Bozdo: Rama mund të bllokojë planin urbanistik të Tiranës

29 Prill 2014, 13:37Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës, nëpërmjet nënkryetarit të saj, Eno Bozdo, akuzoi Kryeministrin Edi Rama, se ka paralajmëruar bllokimin e planit urbanistik të bashkisë së Tiranës. Bozdo, tha “gjithçka mund të pritet nga një njeri i cili u mohon të vdekurve, banesën e fundit të të gjallëve, mundësinë për një shtëpi, fëmijëve të kryeqytetit u mohon shkolla, kopshte dhe çerdhe dhe qytetarëve të Tiranës, një jetë me cilësi më të mirë”.

“Po ia kujtojmë edhe një herë Edi Ramës të njëjtin fakt me të cilin dhe vartësi i tij Lame, dështoi të përbalte Bashkinë”, tha Bozdo

Po ashtu, Bozdo, pohoi se “plani  i përgjithshëm vendor së cilit iu referua zoti Rama, në përpjekje për të mashtruar qytetarët është i vitit 2013, pra, plot 7 vjet, pas miratimit të ligjit për legalizimet dhe nuk përjashton nga legalizimi asnjë objekt. Përjashtimet nga proçesi i legalizimit i ndërtimeve pa leje të ngritura mbi troje private, brenda vijës së verdhë i referohen vetëm studimeve pjesore mbi 5 kate, të miratuara nga Edi Rama, kur ishte kryetar bashkie”.

“Është në dorën e Edi Ramës tashmë, që me ndryshimet e propozuara në ligjin e legalizimit, ta ndryshojë edhe këtë nen, por ka zgjedhur të mos e bëjë një gjë të tillë. Edi Rama, i trembet gjykimit të qytetarëve, ndaj është futur në një spirale bllokimesh e mashtrimesh, për të penguar dhe bllokuar punën e Bashkisë së Tiranës në çdo fushë të saj”, u shpreh Bozdo.

14 komente në “Bozdo: Rama mund të bllokojë planin urbanistik të Tiranës”

  1. lini says:

    O bozdo po ke naj gje personale me ramen ti??? Ca lidhje ka rama me ty mo vlla po dilni vrisni naj qen ate beni.

    1. dashi says:

      kto tre vjet qe kshit edhe qeverine pse nuk bete asnje pune po u moret vetem me fushaten e partese tuaj,

      1. visii says:

        bllokues jeni ju edhe qeveria juaj qe ishte ne pushtet deri para 23 qershorit, ju bllokuat zogun e zi edhe unazen e madhe te tiranes..

        1. tomaasi says:

          qeveria po tregon anen e saj me te mire qe eshte bashkpunimi po jeni ju ato qe doni bllokimin e cdo iniciative qe qeveria po merr.

          1. vladimiri says:

            me akuzat e pa baza edhe me shpifjet e kafeneve kte gje ka bere kjo bashki ne kto 3 vjet.

    2. alk says:

      Cfare bete kur kishit kryetarin tuaj ne qeveri nuk moret munidmin ta benit athere bulevardin. Kjo tregon qe gjithe kohen qe keni qene ne krye te bashkise keni qene te paafte dhe kerkoni te kapeni me kryeministrin se gje tjeter nuk dini te beni i ju dhe opozita.

    3. klea says:

      Pse nuk beni ndonje gje vete ju po i prisni te gjitha nga qeveria. Ju edhe po tju ndimoi qeveria po jo do te thoni u mesuam me kete retoriken tuaj akuzuese dhe genjeshtare.

      1. sonia says:

        Bozdo nderro ndonje here fjalim se mbete tu then Rama Rama, ku e keni ate kryetarin tuaj. Nuk e kane zgjedh njerzit per te bukur ate. Sa per bulevardin bllokuest e pare jeni ju qe kishit mundesin e ta ndertonit me heret po nuk ishit te zote dhe skisht kohe te merreshit me problemet e qytetit ndersa tani keni gjetur vetm nje muabet Rama Rama Rama. Kjo pjese e paaftesise tuaj jo per faj te kryeministrit.

  2. Cen Durimodhi says:

    Lame nuk mund te jete vartes. Lame eshte nje zgjatim i shemtuar i fundshpines se Edit. Eshte nga ata vemje qe mut hane po ti thote Edi dhe nuk fshihet pas ngrenies por del e mburret per ate qe mund te kete bere dhe biles thote edhe sa i mire ishte muti.

  3. Delli USA says:

    Sa shpejt harroni,(por jo qytetaret e Tiranes)kur ju kishit shumicen e keshillit bashkiak e bllokuat mbi 2 vjet buxhetin e bashkise.E verteta eshte jo se ju e harroni,por se jeni shume te ndyre,prandaj dhe shqiptaret ju denuan ne 23 Qershor dhe do ju denojne deri sa tu vijne trute ne vend,ne se do ju vijne.

  4. Nikolin says:

    Ky tipi qe eshte gjithmon si pergjumesh eshte fytyra e vertet e bashkise gjumashe qe akoma nuk e kane kuptuar se per c’fare jane votuar. Nuk po lene vorez, rruge e trotuar pa mjaullitur per fonde te bllokuara qe mesa po lexojme nuk eshte fare e vertet por kta e duan se s’ben nje alibi per te motivuar paaftesine dhe pertacllikun e tyre qe nuk jan te zotet per asgje vecse te vjedhin.

  5. rifati says:

    kryeministri rama e ka shprehur shume qarte qe do te jete bashkpunues me bashkine e tiranes. por si gjithmon kjo bashki do jete faktori qe do pengoj cdo ndihme qe qeveria jep.

  6. bie shi says:

    -Nuk e di a e mban mend ate “rrethrrotullimin “e zogut te zi..?

  7. fatbardh says:

    Vari karin Ennnnno.A do ti lironi lulishtet dhe a do ti ndaloni ndertimet paleje, pa per ate planin qe te merrni ca leke nga klientet varja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje