Për ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, janë disa shtylla kryesore që do të mund të shërbejnë për rritjen e mirëqenies te shqiptarët: nga reforma e pensioneve, te programet e nxitjes së punësimit, rritja e arsimit profesional, por edhe ndryshimet në Kodin e Punës që presin të “zbardhen”. Në një intervistë për “Monitor”, ministri Veliaj bën një bilanc të punës së tij që nga marrja e detyrës dhe tregon sfidat më të vështira.
Nga Elona Bedalli*
Dita për të nis herët, edhe pse ka mbaruar vonë. Shkallët e ministrisë i ngjit i sigurt, edhe pse e di se sfidat nuk do të mungojnë gjatë kësaj dite dhe në ato në vazhdim. Axhenda e tij në çdo orë është e shënjuar me të “kuqe”, një gjë e zakonshme për një anëtar kabineti qeveritar.
Erion Veliaj është ndër ministrat e rinj (në moshë) që ka kabineti “Rama”, por që bie në sy për imazhin e kuruar, për mënyrën sesi artikulohet dhe shfaqet përpara publikut. Janë detaje që të sjellin ndër mend shfaqjet (ndonjëherë në dukje rastësore), por tejet të kujdesshme, e të parashikuara në detajet më të imta) të Presidentit të SHBA-së. E kur e pyes nëse është një model i huazuar apo një strategji efikase për të përçuar sa më mirë, thotë se shumë gjëra në këtë ministri kanë ndryshuar, janë shtuar target-grupet e po kështu, edhe detyrat. “Unë gjykoj që një ministri që menaxhon rreth 30% të buxhetit të shtetit dhe ka ndikim në jetën e 2 milionë personave, duhet të jetë në komunikim të vazhdueshëm, ndaj preferoj që disa njerëz të thonë se u sqaruam edhe për këtë punën e pensioneve, sesa të mos i mbahet mend emri as ministrisë dhe as ministrit, sikundër ka ndodhur në tetë vitet e mëparshme. Ndaj më duhet të them se morëm në menaxhim ministrinë më të rrënuar nga imazhi dhe sot është më vizibël kur bëhet fjalë për të sqaruar publikun për çfarë ndodh”, thotë ministri Veliaj. Kjo mënyrë e të bërit të gjërave vjen ndoshta është ndikuara nga qënia e tij si një ish-aktivist i shoqërisë civile sepse, siç thotë: “Nëse një njeri që është në politikë, vendimmarrje shkëputet nga realiteti, rrethohet nga servilë që i thonë se çdo gjë është mirë, nuk krijon kontakte me njerëzit për t’u siguruar për ndërtimin e zyrës së punës, ndarjen e pagesave të aftësisë së kufizuar, apo nëse do të dalin “llogaritë” me reformën e re të pensioneve, atëherë do të thotë se je aty thjesht për një formalitet.
Erion Veliaj beson se nuk është detyra e një drejtuesi të mikro-menaxhojë gjithçka, por që të ketë akses në informacionin e asaj që ai e quan “dora e parë”, te mënyra sesi ndihet një njeri kur përballet me burokracinë shtetërore, kur lodhet duke trokitur sa nga një derë te tjetra. “Unë them që është shumë e rëndësishme që të gjitha këto duhet të dihen, sepse është e vetmja mënyrë për të mësuar se mund të hartosh politika që i shkurtojnë ato”.
“Unë gjykoj se sado që të rriten njerëzit, në thelb mbeten gjithmonë fëmijë dhe ata kuptojnë më mirë me figura sesa me fjalë. Brenda nesh gjithmonë ekziston një ‘fëmijë’ kurioz që i kupton gjërat duke i parë. Mundohem gjithmonë që për temat për të cilat flasim të jemi në vendin ku ndodh ngjarja, ku jetojnë njerëzit ose ku është simbolika e atij vendi. Unë besoj se sukses në komunikim është kur dikush, edhe pa dëgjuar atë që flitet, shikon vendin dhe kupton se diçka e mirë po ndodh, ndaj kjo e thjeshton komunikimin”. Një qasje mediatike kjo e ministrit Veliaj, që duket se e njeh fare mirë forcën e pushtetit të katërt.
Por kur vjen puna për të kuptuar nëse ai në institucionin që drejton është më shumë një menaxher apo një “burokrat”, beson se ka dy kategori: menaxherët dhe liderët/udhëheqësit. “Detyra e një menaxheri është që të marrë një projekt, mund të jetë kjo strategjia e punësimit, ajo e aftësimit profesional, reforma e pensioneve apo e ndihmës ekonomike dhe të sigurohet që të gjitha hallkat/specifikat të jenë të konceptuara. Por, kjo nuk është detyra e një drejtuesi ministrie, ajo është që të menaxhojë projekte dhe njerëz. Kjo besoj e dallon një drejtues nga një menaxher. Detyra ime është ta frymëzoj ekipin, ta mbështes, t’i jap një vizion politik aty ku duhet. Detyra e drejtuesit është të frymëzojë këtë lloj ndryshimi, pra që skema të ketë një logjikë humane. Pastaj është detyra e menaxherit të ministrisë që të sigurohet se të gjitha mendimet t’i përputhen me vizionin. Ndaj nuk hyj tek ata njerëz që mundohen të mikro-menaxhojnë dhe të futen kudo, sepse mendoj se ka nga ata që janë më të aftë se unë. Gjithmonë mundohem që të siguroj se ekipi është i frymëzuar dhe jam i bindur se në këtë ministri, motivimi bën që kjo të jetë. Unë gjykoj se, edhe pse sektori privat i paguan shumë më mirë njerëzit e aftë, kemi arritur që në nivel kabineti, të punësojmë persona që vijnë nga ky sektor dhe këtu diferencën e bën motivimi”, thotë ministri Veliaj. Për të, komunikimi me stafin është shumë i rëndësishëm, madje shpesh gjen forma origjinale për ta bërë këtë (qoftë edhe gjatë fundjavës), siç ishte rasti i trajnimeve të ofruara nga një markë e njohur e botës së veshjeve sportive, “Adidas”, si mënyra më e mirë për të mësuar nga privati çështjen e eficiencës. “Sikundër kjo kompani prodhon veshje për konsumatorin edhe ministria prodhon shërbime që i paguan taksapaguesi. Ndaj, në këtë sens, shteti është ai që prodhon për një klient që është taksapagues dhe votues. Kemi shumë çfarë të mësojmë nga sektori privat”, thotë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ai tregon se mban kontakte me jo më shumë se shtatë persona të kabinetit në ditë, sepse përtej kësaj fillon dhe bëhet mikro-menaxhim. Për të kur drejtuesi nis dhe merret me çdo gjë, atëherë do të thotë se gjërat nuk funksionojnë. Gjatë gjashtë muajve të parë të ushtrimit të detyrës, thotë se çdo gjë ishte “rrokopujë”, por tashmë sistemi ka nisur të funksionojë. “Gjithmonë më ka pëlqyer të luaj me ekipin tim, të jem kapiten, por i barabartë me të gjithë të tjerët. E për këtë, përvoja ime në futboll ka lënë shenjë”. E për të komunikuar me ekipin e tij, Veliaj zgjedh atë ballë për ballë. Vendimet e vështira preferon t’i thotë vetë dhe jo t’i delegojë tek dikush tjetër. E më tej, gjërat e përditshme menaxhohen nga këshilltari i kabinetit apo/edhe sekretari i përgjithshëm. Një herë në javë thotë se komunikon me çdo drejtues të ministrisë dhe të agjencive (një rutinë komunikimi ‘ballë për ballë’) për t’i siguruar të gjithë se kanë akses për çështje që ministri duhet t’i dijë. “Asnjë gjë nuk e zëvendëson komunikimin sy ndër sy. Por, nga ana tjetër, kemi një brez të ri që gjithnjë e më pak sheh lajmet e orës 19.30, kjo do të thotë se ata duhet t’i marrin mesazhet nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndërkohë që për disa mesazhe të tjera, siç është reforma e pensioneve, ne mundohemi që të shkojmë pranë target-grupeve e që në këtë rast janë të rinjtë. Nuk duhet të ngatërrojmë gjërat. Themi pensionet dhe mendojmë gjyshërit tanë, kur në fakt janë të rinjtë kategoria që do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë në të ardhmen. Ka njerëz që mund të ngrenë supet kur dëgjojnë të flitet për pensionet me ata që sot ende nuk kanë filluar punë, por në fakt janë ata që kanë në dorë të ndryshojnë shëndetin e skemës. Ndaj mundohemi që t’i kombinojmë dhe t’i përshtasim gjërat, sepse në shumë pak vite, ka ndryshuar shumë kultura e marrjes së informacionit, ku nuk është më televizioni burimi kryesor, por tashmë është edhe celulari apo mjete të tjera. Duhet të jemi aty ku janë njerëzit”, thotë ai.
E në këtë maratonë ngjarjesh, takimesh, eventesh shumë pak kohë e lirë mbetet, e cila i kushtohet në pjesën më të madhe Ajolës, gjysmës së tij.
Mundohet që darkat t’i bëjë sa më të shkurtra, në mënyrë që të jetë më herët në shtëpi dhe pastaj të dalë edhe me Ajolën. Futbollin, një nga pasionet e mëdha, u bë pak kohë që e ka “braktisur”, gjashtë muaj pa fushën e gjelbër i duken si një përjetësi.
Megjithatë mundohet shpesh që t’i kombinojë gjërat. Aty ku është për çështje pune, mundohet të gjejë edhe pak kohë për pak çlodhje dhe argëtim. E si i thonë fjalës “një rrugë e dy punë”, edhe pse jo gjithmonë arrihet me sukses.
Mes pasioneve të “braktisura” dhe punëve të përditshme, Veliaj as nuk pohon dhe as nuk i mohon zërat nëse do të jetë ai kandidati i ardhshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, edhe pse thotë se është një çështje që është jashtë “radarëve”. “Jam i fokusuar që këtë vit të kalojmë disa reforma të rëndësishme, që do të mbajnë emrin e kësaj ministrie dhe që do të kenë ndikim në jetën e publikut shumë më gjatë se mandati i një ministri apo një kryebashkiaku. Jam i përqendruar në realizimin e tyre. Zërat çfarë nuk thonë, po mundohem të merrem me substancën”.
Zoti ministër, a mund të na bëni një bilanc të objektivave që keni arritur nga marrja e detyrës?
Nuk mund të mos ndihem krenar kur kthej kokën pas dhe shoh të gjitha gjërat që kemi arritur në vetëm 6 muaj. Që në javën e parë në punë mundëm t’i jepnim një zgjidhje krizës së strehimit të familjeve rome të dëbuara nga shtëpitë e tyre. Më pas nisëm procesin e auditimit të përfituesve të ndihmës ekonomike, duke e pastruar këtë skemë nga abuzuesit. Nga ana tjetër, dixhitalizimi i kësaj skeme, i cili është duke u zbatuar në tri qarqe pilot, do të garantojë që të mos ketë më abuzime të këtij lloji, e që fondet e mbrojtjes sociale të shkojnë te shtresat vërtet në nevojë.
Në kaq pak kohë, kemi arritur të rigjallërojmë interesin tek arsimi profesional dhe po e reformojmë thellësisht atë, për ta lidhur edhe më mirë me kërkesën e tregut të punës. Për këtë arsye, kemi hartuar edhe “Strategjinë për aftësi dhe punësim 2014-2020”. Kemi nisur, gjithashtu, reformimin tërësor të shërbimit të punësimit sipas sistemit gjerman. Deri tani kemi modernizuar zyrat e punës në Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë dhe Vlorë dhe rezultatet e para janë fantastike.
Së fundi, kemi nisur një nga reformat më të vështira të këtij mandati qeverisës, atë të pensioneve, e cila ka rëndësi vendimtare për të forcuar financat e shtetit dhe për të garantuar stabilitetin makroekonomik të vendit. Pra, kemi bërë shumë, e të tjera gjëra janë në rrugë të mbarë.
Padyshim, një nga çështjet më të “nxehta”, mbetet ajo e reformës së pensioneve. A mund të na thoni se çfarë do të synojë kjo reformë? Si do të arrihet t’u jepet zgjidhje një sërë problemeve, si reduktimi i “gropës” buxhetore, rregullimi i raportit kontribuues/përfitues, etj.? Kur do të mund të flitet për ndryshim të moshës së pensioneve?
Reformimi i sistemit të pensioneve mbetet domosdoshmëri, qoftë për arsye financiare e qoftë për arsye sociale. Nga njëra anë, deficiti është thelluar ndjeshëm tetë vitet e fundit dhe sot është mbi 45% e shpenzimeve totale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke e bërë skemën e pensioneve financiarisht të paqëndrueshme. Nga ana tjetër, numri i kontribuuesve është shumë i ulët, çka do të thotë se shumë shqiptarë do të mbeten pa pension kur të plaken, sepse nuk janë të siguruar. Reforma do të synojë t’i zgjidhë të dyja këto probleme.
Ne do të heqim pensionin tavan e do ta forcojmë lidhjen mes kontributeve dhe benefiteve, çka do t’i nxisë qytetarët që të derdhin sigurimet shoqërore e të deklarojnë pagën reale. Kjo do të rrisë numrin e kontribuuesve e do të rrisë edhe të ardhurat, duke e reduktuar gropën fiskale. Për sa u përket atyre që nuk kanë derdhur sigurime, ne kemi menduar një pension social, i cili sigurisht që do të jetë shumë më i ulët se pensioni që jep skema e detyrueshme, por gjithsesi do të jetë diçka. Gjithashtu, pensioni social do të merret vetëm në moshën 70-vjeçare, kështu që ata që janë në punë sot e dëshirojnë një pension dinjitoz, më mirë të derdhin sigurime e të mos presin pensionin social.
Për sa i përket moshës së pensionit, ripërsëris se ajo nuk do të prekë ata që janë në prag të daljes në pension. Por, nga ana tjetër, rritja e moshës është domosdoshmëri që buron nga fakti se, nga njëra anë njerëzit po fillojnë punë për herë të parë në një moshë më të madhe se më parë dhe, nga ana tjetër, jetëgjatësia është duke u rritur. Nuk ka kuptim që një individ të derdhë sigurime për 25 vjet dhe të marrë një pension po për 25 vjet. Ndaj edhe është e udhës që mosha e pensionit të rritet në përpjesëtim me rritjen e jetëgjatësisë.
Njohja e viteve të punës për emigrantët shqiptarë, veçanërisht për ata që punojnë në Greqi dhe Itali, është gjithashtu një sfidë e vështirë. Mosnjohja e tyre do të nënkuptonte mbetjen pa një pension të mijëra shqiptarëve, deri ku janë negociatat e qeverisë shqiptare, që duket se vështirësohen edhe nga kriza ekonomike e financiare e këtyre vendeve? A ka sinjale shpresëdhënëse?
Edhe për këtë çështje jemi në rrugë të mbarë. Sapo ratifikuam marrëveshjen me Belgjikën, nga e cila përfitojnë 35 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në këtë shtet. Gjatë kësaj periudhe do të përfundojnë aktet ligjore për miratimin e marrëveshjeve me Luksemburgun, Hungarinë dhe Rumaninë, dhe gjithashtu do të vazhdojnë negociatat me Kanadanë, Austrinë, Çekinë dhe Maqedoninë. Sigurisht, sfida më e madhe mbeten Italia dhe Greqia, e kjo për faktin se numri më i madh i emigrantëve shqiptarë jetojnë në këto dy shtete. Ndërsa flasim, marrëveshja me Greqinë mbetet shumë e vështirë për t’u realizuar në terma afatshkurtër, për shkak të krizës ekonomike të fqinjit tonë jugor, ndërsa nga Italia kemi pasur sinjale pozitive dhe shpresojmë që shpejt të nisim negociatat.
Vetëm pak kohë më parë, qeveria shpalli strategjinë e punësimit 2014-2020. Cilat janë objektivat kryesore të saj, çfarë synohet të arrihet?
Qeveria shqiptare e ka vënë fokusin e saj te punësimi i mbështetur mbi aftësimin e duhur të forcës sonë të punës dhe orientimit të saj drejt nevojave të tregut të punës. “Strategjia kombëtare për punësim dhe aftësi 2014–2020” bën pikërisht këtë: fokusohet në çështjet kritike të punësimit dhe aftësive, duke pasur si synim aftësi më të larta dhe punë më të mirë për të gjithë. Qëllimi i përgjithshëm i saj është të nxisë vende pune cilësore dhe mundësi për formim profesional gjatë gjithë ciklit të jetës.
Por, nga ana tjetër, strategjia synon të përmirësojë ndjeshëm sistemin e shërbimeve për punëkërkuesit, si dhe sistemin e arsimit e formimit profesional. Kjo realizohet nëpërmjet formimit të një sistemi të unifikuar të shërbimeve të punësimit në mbarë vendin, sipas modelit të ri të shërbimit ndaj qytetarit. Një pjesë e rëndësishme e këtij sistemi është edhe ndërtimi i një partneriteti solid dhe fluid me të gjithë aktorët e tregut të punës. Do të ishte e pamundur të aplikohej drejt kjo strategji pa përfshirjen e sektorit privat, që gjithnjë e më tepër, po përbën edhe bazën kryesore të punësimit.
Një nga problemet kryesore të këtij tregu mbetet shpesh mungesa e forcës së punës së profilizuar dhe ju po i kushtoni vëmendje arsimit dhe formimit profesional. Çfarë synoni të ndryshoni/përmirësoni?
Synimi ynë është ta kthejmë arsimin profesional në një alternativë të denjë të arsimit universitar. Nuk është për t’u çuditur që në 10 vende të lira pune të afishuara në puna.gov.al, 9 kërkojnë arsim profesional. Është imperative që të mos i pajisim të rinjtë shqiptarë me një diplomë e cila s’të çon kurrkund, por me ato aftësi që kërkohen nga tregu i punës. Të dhënat flasin qartë se arsimi profesional garanton punësim. Prandaj po i reformojmë, me synimin për t’i kthyer lavdinë e dikurshme këtyre shkollave.
Zyrat e reja të punës që ju keni hapur (nga përvoja e deritanishme), përveç thithjes së kërkesave, sa kanë arritur t’i përkthejnë ato në vende konkrete pune? A mendoni se këto zyra janë mjet efikas për të nxitur punësimin? Cilat do të jenë format e tjera që do të përdorni për të nxitur punësimin? A ka fonde në dispozicion për këtë?
Rezultati i zyrave të reja të punës ka qenë mbresëlënës. Numri i qytetarëve që u drejtohen atyre për të gjetur një punë është rritur ndjeshëm, çka flet për një rijetësim të besimit në këto zyra. Gjithashtu, edhe numri i ndërmjetësimeve është shumë më i lartë se më parë. Shifrat janë kokëforte dhe tregojnë gjithnjë të vërtetën: trendi është shumë pozitiv dhe zyrat e punës po japin frytet e para. Kemi punësuar dyfish më shumë në pak javë, sesa ka punësuar mazhoranca e djeshme në një vit. Vetëm në Tiranë, për dy muaj, janë punësuar 528 qytetarë; në Durrës, për një muaj, 299 të punësuar; në Vlorë për më pak se një muaj 180 të punësuar. Ndërsa, në Kavajë, vetëm për pak ditë u punësuan 83 qytetarë.
Por, përveç modernizimit të shërbimit të punësimit, ku zyrat e punës janë vetëm një komponent, ne do të përdorim edhe ato që njihen si politika aktive të tregut të punës. Jam shumë i lumtur që kemi rritur me 300% fondin për nxitjen e punësimit, i cili do të garantojë pagesën e sigurimeve shoqërore për një periudhë të caktuar për ato kompani që hapin vende të reja pune.
Pak kohë më parë, qeveria shqiptare miratoi edhe një sërë vendimesh për liberalizimin e tregut të punës, veçanërisht për krijimin e një tregu të përbashkët mes shqiptarëve në trevat shqipfolëse, cilat janë objektivat?
Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës, për krijimin e një portali të përbashkët punësimi, i cili është hapi i parë drejt një tregu të përbashkët pune. Ky portal është i hapur dhe pjesë e tij mund të bëhen edhe vende të tjera të rajonit. Nga ana tjetër, do të marrim masa që të hiqen lejet e punës për shqiptarët që jetojnë në vendet fqinje.
Jemi në dijeni se Kodi i Punës do t’i nënshtrohet ndryshimeve (që patën nisur të paktën dy vjet më parë), a mund të na thoni ku konsistojnë ato? Kur do të mund të jenë gati për t’u miratuar?
Amendimet që do t’i bëhen Kodit të Punës pasqyrojnë propozimet e partnerëve socialë për përmirësimin e marrëdhënieve mes tyre. Këto amendime përmirësojnë një sërë dispozitash të tjera të Kodit, si ato për sigurinë dhe shëndetin në punë, për ndalimin e diskriminimit të çfarëdo lloji dhe për mbrojtjen e veçantë për gratë dhe vajzat. Gjithashtu, Kodi i ri reflekton rekomandimet e komitetit të ekspertëve të së drejtës sociale të Këshillit të Europës dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, duke përafruar kështu legjislacionin tonë me atë të Komunitetit Europian.
*Revista Monitor
I themi Erjonit po pensionisteve do t’a rrise pensionin kete vit, e dime qe financat jane kokeposhte, po nuk justitifikohet per pensionistet, ulni rrogat e deputeteve, ministrave, ata qe hane me te gjitha duart, hajt ju ka lali xhan mos rrini si te habitur dhe indiretent.Ndryshimi i pensioneve ketu tek ne duhet bere pas 100 vjetesh, ne ishim dhe do jemi cope cope.
reforma eshte jetke dhe nuk prek askend e nuk cenon askend. te dhenat tregojne se mosha tek ne e jetes po rritet, keshtu qe me 2 muaj qe do rrritet ne vit ska asnje ndikim.
nga ana tjeter sdo kete me pension tavan, por sa me shume te kontribuosh aq me shuem do marresh.
Kjo reforme eshte e domosdoshme
Keta opozitaret hedhin balte pa bere asnje propozim e pa patur asnje argument,.
Kjo eshte reforme qe duhet bere urgjent sepse shteti smund te paguaje me shume se ne per veten e pensionin tone
Jepi veliaj bejeni reformen se te gjithe e dine se duhet bere pa lere opozitem qe thote brockulla.
Edhe ne si bota duhet te kemi nje sistem te sakte e ju lumte qe po e fusni
me e mira duket kjjo qe propozohet. paguaj me shume sot merr me shume neser. kaq e thjeshte
Me vjen mire qe me ne fund po behen ca reforma afatgjata qe ne historine boterore kane treguar qe funsksionojne dhe jo vetem eksperimente sic bene paraardhesit
Vijoni si e keni nisur me reforma te shendosha sepse populli ju beson ndaj dhe ju ka votuar masivisht ?
Ju lumte
Bravo. eshte nevoje imediate kjo reforme pasi kjo skeme qe kemi sot eshte e padrejte
NJE PYETJE PER TEMEN:
KOMENTET E MESIPERME JANE BERE NE ORET:
2:44 pm, NGA renisa
2:45 pm NGA Andi, PERGJIGJE PER renisa, PUBLIKUAR PAS VETEM 1 MINUTE!!!
2:46 pm NGA Zana, PERGJIGJE PER Andi, PUBLIKUAR PAS VETEM 1 MINUTE!!!
2:47 pm NGA Rustemi, PERGJIGJE PER Zana, PUBLIKUAR PAS VETEM 1 MINUTE!!!
Komentet zakonisht nuk publikohen menjehere. Pergjigjet e mesiperme jane shkruar vetem pas 1 MINUTE, dhe pro Erion Veliajt dhe me nje logjike absurde 100% pro Erion Veliaj, tamam si ne kohen e Komunizmit te Enver Hoxhes: pro 100%!!!
Njesoj ndodh me te gjitha komentet e vendosura ne krye, NJERI PAS TJETRIT per artikujt e publikuar nga TEMA, ku flitet per Edi Ramen!!!
Komentet jane shume te dobta ne logjike me te njejten psikologji te 100% PRO. Edi Rama ka origjine komunistesh dhe menyra se si flet, shpesh e reflekton origjinen e tij komuniste.
Keta komentues duket se jane te instruktuar per te vendosur ne krye komente te tilla pro Edi rama, Erion veliaj etj., njesoj si dikur “100% pro Enver Hoxhes Diktatorit”.
PER KETE ARSYE, A NUK ESHTE ME MIRE TE MOS LEJONI TE PUBLIKOHEN KOMENTET MENJEHERE?
LE TE MOS LEJOJME QE FARA E KEQE E KOMUNIZMIT DHE KOMUNISTEVE TRU BOSH, HAJDUTE TE POPULLIT, IMORALE E MASKARENJ ORDINERE, TE VAZHDOJNE VEPREN E NXIROSUR TE ENVER HOXHES SI KANE BERE KETO 24 VJET.
LEJOHENI “TEMEN” TE MOS HUMBASE SHKELQIMIN E VET.
Obobo, sa jeni shtuar ju te punesuarit e Erion Velise neper blogje komentuesish ! Na jeni bere me keq se ai kerma, «tourkofagos», qe vjell vetem vrer per shqiptaret, kurse ju vetem lavderime per Veliajn. Edhe une Socialist jam, nja 1000 here me i flakte sesa ju qe paguheni per te levduar Veliajn, po deri tani Veliaj ka bere schow shume e pune shume pak ne krahasim me schown qe ben.
Na eshte bere me keq se saliu, nje e dy e ne televiyor, per çdo pordhe qe leshon lart e poshte.
Shi ky kllufi i paafte. O Erjon o gje e kote.
mire e thua ti zoteri se te shkojn ne pension 70 vjec,po 70 vjec po vdesin njerezit.e pastaj ata qe nuk kan pune ku ti gjejn leket per sigurimet.e pastaj pse vetem ne fund i permend mareveshjen per emigrantet qe punojn ne itali e greqi
z. minister perse nuk nisni nga pagat dhe menyra e pagimit. Pra vendosni nji page dysheme per ore pune. Vetem ne kete menyre do te shikoni se sa e pamireqenur eshte jeta e 2 milioneve qe po “qeveris”
No coment per batakciun mashtrues Erion Veliaj
Te uroj suksese Z Minister per nismat qe ke marwe,por nje gje nuk e ke pasur parasysh,kalin e trojes te korupsionit e ke mes teje zvendesen e mafies Vjollca Brahon.kur ske per ti realizuar ato qe ti mendon sa te kesh ne bashkqeverisje kete hajdute
Zoti Erjoni, beji nje here pensionet sa i kishte Enveri dhe pastaj na i beje sic i ka kapitalizmi i kokes tende se me sa po shikojme po gatuan nje corbe derrash qe se ha dot askush.
Kur te vije koha jote e pensionit ma do mendja se nuk do kesh nenoje per ato pese kacidhe qe zotrote kerkon tju lesh ne arken bosh.Mbush xhepat “vllacko” dhe tralja per Amerike.
Po pse ke dal duke qeshur ti ore minister koti mpo nga ajo qe po meresh me pleqt e mos befshi prokopi qe nuk po ndimoni ket brez te vuajtur flitet per rritje mosh dhe per rritje pensjoneve nuk flitet fare po ju jeni Rilindja hajde Rilindje hajde harram voten e kesaj moshe
Ne dite minimalisht del 1 ne pension dhe vdesin 4-5 veta,ky eshte nje raport provincial.
Deri tani kjo shifer eshte mbajtur sekret,tregohet vetem “detyrimi” qe ka shteti per 400 mil $,sikur kjo te ishte nje shifer “shabllon’!
Sa mil.$ paguhen nga sigurimet e qytetarve?
Nuk serviret nje tabllo e qarte e pagesave per sigurimet dhe diferences se shumes per plotesimin e pagesave te pensioneve!!!
Para 10 viteve u trumbetua per “suksesin” e reformes qe ngriti 10 vite moshen e pensioneve! Pse deshtoj reforma,kush jane pergjegjsit ?!
Ngritja perseri e moshes eshte per te kaluar “lumin”.
Jemi perballe nje brezi te pasiguruar,prandaj mungojne leket per “suksesin” e formules !
Reforma per te futur pensionin social,ne momentin kur punonjesit nuk sigurohen,punojne ne te zeze,do jete fatale !
Mos deklarimi i punonjesve,nga firmat e ndryshme,eshte nje fiktivitet qe nuk sjell sukses te reformes se pensioneve.
Sa eshte mosha mesatare ne SDhqiperi ?!
Pse nuk flitet per kthimin e sigurimeve,ne rastet e kur njerzit vdesin para kohe.
Ne skemat e deshtuara te sigurimeve,te habit fakti , nuk “flitet” per korupsion !
Pensionisti sot po vuan eshte ne mjerim ,me mire nje vez sot se nje pule mot….. dakort
Kuish me sqaron:
dua te di sa e mer pensionin nje qe ka roge 30.000 leke
Po nje qe e ka rogen 50.000 leke
po nje ushtarak qe e ka rogen 45.000 leke sa mer dhe sa mer pension suplementar
z.Erion,pensionet i bllokuat,ska me ngritje…..moshen e pensionit per grate vitin tjeter do filloni ta ngrini,dhe nuk e kuptoj,kur e tere kjo mase njerezish ate dite pret,se pune s’ka dhe s’do te kete…vetem mirenjohes do te jemi qe na ke shtuar jetegjatsine,dhe kujdes nga Bracja mos te ben ndonje puc,se kur ishte ne opozite e merte ne lule te ballit per kete shtrese,dhe ma ha mendja se ai nuk besoj te dije gje,se s’ka mundesi qe ai mos ta ngrinte zerin…………
z.futja kot,te parit i takon me 70% te rroges duhet te mari pension 21.000 leke te reja,i dyti 35.000 leke,kurse i treti pak me teper se i dyti,por ne kush eshte fakti…qe te tre keta marrin burracon e sanco dojanit si i thoshin nga fshati im.Iku koha kur me nje pensin ushqehej nje familje e tere,sot vere nje rramalline nga pas e mos u ndjej…..