Ndalohet kalimi i Universitetit nga privati, drejt shtetit

11 Maj 2014, 18:46Sociale TEMA

Ndjekin shkollat e larta private, por diplomën në fund të studimeve synojnë ta marrin nga Universitetet publike. Kjo metode ka vite që aplikohet në arsimin e lartë dhe kryesisht në degët e mjekësisë. Çdo vit rreth 100 studentë të mjekësisë, stomatologjisë dhe farmacisë transferohen vitin e fundit të shkollës nga privati në Universitetin e Mjekësisë. Dhe kjo për dy arsye.

Studentet, siç thonë dhe vetë, eliminojnë kriteret seleksionuese gjatë pranimeve në Universitetin e Mjekësisë dhe synojnë diplomën e publikut për cilësinë dhe njohjen nga tregu i punës, raporton Vizion Plus. Kompetencën për të vendosur numrin e transferimeve nga shkollat private në ato shtetërore deri tani e ka pasur Dekani i Fakultetit.

Duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, kjo procedurë nuk do të lejohet më. Profesor Myftar Barbullushi, një nga hartuesit e draftit për arsimin e lartë, tregon se reforma synon të ndalojë njëherë e mirë transferimet e studenteve nga shkollat private në ato publike dhe anasjelltas. Vetëm vitin e kaluar në Universitetin e Mjekësisë hyjnë nga shkollat private 118 studentë, gati ¼ pranimeve që aplikohet për degët e mjekësisë. Deri tani nuk është regjistruar asnjë kërkesë për të lënë Universitetin publik të Mjekësisë dhe për t’i transferuar studimet në privat.

Ndërkohë, Komisioni i Arsimit të Lartë do të ndalojë edhe studentet që ndjekin dy Universitete, dy shkolla masteri apo studime doktorate në të njëjtën kohë. Ata do të kenë mundësi të ndjekin vetëm njërën prej tyre.

17 komente në “Ndalohet kalimi i Universitetit nga privati, drejt shtetit”

  1. mo agron says:

    …JANE PASOJAT E QEVERISE SE KALUAR,KESHTU KANE DALE AVOKAT ME KURSE 6 MUJORE,NOTERE ETJ ETJ DHE PASOJAT DIHEN POR ME SHENDETIN ESHTE AKOMA ME KEQ,DIPLOMA FIKTIVE…

  2. . says:

    ————————————————————————-
    Keshtu ka punuar dhe bere qeveria mashtrimit
    dhe avion-droga e kriminelit Ali Bisha.
    ————————————————————————-

  3. neda says:

    Ndalimi me nga nje shkolle ne tjetern sikur tingellon keq, pra imponon dhe kjo pak a shume eshte shterngim,ne nje fare menyre eshte diktatur, personalisht jam kunder ketij masivizimi te shkolave private, por keto duhet te kufizohen me ligj, psh.kush ka kryer arsimin e larte ne shkolla private nuk duhet te punesohen ne shtet, sepse shteti ka universitetin e tij per nevoja e tij, por nga ana tjeter nje student nga universiteti private ne ate shteteror sigurisht nuk mund te regjistrohet ne vitin e fundit apo parafundit ne universitetin shteteror pa kaluar ne nje provim te hollesishem ,pra ne kete menyre i skualifikon nepermjet testit.

    1. albi says:

      Si pas mendimit tim e ke shumë gabim. Nuk është diktatur? ne asnjë lloj menyre. Hyrja e studente te privatit ne shtetëror duhet ndaluar! Për faktin e vetëm se nuk do ishte e drejtë karshi mundit dhe sakrificave te studenteve që kanë studiuar ne shtet, e vitin e fundit në klasë i mbijnë disa nga privati me mesatare te superfryra. Në të vërtetë diçka e tillë duhet te ishte ndaluar me kohë, më saktë që në nisje. Por kështu funksionojnë gjërat tek ne, per te ardhur keq!!!

  4. Dekani says:

    Shikoni tek DEKANI TOPI ne Elbasan, apo me mire tek Mafiozi Skender Topi…qe fakultetin eka PRONE PRIVATE. Saliu duhet futur ne burg per te gjitha krimet qe I ka bere ketij vendi, vrau dijen , vrau njerzit, promovoi RRUGECERIT ORDINERE, dhe DHORJA qe na rri aty, ne krye te dijes me Topi-in ne Elbasan, Petrit Baren ne Tirane…kjo BANDE vetem dije qe nuk prodhon

  5. Hyseni says:

    Si qenka diktature more rrot mishi??!? Po pse more matura shteterore kot behet, une qe e mbaroj gjimnazin me 10 ne fund barazohem me dike qe e ka mbaruar me 5, dhe kjo per vete faktin se ai ka para te futet ne shkolle private, e me pas miq per t’u transferuar ne shtet. Pse more kjo eshte konkurrenca e ndershme, moj kurve shpellare.

    1. Meri says:

      Universitetet private separi duhen mbyllur nje ore e me pare (mundesisht pardje). Te gjithe universitetet private, por edhe nivelet e tjere te shkollave private, mund te kene fasada tte bukura, sic jane mjediset, emrat e mesimdhenesve dhe ndonje veprimtari “shkencore”, por brendia dhe produkti eshte tjeter gje. Kristalit i doli nami dhe jo kot, por nuk jane me mire universitetet e tjere. Mjafton nje shembull: nje student i nje universiteti privat “prestigjoz” duke qene ne burg mori provimet dhe me nota te kenaqshme madje, duke qene ne burg. Eshte per te ardhur keq qe disa pedagoge dalin ne mbrojtje te ketyre lloj universiteteve (tipi sh.p.k), kuptohet se paguhen atje dhe i sherbejne zoterise. Ne shume raste vleresinin e studenteve e vendos ekskluzivisht pronari i shpk-se.
      Se dyti nuk duhet lejuar asnje lloj transferimi as pas vitit te pare as pa mbaruar vitin e pare e aq me keq vitin e fundit.
      Se treti jam fare dakord me nje komentues, qe te dipllomuarit ne universitete private te mos punesohen absolutisht ne shtet, qofte dhe po te kene bere “mastera” kush e di se ku e se si e se cfare lloji.
      Se keta marrin dipllome ne keto shpk-te, pastaj bejne demek nje master ne “shtet” ose gjetke dhe keshtu mbulojne ….. me …….
      Ca e ca kane bere te mesme anglisht, te larte anglisht pastj hop master ne ekonomi pa bere asnje cike arithmetike.
      Keshtu edhe jeta hic te mesme, gallate universitet dhe hop me titull dhe zene vendet ne shtet.
      O shtet! Forco universitetin shtetetor, shto ketkesat per pedagoget e studentet, krijo atje kushtet e mira per studim qe nga bangot deri tek laboratoret, mos lejo te drejtohen universitetet nga sharlatanet si Kule, Kacani etj. dhe zbato pastaj kriteret e pranimit ne pune dhe jo ky e ben ai e ben dhe vete juristi ku duhet inxhinjer, anglushtja ku duhet ekonomist etj etj. Se na e bete shkollen pa vlere fare.
      Vertet keto i lulezoi sala me pollon, po keni ne dore ta rregulloni kete pune ti vini fre marrezise ne arsim.

  6. Luan says:

    Ky eshte korrupsion i paster. Ata qe nuk kan kapur piket per ne shtet, paskan shkuar njehere ne privat, pastaj ok. dhe tek shteti. E bardha mbi te zeze : Ne shtet vetem ata qe kan fituar ne shtet. Ku paska qene deri me tani ky Barbullushi me shoke. Ketu vazhdimisht ligji dhe logjika jane shkelur me kembe nga te gjithe se eshte korrupsioni ne mes. Tani na dalin si burra te mire dhe na tregojne rrugen. Te japin llogari shkelesit e ligjit , se keshtu eshte mbushur administrata me te paafte dhe pastaj hajde gjeje veten, e me keq nga mjeksia qe ka ne dore jeten e te semurit.

  7. iliria shqiptare says:

    Pune me te vertete per tu lavderuar sepse e kane kthyer vendin ne bordello.Njerez qe ne kushte normale do te ishin maksimumi me gjimnaz jane bere mjek me te paguar.Cfare kane bere specialistet e ministrise se arsimit me pare? Apo kane qene pjese e sistemit korruptiv?

  8. x8 says:

    Po krjohen dege vetem e vetem qe tu hapet vende pune pedagogeve me rroga te majme e dije te mangeta, sa qe edhe tani qe po u kerkohet mendim per reformen ne arsimin e larte nuk duan.Behen presione se do tena shkurtohen studentet dhe njikohesisht dhe vendet e tyre tepunes Sa pedagoge te pa afte kemi ne Tirane Elbasan e Shkoder e Vlore por deri tani nuk ka vendosmeri per te vendosur rregull.Me miqsira mbahen pedagoge qe kane 4 e 5 vjet vjet qe kane mbushur pensionin e qe flene gjume.jane hapur 6 fakultete per fiskulture e vazhdojne te hapen qe te mbahne pedagoge kot ne pune etj.

  9. cubi says:

    doktorri i dyte i PDH ai i Kamzes ndiqte tre universitete njekohesisht !!! I lumote palla ja kaloi salliut te shiqeres me tre doktorratura.

  10. DANI says:

    POR JO VETEM KAQ DUHET EDHE TE MOS NJIHEN ATO DIPLOMA QE KANE KALUAR ME PARE PA DHENE NJE PROVIM NE SHTET.

  11. Toni says:

    Selbesirat jane kudo, po ashtu edhe mashtruesit…, shtohen perdite nga te gjitha shtresat…, eh popull vulehumbur…

  12. medicine says:

    Pse jeni kaq mendjembyllur dhe flisni ne ajer, kriteri kryesor i kartes se bolonjes esht mobiliteti i studente levizja e lire , studenti ka te drejt me zgjedh shkkollen dhe degen qe son me ndjek. Ideja esht te kanalizohet te kontrrollohen transferimer tw respektohen kriterer jo me i ndal. Kjo esht cenim i te drejtes

  13. medicine says:

    Dhe ju prishni gojen, ofendoni edhe femra , o hysen tipa si tipi zemerngusht sdun len me i fut ne shkoll ti testoje psikolog para se te pranohen ne ahkoll, kaq negativ dhe keqdashes smeriton te diplomohesh. 10 jote ne cdo gjimnaz e marr une me pak leke. Po un mor injorant qe isha absolut ne matematik 10 nprovim por ne edukim fizik dhe letersi me zor kalova, cdo lend nlidhje mw mjeksin, shkelqeva por skisha mesatare dhe se fitova mjeksin ae sdija te luaja volejboll apo te beja ese. Skam te drejt te vazhdoj mjekesi se duhet te beja poezi per letersi. Matura shterore esht deshtim. Te liberelizohen universitete si ne itali tgjith tw kwn mundesi te arsimohen ku duan por i afti te diplomohet

  14. Albert says:

    Shikoni se c’ben ky dekani i fakultetit te mjekesise shoku Bajram Hysa, eshte ekzemplar i abuzimit dhe eshte nje kontrbues i denje i degradimit te sistemit arsimor ne mjekesi. Gjithcka e ka bere sikur t’a kishte pronen e tij.
    Mjeket ne ate fakultet kane pushuar se vepruari si profesioniste. Kjo eshte fatkeqesi per kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje