Ja emrat e firmave piramidale që do kthejnë paratë tek kreditorët

3 Maj 2014, 09:11Sociale TEMA

Zyra e administrimit të ish-firmave piramidale ka bërë me dije se është gati procesi i ndarjes së parave të mbetura për 6 prej këtyre subjekteve.

Përmes një njoftimi, Administratori i Shoqërive Huamarrëse bën me dije se qytetarët e interesuar mund të tërheqin përqindjen e caktuar të parave të shoqërive “VEFA”, “GJALLICA”, “KAMBERI”, “XHAFERRI”, “M. LEKA” dhe “POPULLI”. Sipas zyrës, të gjithë ata qytetarë që kanë futur para në këto gjashtë firma dhe nuk janë paguar deri tani, mund t’i tërheqin këto para pranë sporteleve të Bankës Credins sipas koeficientit të caktuar për secilën kompani.

Kompania “Vefa” e ka koeficientin e kthimit (11%), ‘GJALLICA’ (2,41%), ‘KAMBERI’ (7,2%), ‘M. LEKA’ (34%), ‘XHAFERRI’ (40%) dhe ‘POPULLI’ (52%), dhe ftojnë të gjithë kreditorët  të paraqiten me kontratat origjinale pranë sporteleve të Bankës Credins.

23 komente në “Ja emrat e firmave piramidale që do kthejnë paratë tek kreditorët”

  1. xxx says:

    Kur është kthyer një këst në vitin 2000, administratorët e atëhershëm mbajtën (qëllimisht) kontratat origjinale.
    A mund të kthehen para’ tashmë pa atë kontratë?

    1. Emriu says:

      Keshtu eshte ,ne vitin 2000 na i mbajten kontratat kur na dhane % e caktuar ne ate kohe.
      Po tani si do te veprohet?
      Apo eshte mashtrim?

    2. ortes says:

      Informacioni i mesiperm eshte jo vetem i pa sakte,por edhe MASHTRUES!!!
      Se pari: nuk sqarohet se cfare parash do ndahen:
      -ATA,QE NUK KANE MARRE ASNJE LEK DERI TANI,APO SHTESA NGA SHITJA E ASETEVE TE FIRMAVE!!!
      Se dyti:Per cfare KONTRATASH ORIGJINALE BEHET FJALE,kur dihet se ato u mbajten nga bankat kur u dha nje LEMOSHE PER SECILIN???
      Se treti:
      Gazetaret,qe merren me kete pune NUK DUHET TE JENE NGA ATO FAMILJE,QE NUK E KANE PESUAR TRAGJIKISHT,ndryshe informacioni do jepej i SAKTE e jo sa per te bere SHOW mediatik!!!
      Pak se humbem shtepite,por mos u TALLNI ME ME NE!!!
      CFARE LEKESH DO NDAHEN?
      Jane shtesa plus apo per ata qe nuk paskan marre asnje lek???
      Kontrata nuk ka njeri,ndaj sqaroheni popullin ne se i keni hyre kesaj pune!!!

    3. gjergji says:

      Njoftimi behet per ata qe nuk kane mare perqindje fare ne v.2000.D.m.th ata qe kane kontrata origjinale verteton se nuk kane terhequr perqindje fare.

  2. Ilirjan Mehmetaj says:

    Duhet te kthehen parat edhe pa dokumentin origjinal,i cili u mbajt ne vitin 2000 pe nje keste qe u muar per ato shitje qe u bene deri ne ate vit. Me qenese dokumenti origjinal mungon dhe emri ekziston ne regjistrat themeltar keto para duhet te meren me pashaport.

  3. bie shi says:

    -Turp t’u vije qe talleni me njerezit.Kur eshte puna per borxhet qe i kane njerezit qeverise ,shteti nxjerr edhe oren kur eshte kryer veprimi..,por kur eshte puna per tua kthyer njerezve detyrimin i tufezojne si bageti,{si proçes dhe si njerez}.Para pasqyres shtet njerezit nuk duhet te shembellejne si djaj se ata jane pasqyrim i shtetit.Shume njerez kane vdekur dhe tronditja perseritet pa pendese nga fajtori shtet..

  4. adi says:

    Shikoni % qe do shperndahen nga cdo Kompani…VEFA me e pakta…mbase po te germohej ca me thelle do dilte si vjehhri i Lulit manaxhoi parate e VEFa-s dhe ketu dalin shtepite e Lulit ne Hollande e te tjera si keto…turp, aq me teper nese thuhet se dokumentat origjinale i kane patur bankat…mjaft dem sollen te tilla skema per shume njerez, mos luani me me fatkeqesine e tyre. per mendimin tim as qe duhet publikuar nje lajm i tille!

    1. Treviso says:

      Nese ky lajm eshte i vertete, kam deshire qe shumen qe me takon per te terhequr tek Xhaferri dhe tek Kamberi, dua tja kaloj personave me aftesi te kufizuar. Per shumen qe behet fjae ja vlen te interesohet Ministria e burimeve sociale. Jam ne dispozicion te kesaj ministrie qe ti pergjigjem me faks ose me imeil. Nga kjo ministri kerkoj adresen qe te lidhem me sektorin perkates dhe ti pergjigjem kushteve. I bej thirrje kesaj ministrie qe mos ta humbi kete rast dhe une do jeme i kenaqur, po te arrije ky grup me aftesi te perkufizuara ta marri kete shume.

      1. Bie shi ne memedhe.... says:

        Bravo Trevizo, por bej kujdes se ka plasur hajdutlleku nga memedheu……bejne sikur ja japin njerezeve me aftesi te kufizuara dhe I fusin ne xhep……si puna jote mund te kete edhe shume te tjere,por dikush (pershembull edhe gazetat mund te ndihmojne} duhet ta bej te lehte proceduren per ata qe jane jashte dhe duan te ndihmojne ne ceshtjet qe ata besojne me shume…..dikush per jetimet…dikush per romet…..dhe keshtu me rradhe……

  5. arben says:

    per ata qe nuk jane paguar deri tani, mos u keqkuptoni ju qe i kini marre.

  6. I zhgenjyeri says:

    Firmat “Populli” e “Xhaferri” , kur morem kistin e pare na i mbajten kontratat. (kuptohet qellimisht). Si do te veprohet ? Vetem ata i kane dokumentet tona.A mund te paraqitemi te banka me karten e identitetit ?……..

  7. Idealisti says:

    Mbledhes te parave te popullit e xhaferit sot PS i ka emeruar ne poste drejtuese.Biles shume te rendesishme.Atehere per cfare ndarje parash behet fjale.?! Dyshoj per mashtrim te rradhes.90% e parave te tyre kane kaluar ne xhepat e ketyre komunisteve.Ne Shkoder e Malesi te Madhe i njohim te gjithe.

    1. gjin says:

      Por kur u dini emrat se kush u vodhi parate dhe po tallet sot me ju , c’prisni bre burra ?Si nuk paten ata meshire per ju,po ju pse keni meshire per ata dhe trashgimtaret e tyre miliarder me parate tuaja dhe padrone te femijve tuaj ?

  8. futja kot says:

    Z. Te TEMA-s
    ju lutem! Kini miresine e na sqaroni duke derguar nje gazetar tek administratoret e firmave rentjere ku te saktesojne:
    – Cilet kreditor perfitojne , A perfitojne ata qe kan mare nje here??.
    -Cfar dokumentash duhet te ken me vehte??:
    – Karte identiteti.
    – Kontrate orgjinale apo fotokopje.
    – Kur nuk ka kontrate orgjinale si do te veprohet, pasi radhen e pare i jepnin parat vetem kur banka i marte kontraten orgjinale. Pra kontrata eshte ne banke.Dhe nuk orjentoheshin kreditoret qe te benin fotokopje kontrate.
    -Kur nuk ka fotokopje kontarte si do te veprohet , pasi nuk e ka bere ose i ka humbur per arsye nga me te ndryshmet.
    – Kur fotokopje kontrata eshte bere ne moment nga kreditori pa e noterizuar, a ka vlere i shoqeruar me karte identiteti.
    -Kur nuk disponon as kontrate orgjinale as fotokopje kontrate. munda ta mare kestin e lekeve vetem duke paraqitur karte identiteti? ky mund te jete rasti se ka me shume kreditore , pasi nuk kishin udhezim te mbanin fotokopje kontrate.
    Ju faleminderit!

  9. Siri says:

    Jam plotesisht dakort me para komentuesit, se me ke tallen sot , kur u dashkan kontratat???///… Ata qe u moren me keto firma PIRAMIDALE le ti gjejne ATO dhe ne te paraqitemi me kartat tona te IDENTITETIT te BANKA.
    MOS U TALLNI me njerzit.

  10. denald says:

    a ca ja fusni kot ku i kan populli ato kontrata qe na kerkoni tani ne 2014 po turp tju vij qe po talleni me kete popullsi te mjer… mjer populli cfar po heq

  11. jaku says:

    po ateher kreditoret i kan hedh ne dhrahmi me sa do zihet perqindja e dhrahmis?

  12. ervin says:

    cfare po bejne keto pushtetar me ne? po tallen ? kush eshte ai ose ajo qe ka bere listen e keditoreve tek populli edhe xhaferri? si ka mundesi qe nuk e gjeta emrin tim ne liste ? as tek populli as tek xhaferri? ku te interesohem per kete problem ? nqs dini dicka ju lutem me njoftoni.respekt vetem per popullin shqiptar jo per politikanet .

  13. valeriano says:

    O popull,e ke humb tek populli dhe xhaferri simiten.Kot e ke që kërkon, se nga dora ai s’e lëshon.Ai ështe më i fortë se ti, prandaj është në qeveri.

  14. murat gecaj says:

    Ku eshte vendi konkret, qe duhen dorezuar dokumentet per:
    1.-Firmen “Vefa”
    2.-Firmen “Sude”?
    Faleminderit!
    Tirane, 20 qershor 2014

  15. PERSHENDETJE .TE NDERUAR ZOTRIJN PRESIDENT TE FIRMES GJALLICA VLORE ALBANIA SHQIPERI.KEMI RASTIN DHE NDERIN TJU PERSHENDESIM NGA NEW YORK US E SHTUNE 5/1/2015 ORA 11;19AM .JAM DRITAN SHEZAI SEITAJ NGA GJOREMI I VLORES .JU LUTEM KERKOJ PREJ JUSH NR E PROCURES TIME JO DHE JO NGA DORA E VULLNET ALLIA POR NGA DORA JUAJ ME EMERIN E SHEZAI SEITAJ (DRITAN,ERMAL,RITVAN).PREJ SHUME E SHUME KOHESH UNE KAM NXJERRE ….

    1. JU LUTEM ME NJOFTO PER PROBLEMIN TIM TE LARTE PERMENDUR SI DHE VANIN E GONIN

  16. ..JU LUTEM MERRI TE DHENAT NGA ZONA E PRESIDENTIT TE REPUBLIKES ZOTIT BAMIR TOPI RRETH FUSHES SE SUPER TRIUMF TO SUPER TRIUMF AND SUKSSES FULL US TREASURY PAYMENTS RRETH TE PLOTESIMIT TE KUSHTEVE TE PLOTESIMIT TE TE DREJTAVE NE US TREASURY PAYMENTS NY,US TREASURY PAYMENTS WSH DC ,AND ALLS US TREASURY IN US ,IN INTERNATIONAL IN EVROPE ,IN TUNIZI,PER TERHEQJEN NE RRJETHJE LOGJIKE E TE LIGJSHME. TE MBROJTURA ME KUSHTETUTE TE RSH TE LLOGARISE MUJORE NGA FIRMAT EKZISTUSE SI DHE ROLI QE KA LUAJTUR ZOTI DRITAN SEITAJ NGA GJOREMI I VLORES SHQIPERI PER ARRITJEN E SUKSSESIT DHE TE TRIUMFIT .AJ AM KRISHT .JU LUTEM KONTACTO ME VELLAIN TIM RITVAN SEITAJ QE NDODHET NE VLORE ASNJEHERE ME VULLNET ALLINE PER TERHEQJEN E TE PARAVE NGA FIRMA .RITVANI PRA VELLAI IM KA DICKA TJETER PLOTESUSE DHE SHUMUME E SHUME E RENDESISHME DHE E SHUME PRITUR NGA ANA JUAJ PER TU DHENE ..PRES PERGJIGJE .ME SINQERITET DRITAN SEITAJ BRONX NY US 10458

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje