Bashkia e Tiranës do ti kërkojë Këshillit Bashkiak miratimin e fondit prej 1 milionë dollarë që do të përdoret tërësisht për kreditimin e bizneseve të reja. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo duke sqaruar këtë nismë u shpreh se zhvillimi ekonomik dhe punësimi, nëpërmjet nxitjes direkte të shpirtit të sipërmarrjes si dhe mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është një ndër objektivat parësore të Bashkisë Tiranë që në nisje të këtij mandati.
“Përmes këtij fondi, ne synojmë kreditimin e atyre bizneseve të vogla dhe të mesme të cilat nuk gjejnë akses në sistemin bankar, pasi nuk kanë mundësinë e ofrimit të kolateralit. Kjo është shuma më e madhe e vendosur ndonjëherë nga buxheti i një institucioni në Shqipëri, për kreditimin e drejtpërdrejtë të hapjes së biznesve të reja, të vogla dhe të mesme (Start-up dhe SME-ve)”, sqaroi Bozdo.
Në vijim ai shtoi se nëpërmjet këtij projekti synohet të arrihet financimi i bizneseve të reja, financimi i bizneseve ekzistuese me qëllim rritjen dhe zhvillimin e tyre, rritja e punësimit, nxitja e inovacionit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe nxitje të rolit të gruas në sipërmarrjen ekonomike.
Në këtë iniciativë, Bashkia e Tiranës do të jetë partnere me Norfund (Fondi Norvegjez i Investimeve për Vendet në Zhvillim) si dhe Fondin Shqiptaro – Amerikan për Zhvillimin.
Kjo është iniciativa e dytë që ndërmerr Bashkia e Tiranës, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në qytetin e Tiranës, pas fondit të garancisë prej 1 milion dollarësh i cili po aplikohet me sukses. Me garancinë e këtij fondi, të rinj nga mosha 30-35 vjeç kanë marrë kredi, kanë hapur dhe po zhvillojnë bizneset e tyre me sukses në qytetin e Tiranës.
Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare dhe përbëjnë pjesën më të madhe të shitjeve dhe punësimit. Ata përbëjnë mbi 70% të gjithë punësimit, më shumë se 70% të GDP-së vjetore dhe përbëjnë gati 99% të të gjitha bizneseve të regjistruara në Shqipëri.
He ju ra mendja juve tani qe erdhen zgjedhjet. Skeni turp, 3 vjet skeni ngul nje gozhde ne mur
per 3 vjet nuk bete asgje tani qe po afro fushata u kujtuat ju .
O Enno me dy ‘n’ shko mer burr paguj shpronsimet per varrezat i her, masanej nu hudh keto ‘shashkat’ paraelektorale…