrahur në të majtë, dhe e di që pas kësaj do të thonë komunistja. Nuk kam bërë asnjëherë mister, im atë ka qenë komunist, nëna ime ka qenë komuniste.
Ju jeni?
Nuk jam shitur asnjëherë si disidente, por unë rritjen time profesionale rritjen time etike unë e kam zhvilluar jashtë vendit se kam ikur në moshën 27- vjeçare. Kështu që edhe ajo akuza e këtyre ditëve kur të futin në rrethe miqësirash kur unë nuk jam… është faji nga ana jonë që përkrahëm ndryshimin e një qeverie? Ky është kulmi. Është faji nga ana jonë sepse besuam se Shqipërisë i duhej ndryshimi?! Këto janë akuza për mua të mjerueshme nga ana e tyre që i bëjnë dhe jo gjithkush vjen për interesa personale në Shqipëri. Unë nuk kam asnjë lloj interesi personal në Shqipëri. Unë dua t’i kthehem një romani në gjuhën shqipe, që kam përgjysëm, dua ta mbaroj atë në Shqipëri. Përpara një viti e gjysëm kisha vendosur të vija tamam si një njeri personal, kam të drejtën të jem në vendin tim, kam një nënë, kam një vëlla, kam tre lagje me miq si i thonë fjalës. Më vjen keq, mund ta shfrytëzojnë sa të duan për përllogaritje, por përllogaritja nuk është në interesat e mia. Po t’i kisha bërë përllogaritjet e mia, do t’i kisha bërë fare ndryshe dhe nuk kisha nevojë se përse të kthehesha në “gojën e luanit” dhe të dëgjoja mike e saj dhe mike e kësaj. Dhe për publikun unë po ju them administrata Rama dhe vetë kryeministri nuk më kanë ofruar absolutisht asnjë lloj ofrimi që unë të vij në Shqipëri, pra dëshira ime për të ardhur në Shqipëri…
Nuk ka të bëjë fare me administratën?
Jo! Jo! Jo, nuk ka të bëjë fare.
Megjithatë ju do të merrni pjesë në takimin e 15 majit?
Sepse jam e ftuar në atë takim.
Cili është qëllimi i kësaj konference? Ju çfarë roli do të keni?
Unë do të jem njëra nga lektoret siç janë të ftuar të tjerë lektorë dhe unë do të merrem me çështjen se ku jemi sot me diskursin e kulturës, diasporës. Çfarë roli ka pasur? Sepse diaspora shqiptar ka qenë gjithmonë aktive historikisht për Shqipërinë. Do të merrem me çështje të kulturës dhe të letërsisë, ku jemi ne sot, ku jemi sot në media për të çuar në një nivel më të lartë kulturën.
Festivali i fundit i librit dhe komentet që pati, se me ndërrimin e mazhorancës u ndryshua edhe le të themi elita me të cilën punon kjo mazhorancë, që ishte e ndryshme nga ajo që punonte ajo e mëparshmja. Si t’u dukën këto komente?
Një pjesë të komenteve m’u dukën të drejta. Unë kam një merak, ne i premtuam, jo unë, por qeveria e re që erdhi, administrata e re që erdhi, populli i besoi dhe i dha votën sepse ishte vota e atij populli dëshira e tij për ndryshim. Unë do të dëshiroja shumë që të mos ishte vizioni i një ndërrimi të një klani me një klan tjetër, por nga ana tjetër çdo administratë dhe në çdo fitore të re elektorale të një vendi, është normale që në administratën e asaj qeverie ata njerëz do të mbledhin njerëzit me të cilët kanë punuar. Barack Obama natyrisht që do të marrë njerëzit e tij. Me këtë nuk dua të them që duhet të jetë absolutisht kështu. Bashkëpunimi dhe punimi me të katër anët, unë e përshëndes në mënyrën më të plotë. Por nuk doja që të lihej absolutisht përshtypja tek populli shqiptar që administrata e re përdor një edukatë më të madhe, ka një gramatikë të jashtëzakonshme, ka një gjuhë shumë më të edukuar, por druaj që kjo mund të lexohet pak, sidomos në këtë moment të vendit si një ndërrim shumë i shpejtë i klaneve.
Si ju duket mazhoranca e re qeveria e re e Ramës?
E shikoj me entuziazëm, e shikoj sidomos me shpresë të madhe, dhe e shikoj edhe me kritikë, në kuptimin që dua t’i shikoj tani. Gjithë ajo shpresë që i’u dha gjithë shpresa e këtij populli që ka pritur ka pritur gjithë këto vite. Populli do të presi përsëri sepse arkat e shtetit kanë qenë bosh. Problemet e këtij vendi janë një Everest i ngritur përpjetë. Ajo ngjitje do të jetë e madhe dhe nuk mund të bëhen gjërat nga një ditë në tjetrën do të duhet një kohë, por do të duhet edhe një ndërgjegjësim i njerëzve me kujdes të madh për t’u treguar që këto gjëra këto projekte që po fillojnë janë në të mirë të vendit, por do të kenë kohë edhe sepse siç e dimë jo në Shqipëri, por kudo ajo që premtohet në një fushatë politike është ndryshe kur kthehesh në real politikë, në politikën që ti duhet të bësh përditë, kështu që është shumë komplekse unë nga një herë më duken kamikaze, psh Edi Ramës mund t’i them po ç’tu desh u njeri! Në kuptimin që do të jetë një punë e jashtëzakonshme, është një punë e jashtëzakonshme dhe për ketë punë të jashtëzakonshme ka nevojë për një grup pune që të punojë me të njëjtin vetëmohim dhe unë nuk i njoh të gjithë personazhet, nuk jam pjesë e establishmentit, kështu që nuk njoh hollësirat e vogla të gjithçkaje dhe nuk doja të jepja një opinion të atillë. Unë kam vetëm shpresën që diçka do të bëhet për Shqipërinë dhe dua që ajo që të bëhet të jetë sa më e mirë, për t’u bërë.
Çfarë keni ju me Sali Berishën, meqënëse titujt e intervistave që jepni hapen gjithmonë me të?
O jo, jo, jo! Nuk janë puna ime titujt. Janë gazetarët ose drejtori i gazetës që vë atë titull. Unë me z. Sali Berisha nuk kam absolutisht, absolutisht asgjë personale. Unë nuk merrem me njerëzit personalisht. Unë jam në pozitën e shkrimtarit që ka vendosur të vazhdojë të merret me Shqipërinë. Ndërkohë që sapo kam mbaruar një libër që nuk ka të bëjë absolutisht me Shqipërinë. Unë mund të merrem fare mirë dhe të shkruaj letërsi për hir të letërsisë atje. Unë i dërgova në një moment të caktuar një letër të hapur Silvio Berluskonit, për fyerjen për gallatën e z. Berlusconi në një takim shteti me z. Berisha. Z. Berisha buzëqeshi dhe nuk reagoi përpara një fyerje jashtëzakonisht të madhe.
Që ndaloni skafistë, por na sillni femra të bukura.
Kështu që ishte, pastaj z. Berisha, i ftuar tek Klani nga gazetari Blendi Fevziu, kur ai u pyet: Zonja Dones shkroi këtë letër dhe … sepse ajo letër bëri xhiron e botës, xhiron e Evropës padyshim, atëherë ai filloi me atë vogëlsinë e tij të kapej me atë që di të bëjë z.Berisha, me jetët personale të njerëzve, në atë lloj trishtimi që uli veten, jo mua kështu që në atë moment vendosa t’i shkruaj atij një letër të hapur, e bëra edhe atë dhe unë e mbylla nuk kam asnjë problem me z. Berisha. Por nëqoftëse gazetari merr si titull “Jozefina Topalli është burrë dhe Berisha nuk ka lënë çarçaf pa i‘u futur shqiptarëve”, sepse atë ka bërë me atë është marrë. Kush lahet, kush nuk lahet. Kush shkon në krevat me këtë, kush nuk futet në krevat me atë tjetrën. Cila është lavire? Por ajo nuk është përgjegjësi e imja nëqoftëse drejtuesi i gazetës mendon se ai është titulli më bombastik sepse ai shet më shumë, unë aty nuk kam absolutisht asnjë gjë në dorë dhe unë do të isha shumë e lumtur sikur z. Sali Berisha të ndalonte atë Facebook-un me atë lloj histerie të vazhdueshme, t’i jepte mundësinë dhe ta linte Partinë Demokratike dhe opozicionin, sepse Shqipëria nuk ka asnjë të mirë nga një mazhorancë, e cila tani mund të marrë vendime si të dojë, aq shumë është e fuqishme në këtë moment. Por a ka të mirë Shqipëria dhe politika shqiptare që opozita të jetë një opozitë qesharake?
Po përse e quani qesharake se më bëri përshtypje?
Qesharake, sepse unë mendoj se ka shumë njerëz të mençur në Partinë Demokratike të cilët nuk po arrijnë dot t’i kundërvihen Berishës, berishizmit, mendësisë dhe unë besoj se ata lloj njerëzish dhe pikërisht po ju them përsëri nuk jam pjesë e estblishmentit, sepse kam miq në të majtën dhe kam miq në të djathtën. Ata lloj njerëzish duhet të rikrijojnë Partinë Demokratike në të tjera baza. PD sot është bërë protagonizmi i Berishës dhe atyre “Yes Men” nga mbrapa që ose i’a mbajnë atij dhe ata pak që mundohen t’i dalin kundër pak e nga pak fillojnë e shtyhen. Kështu që unë jam e interesuar që të ketë nje opozitë dinjitoze për Shqipërinë. Opozita është e rëndësishme në jetën politike të një vendi.
A e keni parë si personazh për ndonjë roman tuajin?
Natyrisht! Ai ofron vetveten. Nuk ke se si të mos ta shohësh.
Do të ketë një roman tuajin në të ardhmen, me personazh të frymëzuar ndoshta nga z. Berisha?
Nuk dua të prononcohem për këtë moment, por në këto vite kam mbledhur të gjithë Whatsapp e Facebook-ët e z.Berisha dhe ndoshta nuk e kupton ai vetë se sa personazh letrar është për çfarëdolloj shkrimtari që do të kishte tundimin të merrej me një personazh të atillë dhe nuk po flas përsëri… Unë e ndaj z. Berisha. Jam duke folur për njeriun që ka udhëhequr një vend. Unë interesin e kam ndaj atij, që bën një të mirë apo një të keqe vendit të tij, jo se ai quhet filani dhe apo fisteku. Nëqoftë se unë nesër, pasnesër, kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama do të më zhgënjejë për këtë ose për atë, unë do të përdor të njëjtën penë time edhe për z. Edi Rama.
O Elvira shkruaj ndonje gje per Ramen brenda ksaj jave, lavderoje shaje cte duash, se deri javen tjeter ku i dihet.
Je zgjuar ti Renaldo apo je pergjumesh,apo te pelqen te shohesh endrra me sy hapur…çfardo te besh te duhet te fusesh koken ne uje te ftohte e te kthehesh ne realitet.
Mos kij shume frike, Renaldo, se Edi Ramen, te siguroj une, nja tete vjet e ke kryeminister dhe pastaj po u largua si kryeminister do ta keshe piktor dhe ndonje dite mund te jeshe dhe ti produkt i ndonje pikture karakteristike. Do kete shume materiale pastaj Edi per pikturen. Eshte i vetmi deri me sot qe di te sfidoje kedo ne te gjitha kulturat. Edhe une e kam pasur pak si te neveritshem kur e nxorri Mero lakuriq, po sot po shikoj se ai eshte aq transparent dhe i paster per te gjitha ato qe ka bere dhe ben dhe ky sinqeritet dhe perkushtimeria eshte e pa lekundur tek ai person. Tru ka dhe gomari shume, problemi eshte se duhet te keshe mendje shume dhe kjo vjen nga inteligjenca, studimi dhe karakteri, ndryshe nga antipodi tij optik qe eshte nje megalloman idiot si nje magazine pa inventar, perveç kriminalitetit dhe antishqiptarizmit qe ka bere dhe ben. Sot te gjithe hiqen sikur dine , duke çfrytezuar informacionin e bollshem qe egziston, por une do te pyesja ty: di ta nxjerresh rrenjen katrore, pa makine llogaritse, por me laps te 625-es? Jam i bindur me llogari me gishta mund te thuash eshte 25-a se keshtu e bente dhe babai im, ramet paste, por ne leter nuk besoj se e ben dot! Ja dhe per Ilva Taren kam pase mendim shume te mire, ama kur bashkejeton me nje njeri pa asnje lloj morali shqiptar si Eduard Selami, kane filluar ta hane mizat. Prandaj kujdes per veten tuaj, mos i qani hallin kaloresit si i tunden…kembet, po keni mundesi jepni kontribut per vendin tuaj, fisnikeri eshte, po nuk keni veshtroni familjen ta beni te lumtur dhe po u mungon edhe ajo, ndoshta dhe nga mendja, te rroni vete, por mos kerkoni te jepni rekomandime per te tjeret kur per vete s’i keni bere tere jeten.
Lufte e vogel e perkore… nje roman i arrire! Bravo Dones! ?
Ne fakt nuk ka faj kjo. Kjo degjon te tjeret ndaj shkruan
Por ajo qe me irriton mue eshte fakti se Kush ka qene ai son of a bitch dhe ka tall trapin me kete dreq
duke i the je pene e forte po shkruaj sa me shume ?
Ik ore meso Shqip nje here pastaj hajde dhe komento ne forume e bloge.
Te duket vetja me I mire ty. Shkoi pak Saliut nga mbrapa…
Moj Elvira,te gjithe kerkuam ndryshimin por Rama na zhgenjeu.
Ndoshta juve po, se jeni edhe Ujë i ftohtë! Pjesën më të madhe të popullësisë akoma, JO!
Bej durim , se Rama nuk i ka dyert e hapura kudo ne boten perendimore dhe ai po mundohet qe tia hapin , duke zbatuar disa detyra , qe ja kane dhene perendimi i LARGET DHE I AFERT !
ANALIZA E RAMES DO BEHET PAS 4 VITESH !
O Lavira, dridhe sic e ke dredh gjithmone…
Ne kete interviste te zonjes Elvira Dones besoj se gasetaret qe punojne ne Shqiperi do nxjerin berthamen dhe ta perdorin ne punen e perditshme.
Te lumte znjDONE! te falenderoj per gjithcka,dhe jam shum i sigurte se zRama ska per te te zhgenjyer,ashtu sic e the dhe vet,ai nuk e ka te kollajte pasi e ka marre vendin te shkaterruar te shkaterruar nga te gjitha anet.Te lutem kam nje kerkese,kur te flasesh per ate PISIN berisha,mos ju drejto me etike,psh.me z,perpara,nuk e meriton ajo lloj kafshe,se dhe sic kemi lexuar dhe juve zonje e dashur nuk ju ka lene pa tu futur nen carcaf,me ato fjalet e ndyra te tije. Ai fatkeqesisht eshte monstra e Shqiperise,por per fat te keq ka sjelle dhe nje monster tjeter nga pas,ku sigurisht me ikjen e e ketije,sdo te dije te lidhe as breket e vet.
nuk eshte nevoja te lexoj ndojne nga librat tuaj z.DONES,sepse lexova kete interviste dhe u kenaqa pa mase.
tani qe lexova intervisten,nuk me terheq asgje per te lexuar ndonje liber te z.DONES.
Po pse moj lavire me ty do mbrohet gjuha shqipe, shkruaj ndonje roman per mushkonjat apo per fotot nudo te Edushkes, me siguri me nostalgji.
Se cfare ben kjo per bravo nuk e kuptoj !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
RAI (R.T. ITALIAN) EDUKOI ITALIANET ME LEKSIONE TE GJUHES SHQIPE
SHITESE PORDHASH ME PEKMEZ
Durresi ose Epidamnus-i i quajtur me vone me emrin e nipit te Epidamnus-it: Durrahium, qe ne krijese te tij u popullua me te ardhur nga Korinthi.
Ishin jo shqiptare, kriminele te debuar nga tokat e tyre drejt nje Ishulli te rrethuar nga moçalishte e keneta mushkonje-mbajtese.
Eshte kjo edhe nje nga arsyet perse Durrahium-i nuk u be kurre nje qytet i madh, ishte dhe mbetet nje siperfaqe toke tashme e bonifikuar, ku gjeten dhe gjejne akoma sot strehim, njerez te manget, te pandreqeshem (si Teksasi i Dones), shoqerisht te rrezikshem.
Durresi gjithnje ka qene nje “qytet balerin” ku hajdute si gjyshi i Drejtorit te ATSH-se, i promovuar nga Edi Rama sapo shkeli ne kryeministri, hapi i pari rrugen e vjedhjes ne Shqiperi te thesarit shteteror.
Durresi i kontrabandes, i mashtrimit, i droges dhe armeve klandestine, nuk mund te perdhunonte traditen e tij shume shekullore, duke nxjerre ne drite nje Elvire te ndryshme nga DNA-ja e tij.
Durresaket kane jetuar gjithnje mbi mundesite e tyre reale, jane perpjekur te paraqiten si te fuqishem pa qene te tille, kembet i kane shtrire gjithnje jashte jorganeve te tyre te vrimuara nga tartabiqet gjak thithese, jane dalluar per shites te shkelqyer te pordhave me pekmez. Nje shembull i gjalle eshte Grida e Dum-Dumeve.
E nuk mund te jete ndryshe edhe Elvira Dones, qe do te nderroje Shqiperine sepse Teksasin nuk mund ta ndryshoje. “Jeton ne New York, punon ne Zvicerr, shet pordhe ne Itali dhe nje here ne vit kthehet ne Durresin e saj per… !?
Marinaret e huaj, kur ankoroheshin me anijet e tyre ne Portin e Durresit, flaknin ne det breke, kemisha, bluza, pantallona te sterperdorura e plto felliqesira – ishin durrsaket e Elvires qe i mblidhnin ato tek Currilat, per ti veshur apo shitur “si rroba te jashtme”.
Kur ish gruaja e Berluskonit pak vite me pare botoi ne gazeten “La Repubblica” nje leter kunder veseve te tij, e para qe u solidarizua me te ishte pikerisht Elvira. U prezantua ne nje tjeter gazete “Il Corriere Della Sera” si pishtare e te drejtave te grave, dhe beri mire.
Ajo qe ishte dhe eshte peshtilledjerese eshte se u prezantua si “Shqiptare”, me te drejten e saj si sternipe e te ardhurve nga Korithi i Greqise.
Ka te drejte kur quan vagabonde nje tjeter te debuar nga portet e Turqise, te lejuar te jetoje ne trojet tona nga meshira e Gjergjit te Balshajve, ne sketerrat e prronjeve te thate te Kurbinit, Jozefinen.
Por shite-pordhesja e hunde-fut-e gjendur vend e pa vend, harron ti bashkohet megalomanise se zhelefines edhe vete, si mbartese e denje e tradites shume shekullore te banoreve te pare te Epidamnus-it te quajtur Durrahium: te qenurit shites pordhash me e pa pekmez.
Edhe ne kete interviste, tek Ilva Tare, me bindi me shume jo vetem per shitpordhjen e saj (flas shqip, shkruaj italisht, botoj ne anglisht dhe bej pazar ne spanjisht) por me shume per kurre-e-mos-lidh-llekun e saj idioto-kulturor:
“ Radio Televizioni Italian, pas luftes se dyte boterore ka edukuar popullin italian me programe te mirefillta te mesimit te gjuhes shqipe !!!!”
Sentire per credere, allucinante – ridegjojeni kujdes mos vdisni nga te qeshurit.
Znj Done , as brune , as bjonde doli pene e “forte”. Mbaro “pune ” njehere me kaqolat e PD, e pastaj fillo me zvarraniket e PS. E me pas mos haro Like kokemadhin, keshtu nuk ngelesh pa pune, e behesh dhe “shkrimtare e kompletume”.
Po nuk ngeli poet, filozof , e shkrimtar i deshtum ne emigrim, pa ardh me bo buje ne TR.
Ajo qe nuk kuptoj eshte, pse nje pjese e mire e shkrimtarve qe kemi deri diku te njohur ne arenen nderkombetare, mendojne dhe thone qe i jane te dobishem Shqiperise duke shkruar nga jashte vendit per Shqiperine ? Mendoj se kane nje Hipokrizi te kombinuar me vetpelqim dhe nuk eshte ky nje kombinim i duhur per nje Shkrimtar qe e quan veten Patriot.
“Uji i Ftohte” Sikur nuk u ndje njeri per 8 vjet zhgenjim ne mos gabohem, por mesa shoh paske zgjuarsine dhe mprehtesine per te kuptuar zhgenjimin e nje Qeverie qofte edhe brenda 8 muajve, me kete cilesi qe paske mund te ecesh shume perpara qofte edhe deri te stacioni autobuzit .
Ka nje ndjenje fodulleku dhe mendje-madhesie tek ne shqiptaret, qe na bashkon, sado te kunderta mund te jene bindjet apo qendrimet tona. Te gjithe bertasim, duke menduar se kemi te drejten me vete. Te gjithe imponohemi, shpesh me harbuteri, shpesh me arrogance e shpesh me mendjelehtesi. Por çuditerisht askush nga ne nuk ka veshe. Veshe per te degjuar. Shohim njeri-tjetrin dhe nuk pertojme te hidhemi ne pirgun e plehut dhe te sherrit si “shpetimtare” te vetshpallur, te emeruar apo te sajuar.
Kushdo qe mendon qe ka shume mend per te dhene, ben mire te heshte dhe te ndertoje me urtesi rrugen e tij dinjtioze dhe te mencur. Kur nje “jete” eshte e jashtezakonshme, e ndertuar mbi talentin, mundin, urtesine dhe dinjtetin, nuk ka me nevoje te gerthasesh per tu degjuar. Shqiptaret si çdo popull i mencur, dine ti ofrojne nje personaliteti te padiskutueshem privilegjin per te folur dhe vetes se tyre, kenaqesine per te degjuar.
Shkrimtaren dhe Gazetaren E.DONES , te jem i sinqerte e njoh vetem nga disa intervista kur ka ardhur edhe me pare ne Shqiperi, sikunder edhe tani.Ende nuk kam patur mundesine te marr ne dore ndonje nga librat apo shkrimet e saj per ti lexuar.Por ne nje te ardhme do e bej me siguri.
Ajo qe me shtyu te bej nje koment lidhur me intervistat e saj, eshte dicka qe me ka bere pershtypje ne pyetjet plot kersheri qe drejtohen nga gazetaret ku ajo ka pranuar te jape intervisten; te cilat vertiten rreth asaj se si dhe pse do lesh komoditetin ne vendin e huaj ku jeton, mos te eshte ofruar ndonje pozicion ne administraten apo hierarkine shtetrore, dhe plot te tjera si keto. Te them te drejten keto lloj pyetjesh te kujtojne ate kulturen tone prej provinciali, ose primitivitetin ballkanas qe na karakterizon.
Shumica prej nesh kemi ose kemi patur njerez tane te familjes ose edhe te aferm, te cilet gjate ketyre 24 viteve punojne ose kane punuar ne vende te huaja, duke ndertuar jeten e tyre atje. Nje pjese e tyre jane kthyer, disa te tjere jane ne medyshje qe te kthehen ne Shqiperi ose jo.
Asgje me shume dhe as me pak po ndodh dhe me shkrimtaren ne fjale, e cila ka ndare punen dhe jeten e saj ndermjet atdheut dhe shteteve te huaja.Nqse Ajo do te vendose te kthehet ose jo, do jete e mirepritur se pari nga njerezit e saj te afert dhe te njohur,dhe nga vendi ku lindi dhe u rrit.Une personalisht, megjithese nuk kam asnje lloj njohje personale, do i uroja mirseardhjen. Shqiperia vetem mire do kete gjithmon nga bijte e saj te merguar, te cilet nje dite kthehen ne vendin e tyre.Per me teper kur keta njerez jane te talentuar.
Ofendimet pa asnje arsye te bera nga njerez te ndryshem, ndaj ketyre personave publik te cilet nuk i kane bere asgje te keqe, do ti konsideroja nje mungese kulture.