Situata kritike në sipërfaqen e Liqenit të Kukësit, e mbuluar prej ditësh me mbeturina që vijnë nga Kosova e Maqedonia, ka ngritur në alarm autoritetet lokale në qytetin verilindor, raporton Vizion Plus.
Të martën është krijuar një grup pune që kryesohet nga prefekti, Safet Gjici, për pastrimin dhe mbrojtjen e këtyre ujërave nga mbeturinat, ndërkohë që nesër do të nisë puna në terren. Në këtë aksion do të përfshihen njësitë vendore, punonjës të shëndetësisë, mjedisit, policisë së shtetit e forcave të ushtrisë, por dhe nxënësve të shkollave. Njëkohësisht, do të koordinohet puna dhe me qeverinë shqiptare dhe ato të Maqedonisë dhe Kosovës për të parandaluar këtë fenomen që po shkatërron këtë pasuri të madhe.
Gjithashtu është kërkuar që në mënyrë kategorike komunat dhe bashkitë që lagen nga ujërat e liqenit, të mos hedhin më mbeturinat në këto ujëra ose në përrenjtë e lumenjtë që derdhen në liqen. Alarmi për ndotjen e Liqenit të Kukësit nga sasi të mëdha mbeturinash u dha pak ditë më parë nga biologët dhe kryetari i këshillit të qarkut në Kukës, të cilët kërkuan edhe mbështetjen e qeverisë për tejkalimin e kësaj situate që përsëritet çdo vit, por këtë vit kishte përmasa më të mëdha. Mbeturinat janë kryesisht ambalazhe ushqimesh, ilaçesh, lëndësh ndërtimi dhe të tjera vijnë nga Maqedonia dhe Kosova, nga rrjedhat e lumenjve Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Prania e tyre në liqen dëmton florën dhe faunën e liqenit dhe brigjeve të tij, ndërsa kjo situatë dëmton edhe turizmin në këtë zone.
Ndotësit kryesorë të sipërfaqes së Liqenit të Fierzës në Kukës janë komunat Gjakovë, Prizren, Pejë, Deçan të Kosovës, si dhe disa njësi vendore të palës maqedonase.
Po ashtu, komunat Tërthore, Zapod, Shishtavec, Bicaj, Ujmisht, Bushtricë etj. në Kukës. Në vitin 2O12 u zbatua një projekt për pastrimin e liqenit, por ai nuk pengoi ardhjen e mbeturinave sërish. Sipërfaqja e këtij liqeni në territorin e Shqipërisë është 64 km2, ndërsa gjithsej sipërfaqja po të llogaritim edhe pjesën e liqenit në Kosovë shkon në 71 km2. Niveli i ujërave është 270 metër mbi nivelin e detit. Thellësia maksimale e tij është 128 metra. Ky liqen u krijua në vitin 1976 me ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës. Në këtë liqen rriten 15 lloje peshqish.
Nuk e di perse shqetesohemi kaq shume; Ato jane pleherat tona, ne i kemi prodhuar dhe po ne vete i kemi hedhur pa kujdes ku te mundemi. Tani doni ti pastroni……. Na lini ti shijojme dhe te na kenaqet syri se ne derrave keshtu na pelqen. Me vjen mire qe paskemi dhe konkurrence nga Kosova dhe Maqedonia. Le te bashkojme forcat nen parullen “kush te ndose me shume” per ta kthyer vendin ku jetojme ne nje plehurine te vertete ku ne, derrat e te gjitha trevave te shullehemi per shtate pale qejfe. Me nje fjale: “Derra te Ballkanit, bashkohuni”
——————————————-
Turizmi boteror i kriminelit Ali Bisha.
——————————————-
Perdite e tregojne veten kosovaret,cdo dite bejne pislleqe,mendoj qe per c’do Kosovar qe hyn ne shqiperi duhet te paguaje 100$ si gjobe ndaj ndotjes te ambientit. Hiqen si patriote por me veprime sillen si serbe.
Fantazija e njeriut ska kufij dikush flet si ti teket ,kto mbeturina jan me te vertete jo te kendshme dhe sjellin pershtypje jo te mira,por potencimi i asaj se kto vijne prej Kosoves e prej Maqedonise eshte naivitet sepse per fat te keq SHqipnija e Kosova jan ne nji nivel te perafert me amientin dhe me ndotjen ,ndasija e tille eshte e nivelit te ulet sepse ne jemi nji shtet dhe shpresojme qe nji dite te na bashkangjitet edhe tan Maqedonija dhe Qamerija ,kjo do te jete Shqipnija dhe athere ne do te vetedisohemi e ne kete liqe qe do te jete gjithmone i mbushur me uje ne nivelin optimal do te kemi begati dhe qdo te mire siq ishim dikure ne ilirine e lavdishme.
Pali kuksit veq briret mangu ke per te dale ne kullosje….kafshe kuksi haha qudi qe nuk ju do njeri….nje gje qe nuk ju ka dhene Perendia veq kilometra do beni ne kete dynja….qudi si nuk erdhi Darvini te beje ndonje studim mbi majmunet kuksiane hahaha ik ore loqe
Duhet te kemi turp.Bertasim dhe zihemi per token dhe atdheun por ate toke k na mbane e bejme si shikoni.Vetem me llafe e duam shqiperine.Nuk kemi kulture si popull,nuk do ndryshoime kur.Dhe fajin e kane vetem te tjeret.Me vjen keq…
Imagjino mos te ishin zhdukur dhe camerit nga Greqia, keshtu do ishte dhe liqeni i Butrintit si ky i Kukesit…
Fjalët janë të tepërta…”Fshati që duket, nuk do kollauz”…
Myslim.Meso te shkruash njehere pastaj mund te komentosh mbi studimet e Darvinit.