Mbyllet shkolla “Part Time”

7 Maj 2014, 16:11Sociale TEMA

Vitin e ardhshëm akademik nuk do të ketë më studime me kohë të pjesshme në universitete.

Komisioni i Arsimit të Lartë, në projekt-raportin e parë sugjeron mbylljen e studimeve part time në shkollat e larta publike dhe private, raporton Vizion Plus. 11 hartuesit e raportit e cilësojnë këtë shkollë “plagë” të arsimit të lartë në Shqipëri. Sipas draftit, ky sistem deri sot u ka siguruar studenteve të njëjtën diplomë si ata që ndjekin rregullisht universitetin, ndërsa cilësia e tyre është e dobët.

Drejtues të universiteteve dhe pedagogë që prej vitesh japin mësim në sistemin me kohë të pjesshme mbështesin mbylljen e kësaj shkolle. Nga viti në vit niveli i studenteve ka ardhur në rënie, ndërsa ata që diplomohen nuk e ushtrojnë dot zanatin në tregun e punës.

Shefja e Departamentit të Letërsisë, njëherësh anëtare e Forumit për Liri Akademike, sugjeron që shkolla me kohë të pjesshme të përdoret vetëm për studimet pasuniversitare.

Studimet part time për herë të parë u hapen në Universitete shqiptare në vitin akademik 2003-2004 nga ministri socialist Luan Memushi. Për më shumë se 1 dekadë kjo shkollë që ndiqet vetëm dy ditë në javë, të shtunë dhe të dielë ka diplomuar mijëra studentë. Ndërsa për shkollat e larta ka siguruar një sasi të konsiderueshme të ardhurash financiare të cilat kanë mbuluar pagat e pedagogeve dhe shpenzime të tjera.

Vitet e fundit shkolla part time, joshi jo pak universitete private. Sipas të dhënave zyrtare vetëm për vitin 2004 -2005 numri i studenteve me kohë të pjesshme në fakultete publike ka qene rreth 20 mijë ndërsa sot në publik dhe privat, ata zëne 1 /6 e numrit total të studentëve në universitete, mbi 31 mijë.

4 komente në “Mbyllet shkolla “Part Time””

  1. NAIMI says:

    Gjeja me e mencur qe mund te behet eshte mbyllja e part time.Nese ka veprim te mencur eshte pikerisht ky veprim per te shpetuar Shqiperine nga injoranca.Jo vetm te mbyllet ,por edhe ata qe kane mbaruar shkollen me kete forme te mos u njihet.

    1. M33 says:

      o naim po si te mos njihet se ato diten e ndrisin po mos ja fut kot
      le te hiqet po ata qe mbarua ske ci ben se ka dhe nga ata qe mesojne dhe ne partime,

  2. dr adhamudh says:

    Me kete veprim qe po behet do shkaterrohet elita intelektuale qe mezi u ngref per 10 vite.Ky eshte persekutim ndaj dijes dhe kesaj pasurie kombetare qe jane te gjithe studentet e part time.Tashme pjesa me e madhe e administrates dhe arsimtareve qe jane ne pune aktualisht e kane mbaruar universitetin cilesor part time dhe shoqeria jone ka filluar ti vjele frutet e punes se tyre cilesore.

  3. ledjo says:

    Une jam kunder mbylljes, sepse ka shume persona qe nuk ka kush ti mbuloje shpenzimet per te ndjekur shkollen. Kjo pjese e shoqerise duhet te mbetet pa arsim te lart sipas jush? Ndersa me sistemin part-time mund te njekesh edhe punen edhe shkollen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. A
    Aurora

    A eshte mbyll pergjithmone shkolla part time

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje