Bujqësia/ Qeveria: Magazina frigoriferike për të mos shkuar dëm prodhimi. Biznesmeni kosovar: Do ngre pikën më të madhe të grumbullimit

22 Prill 2014, 19:28Sociale TEMA

Për herë të parë qeveria ofron mbështetje edhe për akuakulturën si ushqimi i së ardhmes

 

Një konferencë e rrallë e llojit të saj u organizua në Pallatin e Kongreseve të martën me praninë e mijëra fermerëve nga e gjithë Shqipëria.

Konferenca u organizua nga Ministria e Bujqësisë. Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Agjencia e Zhvillimit Bujqesor e Rural në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave dhe titullohej “Nga bujqësia e mbijetesës te bujqësia e zhvillimit”.

Përveç skemës së re të subvencioneve, qeveria bëri një premtim të rëndësishëm, zbatimi i të cilit do i japë jetë bujqësisë në vend.

Kështu, në mbarë vendin do ngrihen pika grumbullimi dhe magazina frigoriferike, në mënyrë që asnjë produkt bujqësor të mos shkojë dëm, sikur skenat e tmerrshme që kemi parë këto vite, të prodhimeve bujqësore që hidhen në fusha e lumenj.

Drejtorja e AZHBR, Suela Popa, tha se fokusi do të vihet në ngritjen e pikave të grumbullimit dhe magazinave frigoriferike me synimin që asnjë produkt i fermereve shqiptare të mos shkojë dëm, por të mblidhet dhe më pas të selektohet si produkt i cilësisë së parë, dhe deri të produkt i cilësisë së fundit që shkon për përpunim.

Ajo shtoi se në fokus janë dhe subvencionimi i blegtorisë, i mjaltit, i fidanëve autoktonë, dhe për herë të parë mbështetje ofrohet për akuakulturën si një potencial i pashfrytëzuar deri më sot, që përbën dhe ushqimin e së ardhmes.

Aplikimet për këto skema do nisi në 2 maj dhe do të jenë të hapura deri në 30 maj.

Ministri Panariti në fjalën e tij tha se qeveria ka vendosur që fondet të shkojne për ndërtimin e asaj që i mungon më së shumti bujqësisë sonë, të enëve ku grumbullohet, gatuhet dhe shpërndahet prodhimi.

“Kjo pasi shërbimi më i madh që mund t’i bëjmë fermerit, është t’i tërheqim dhe t’ia blejmë prodhimin e tij nga serat, arat dhe stallat. E këtë do ta bëjmë duke e ftuar dhe inkurajuar atë që ta prodhojë dhe ta dorëzojë atë në pikat e grumbullimit dhe të magazinimit. Këtu ne kemi rastin dhe mundësinë e vetme, për të identifikuar dhe regjistruar prodhuesit duke shndërruar bujqësinë shqiptare nga 90% informale në tërësisht formale”, tha Panariti.

Në emër të prodhuesve foli Dhimitër Kote, një fermer i sukesshëm në Sarandë, i cili tha se sytë duhet të kthehen nga bujqësia dhe kërkoi vëmendjen e shtetit.

Ne emër të eksportuesve fjalën e mori Ruzhdi Koni, i kompanisë “Agro Koni”.

Koni u shpreh se skemat e reja synojnë pikërisht uljen e kostove dhe shtimin edhe më shumë të eksporteve tona jashtë vendit.

Ne emër të investitorëve fjalën e mori Ramiz Kelmendi i kompanisë Elkos, i cili tha se brenda muajit maj do ngreje në Unazën e Lushnjes, pikën më të madhe të grumbullimit për Shqipërinë, që do shërbejë dhe si model suksesi për hapjen e pikave të ngjashme në gjithë vendin.

Për të garantuar sigurinë ushqimore të prodhimeve, fjalën e mori nëndrejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore e Veterinare, Ardian Xinxo, i cili siguroi fermerët e konsumatorët se ISUV i ka gjithë kapacitetet për të analizuar produktet me origjinë shtazore e bimore, me laboratore tashmë të ngritura e të certifikuara ndërkombëtarisht për një sërë analizash.

8 komente në “Bujqësia/ Qeveria: Magazina frigoriferike për të mos shkuar dëm prodhimi. Biznesmeni kosovar: Do ngre pikën më të madhe të grumbullimit”

  1. E verteta says:

    Ju lumte dhe bravo ju qofte ju qe beni keto kryevepra per bujqesine shqiptare qe deri tani ka njohur vetem rrenim dhe mjerim. Mbase kesaj perudhe ju dha fund te dashur bashkekombas fermere.

  2. kometa says:

    Kjo eshte ajo qe na duhet.Bravo Edi, vetem shendet dhe suksese. POPULLI duhet ta kete te qarte se vdiq koha e punsimit ne administrate dhe merr rroga ne menyre parazitore

  3. Adil Ajeti says:

    Edhe une ju uroj dhe u them ju lumt,por shifni si shkruan nje pelene ne kosove qe quhet “bota sot” e cila para dy ditesh ne nje shkrim te saj e quante Hashim Thaqin si krimineli Enver Hoxha,mos e thsht goja ime kete,pra pa nje bujqesi te zhvilluar dhe pa nje organizim shtetror populli do haje ate qe u sjelle biznismeni fazlliq me sali berishen.

  4. artan says:

    Do ishte ndohma me e mire qe shteti mund ti beje fermerit dhe bujqesise ne vend. Nese arrihet te behen realitet do te ishte super!

  5. bregdetari says:

    Nje shembull i perkthimit ne terma real i slloganit RILINDJE (shkurt rilindje per bujqesine…)

  6. drini says:

    kujdes me Kelmendin ???? ju qe po e afroni ate mundesisht jipni emrat tuaj medias qe ne fund te shohim dhe ne se kush jeni ju

  7. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Jam optimist se EDI RAMA cka thote e ben realitet .
    Malokeria e ka shkaperdinuar kete vend ne ate fare feje sa do kohe qe te vije ne ISLLA kur thote TURKU ,por kam mendimin se VENDI ka rene ne ZOT !

  8. astrit jegeni says:

    Lajm i kendshem. Uroj qe bujqesia shqiptare te marri rrolin qe ka pasur ne ekonomine e vendit.Do deshiroje ti rikthehemi perseri koperativa ose fermave nen mentalitetin e kohes si e vetmja alternative zhvillimore. Do doja qe qeveria te zgjedhi 10-15 zona model ne te gjithe Shqiperine dhe te behet bashkeinvestitor me fermeret per ngritjen e ketyre zonave si model i bujqesise bashkekohor jo vetem ne teknollogji por edhe ne rritjen e te ardhurave per aksioneret e ketyre modeleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje