VIDEO/ Dëshmia tronditëse: Me kufomën në shtëpi për 3 ditë

26 Prill 2014, 16:07Sociale TEMA

Të gjesh një vend për t’u varrosur në ditet e sotme, po kthehet në një hall më të madh edhe se vetë largimi nga jeta.

Mund të duket absurditet, por banoret e fshatit Mallunxë të rrethit të Matit nuk po gjejnë dot vend për të varrosur të afërmit e tyre.

Një nga banoret, Hajrie Murati sjell këtë dëshmi tronditëse ër Vizion Plus, kur pohon se pas vdekjes e ka mbajtur vajzen tre ditë se pronari i tokës pranë varrezave nuk e lejonte ta varroste.

Për shkak të mungesës së fondeve për dëmshpërblimin e pronarëve, banorëve iu janë ofruar si zgjidhje varrezat e qytetit. Por kjo ka kosto të lartë për ta për shkak të largësisë.

Kthimi i pronave pranë varrezave pronarëve po detyron parashikimin në buxhetet vendore të fondeve të veçanta për dëmshpërblimin.

Në ato raste kur kjo ka qenë e pamundur, banorët e zonave janë vënë në vështirësi edhe për gjetjen e banesës së fundit.

7 komente në “VIDEO/ Dëshmia tronditëse: Me kufomën në shtëpi për 3 ditë”

  1. tourkofagos says:

    keto jane shenjat e para te kthimit te Shqiperise ne Albanistan……!
    nuk ka sesi te ndodhte ndryshe…………..FATALE!

    1. taksirat kusuri says:

      REDAKSIS SE GAZETES TEMA Ne qofte se te ashtu quajturin turkofagos(kanibal)e kini personazh per te krijuar replika apo eshte vertet i tille per hir te ligjeve e regullave demokratike nuk duhet tia botoni komentet Askujt nuk i lejohet te spekulloje me te vdekurit Gazeta tema e ju mero baze ne qofte se keni mare persiper rolin e AGIMIT TE ARTE per shqiperin e pagueni vazhdoni detyrimet Ju qirio turkofagos kam deshiren tu njo nga afer edhe po deshe takimin ne qendra JANULLATOS

      1. tourkofagos says:

        arapi mou,nuk eshte ne praktiken time te takohem me …..pederaste,ok!
        ade palioarapi…………

  2. qytetari says:

    Po ca lesh pronash e pronaresh o shtet pushtash!
    Po pse vetem ne Shqiperi ka prona e pronare?
    Pse nuk ndodhin poshtersira te tilla ne ndonje vend tjeter?
    Ky siper thote Albanistan por as kjo nuk qendron ky vend eshte kthyer ne Ferrin e makuterise.

  3. SevRet Katovica says:

    Keto punet e varrim çvarrimeve jane vendosur ne Katovice.Ata qe bene luften dhe ndertuan Shqiperine te çvarrosen ndersa ata qe vodhen e dogjen e u bene deputete te marin si pasuri te pa tundeshme edhe vorrezat.Te vdekurit do paisen me pasaporte dixhitale per tu varrosur jashte.

  4. shefi sigurimit says:

    Zoti prokuror Llala ose hira si te pelqen te thone,a duhet arrestuar ai perbindeshi ne Burrel per kete kafsheri qe po pengon varrosjen e njerezve???????????????????

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Italia kishte te njejtin problem kohe me pare..Dhe e zgjodhi problemin..Me shume se 60% krimtohen dhe kostoja eshte shume here me e ulet..Shqiperia eshte vend I vogel per popullaten qe ka dhe duhen alternativa me te moderuara..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje