Dëmshpërblimi/ Ish- të përndjekurit: Nuk ka grevë urie, kemi nisur dialogun me Qeverinë

12 Maj 2014, 13:22Sociale TEMA

Ish- të përndjekurit politikë deklarojnë se kanë nisur dialogun me Qeverinë dhe se nuk do të protestojnë apo të nisin një grevë urie përpara se komisioni të marrë një vendim në muajin qershor në lidhje me statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat ish- të përndjekurit politikë të cilët zhvilluan të enjten një protestë para Parlamentit, bëjnë të ditur se “heqin dorë nga vendimi për grevë urie dhe nisin dialogun me Qeverinë”.

Përfaqësuesi i grevistëve, Agron Tale, tha se “Shqipëria ndodhet para statusit të vendit kandidat dhe ne të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, nuk duhet të bëhemi pengesë e integrimit evropian të Shqipërisë, pasi integrimi është shpresa e shqiptarëve për të ardhmen”.

Po ashtu, në deklaratë i drejtohet apel të gjithë  atyre që kërkojnë të përfitojnë nga ky moment i brishtë i vendit të heqin dorë nga provokimet me grevë urie, si dhe njëherazi të mos abuzojnë me grevistët e urisë së tetorit 2013, ku u sakrifikuan shokët tanë.

“Grupi ynë, ka tashmë ekipin negociator dhe që sot kanë nisur negociatat me përfaqësues të qeverisë.Ju bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politike, shoqëri civile dhe shoqata që në këtë periudhe të jenë bashkëpunues që të ndihmojmë Shqipërinë të integrohet në BE”, përfundon deklarata.

7 komente në “Dëmshpërblimi/ Ish- të përndjekurit: Nuk ka grevë urie, kemi nisur dialogun me Qeverinë”

    1. enea says:

      ndryshimi atyre qe duan te punoojn edhe atyre qe deri dje nuk kishin ndermend te punonin.

      1. dreni says:

        njerzit qe luftuan duan rrespekt e meritojn kte gje. edhe qeveria qe eshte sot po ben po ben ate qe ne 23 vjet askush se ka bere.

  1. Tomorri says:

    bravo! nje gje qe spiro ksera i berishes se beri kurre!

  2. tomas says:

    po shyqyr qe doli njeri qe nuk i injoron te perndjekurit.boll vuajten si ne kohen e xhaxhit si ne kohen e ‘demokracise’..te pakten tani do te marrin fryme lirisht.

  3. dsdt says:

    demshperblimi i ish te burgosurve politik do jet shkaterrimi perfundimtar i Sali berishes pasi do ja heq petkun e djatht qe na ka mashtruar kto 20 vjet

  4. andi says:

    Ekonomia Shqiptare kaloj nga duarte e hekurta te majta ne ato te djathta,por njeriu eshte po ai” edhe ai nuk e di ku e çfare duhet te beje e ku te investoj .Puntoret jane te eliminuar nga politika,mbasi ne Shqiperi nuk ka me as administratat shteterore se tashme kane again e tyre mafioz. Pasuria e popullit, shitet per 7% ,energjitika e( Enverit) pra e popullit”, eshte vjedhur nga privatet,e tje.Demshperblim?? duhet ti jepni gjith popullit se e keni rivrare disa here .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje