VIDEO/ Dikur një hambar, tani djerrë dhe e braktisur nga rinia që do të shkojë në qytet

7 Maj 2014, 17:55Sociale TEMA

Fshatrat përgjatë luginës së Matit nga Klosi në Rukaj, kanë tokat më prodhuese bujqësore në Qarkun e Dibrës.

Por kjo luginë me sipërfaqe toke të punueshme 1300 hektarë nuk është më një hapësirë e begatë për prodhimin e kulturave të ndryshme bujqësore, raporton Vizion Plus.

Banorët e kësaj zone e kanë lënë tokën djerrë për shkak të kostos së lartë të punimit të saj si dhe mungesës së ujit për vaditje.

Lugina, dikur hambar për këtë rajon, thuajse është transformuar krejtësisht ndërsa të rinjtë dhe mosha e mesme, që ishin krahu kryesor që punonin tokën, sot preferojnë qytetin apo janë në emigracion.

Praktikat e disa zonave megjithatë kanë treguar se emigrantët kanë pasur më shumë sukses në fermat e tyre në vendlindje sesa në ato të pronarëve në Greqi apo vende të tjera.

Nga ana tjetër, edhe detyrimi minimal që kanë fermerët për tokat e lëna djerrë nuk është një arsye e fortë që t’i detyrojë banorët e kësaj zone që t’i rikthehen punimit të tokës.

7 komente në “VIDEO/ Dikur një hambar, tani djerrë dhe e braktisur nga rinia që do të shkojë në qytet”

  1. patatja kuksit says:

    Kthehuni ne token tuaj e punojeni ate,se do fitoni me shume se te punoni tokat e grekerve te poshter,per 5 lek,duket nje toke me uje.

    1. bledi says:

      Ironike eshte,se rrethin e Matit e ka rrethuar uji dhe ska uje per vaditje !!!

      Politikane Leshi,,shqipria eshte vendi i dyte ne europe per ujra te embla dhe ne skemi uje te pishem 24 ore.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Shume fshatare jane punesuar ne qytet,te tjere jane ne emigracion,nuk ju duket me leverdi te punojne token.

  3. dritani says:

    E ka fajin Enveri.
    Hapi toka. I vuri nen uje, iu coi agronome dhe veterinere.
    Dava legeni…

  4. ARUSHA says:

    hajde mos u murzit se do vije Shelli dhe do germoje per nafte dhe keshtu toka digjet perfundimisht dhe uji i pishem do helmohet

  5. fshatari says:

    Nuk e hane punen keta joooooooooo
    Cohu Enver dhe futi ne pune keta horra me 40 leke ne dite…me hu

  6. taksirat kusuri says:

    Ne vitin 86 ne koperativen e klosit ka qene shef llogarie kunati im.Kjo toke te cilen e quani pjellore (lulezonte dikur)ate vit kishin ndare nga 5 lek te vjetra e theksoj te vjetra per dite pune e ne fund te vitit duhet te kthenin nga 1.5 lek te vjetra se kishin mare shume Kjo ishte parajsa e enverit Lerini njerezit te gjejne vete rugen e jetes Ai sistem kriminel e kriminelash nuk kthehet me, njerzit preken lirine Nuk vjen me koha e sklleverve qe nuk kishin te drejten as te leviznin pa lejen e skllavopronarit enver

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje