Ndonëse jeton në Ukrainë, Piotr Kirpikut i pëlqen të bëjë humor me faktin se në fshatin e tij ukrainasit janë pakicë.
Rreth 200 vjet më parë, fshati Zhovtneve u themelua nga shqiptarë, gagauzë dhe bullgarë, që kërkonin strehim për t’i shpëtuar përndjekjes nga Perandoria Otomane.
Truallin për të ngritur një fshat ua dhuroi Perandoresha ruse e kohës: Katerina II.
Emocionet për Moskën mes fshatarëve janë të forta këtu, më të forta se në Kiev. Dhe ankthi i tyre po vjen duke u rritur për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.
“Ka mbështetje shumë të madhe për Rusinë këtu”, thotë Kirpik.
Gjysma e 2,800 banorëve të Zhovtneve janë shqiptarë etnikë. Ata jetojnë kryesisht përgjatë bregut lindor të Lumit Karasulak.
Në anën tjetër të lumit jetojnë kryesisht gagauzët, një grup me origjinë turke që gjendet më shumë përtej kufirit, në Moldavi, ku edhe gëzojnë autonomi rajonale.
Fshati ka 11 grupe etnike, mes tyre edhe moldavianë, rusë dhe bjellorusë.
Kirpik, i cili është gjysëm shqiptar e gjysëm gagauz dhe thotë se flet lirisht pesë gjuhë të huaja. Ajo që e shqetëson atë është e ardhmja e gjuhës ruse në Ukrainë. Por jo vetëm puna e gjuhës.
Në pamje të parë duket sikur je në një fshat të zakonshëm të rajonit Odesa. Por nëse sheh më me kujdes do të zbulosh shtëpi që janë të stërgjatura, të mbështetura nga njëra anë me kollona.
Janë shtëpi tradicionale shqiptare, që ngjajnë me një seri dhomash që ndjekin njëra-tjetrën.
“Ka dallime të mëdha kulturorë ndërmjet Ukrainës perëndimore dhe këtu në jug”, thotë ai.
“Ata nderojnë heronj si (Stepan) Bandera apo (Roman) Shukhevych. Por këtu, ne përkujtojmë me nderim ata që ranë në luftën e 1941-1945”.
Kirpik beson se Ukraina duhet të mbetet e bashkuar në kufijtë e sotëm, por gjithashtu mendon se ideja e federalizimit është me vend.
Megjithatë, federalizimi për të dhe fshatarët do të thotë më shumë autonomi për rajonin, zgjedhje nga populli të pushtetit lokal dhe më shumë kontroll të komunitetit për buxhetin.
Ukrainasit nuk dinë shumë për komunitetin shqiptar, i cili është i rëndësishëm në Odesa.
Ata njihen edhe me një emër tjetër Arnautë.
Të paktën dy emra në Odesa mbajnë emrin e tyre Arnautska e Madhe dhe Arnautska e Vogël.
Në fakt, ka vetëm 3,000 shqiptarë në Ukrainë sipas regjistrimit të vitit 2001. Shumica e tyre jetojnë në rajonin e Odesës.
Eksperti politik Artem Filipenko, i cili jeton në Odesa, thotë se pakicat etnike të rajonit kanë mbështetur tradicionalisht Partinë e Rajoneve të Presidentit të saporrëzuar Viktor Janukovyç si dhe Partinë Komuniste.
Ata kanë qenë gjithnjë pro-rusë.
Kirpik, i cili është anëtar i Partisë së Rajoneve thotë se ai nuk e di se cilin kandidat do të mbështesë në zgjedhjet e ardhshme.
Partia e Rajoneve është në krizë të thellë.
E mbërthyer në beteja klanesh të brendshme, popullariteti i saj është më i ulët se kurrë në histori dhe katër anëtarë të saj po kandidojnë për zgjedhjet presidenciale të 25 majit duke shpërfillur njëri-tjetrin.
“Doja të votoja për Dobkinin (kandidati zyrtar i Partisë së Rajoneve) por pastaj lexova programin e tij dhe nuk më pëlqeu”, thotë Kirpik.
Maria Bitova, një shqiptare tjetër, e cila drejton një biblotekë dhe një Muzeum Shqiptar të Etnologjisë në Zhovtneve, më tregoi tenxhere bronzi për gatim, një llok djathi të bërë në shtëpi qumështi i deleve, gërshërë për qethjen e bagëtive, këpucë barinjsh dhe një statujë prej bronzi të Skënderbeut që është heroi kombëtar i shqiptarëve.
Bitova thotë se ndonëse fëmijët e zonës kanë shumë qejf të vizitojnë muzeun, ata vetëm këtu flasin shqip.
“Ne nuk na kujtohen shumë prej fjalëve që dinin gjyshërit tanë”, thotë ajo.
Kirpik thotë se gjuha shqipe ka evoluar, kurse komuniteti lokal di vetëm gjuhën e ruajtur në versionin e katragjyshërve që e sollën këtu në Ukrainë.
“Kështu që kur na vijnë për vizitë njerëz nga Shqipëria në fillim nuk e kuptonim dot njëri-tjetrin, por më vonë gjetëm fjalët të përbashkëta”, thotë ai.
Svitlana dhe Dmytro Stasko janë ukrainas por ata jetojnë në një prej shtëpive më të vjetra shqiptare në fshat së bashku me pesë fëmijët e tyre.
Svitlana Statsko erdhi këtu kur ishte vetëm 9 vjeçe.
“Është mirë të jetosh mes shqiptarëve”, thotë ajo.
“Janë shumë të arsyeshëm dhe shumë punëtorë si njerëz”.
Pastaj shtoi se ndryshe nga ata, gagauzët janë shumë më të mbyllur si komunitet.
/(Përktheu Ruben Avxhiu/Illyria)/
Maria Bitova tregon muzeun shqiptar të etnologjisë në Zhovtneve
200vjt me pare u larguan nga trualli shqiptar drejt Ukraines shqiptaret,per ti lene vendin gyzeleve nga Kawkazi si Zike arapit etj………….FATALEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!!!!!
Qe te jeh shqiptr duhet te quhesh hasan, hysen, enver hitler.
Po je piotr dhe, zoti na ruajt ortodoks, je grek, vlleh, tradhtar.
Ky eshte identiteti shqiptar qe dyan islamiket.
o idiot perpara se te vinte Hasani me shok,Shqiperia ka qene kristina,pra orthdoks ose katolik.
Merri mire infot!
Po de, Ti je kanë ofiqarë në atë kohë dhe për atë e dinë.
Po si po mendonë Ti?
Vlladimiri, Natasha e Spira lirishtë mund të ja mbathin për stepat e Rusisë, rracë e dhyme sllavo-helaçe.
Dhe motren tende e quajne Sulltana apo jo?E mbaj mend. E pallonin dyshe Dhimitri me Spiron.
Ne krime 90% e deshin ndarjen, ne rajojne te tjera sigurisht nuk e duan te gjithe. Prandaj dhe Rusia ka propozuar si zgjidhje federalizmin si zgjidhje.
Nga Kievi mendojne (ose menduan) se do te terhiqnin ne lufte Rusine me ca tanke dhe helikoptere qe cuan per te shtypur Ruset ne Lindje. Sa diletante… ?
Odesa ishte pjese e Rusise me pare sic ishte maqedonia pjese e Shqiperise dhe nje pjese e vogel Bullgare dhe u be shtet artificial, Ukraina eshte krijuar me copa toke Polake Lithuaneze dhe pjesen derrmuese te tokave kane qene Ruse, ti mbajne bythet drejt shqiptaret ne Ukraine se Rusia ju hapi dyert dhe i shpetoi nga KOK CARCAFET COK MAVRI TURQ
Keta shqiptare jane per tu pershendetur,kane mbajtur te gjalle besimin e tyre ortodoks.Duke i rezistuar dhe shmangur pushtesit turk,ata ruajten besimin e tyre fetar,ate te kombit shqiptar,Krishterizmin !
Ne Ukrain dhe Odesa,ka shqiptare qe kane emigruar dhe para 500 vjetesh,per ruajtjen e besit fetar,nga hordhit turke !
Shqiptarët e Odesës që duan Rusinë, por jo ndarjen e Ukrainës
http://illyriapress.com/shqiptaret-e-odeses-qe-duan-rusine-por-jo-ndarjen-e-ukraines/
E zure ti o mbetje esmere e FUNDERINES se perandorise se kalbur greke-bizantine.TURKOFAGOS.
MUND TE MA SPIEGOJE NJERI SE PSE SHQIPATARET E DIASPORES SE HERSHME JANE TE GJITHE te krishtere ortodokse. ne greqi arvanitasit ne itali arbereshet ne bukuresht sic e tha dhe kryeministri i rumanise ,ne odesa ukranine apo rusi ,ne egjypt aleksandri.
jane ortodokse se nuk u konvertuan ne “turq”, sic bene shume “shqiptare autoktone”.”Ai qe nderron fene, nuk ka respekt per atdhene”, thote nje shprehje popullore nga Jugu i Shqiperise.
Shqiptaret qe nderruan fene nuk u bene tradhetare por politikanë ?
Shqiptaret jane ne vend te tyre, nje populli autokton i Ballkanit, por ti more plere me emrin turkofagos je i ardhur ne trojet shqiptare. Kjo eshte fatale!!!!
arapi mou,komentuesi i meposhtem[mer],ka disa pyetje mbi ”shqiptarizmin”e muslimaneve shqipfoles,mund ta sqarosh……qe dhe ai te qartesohet mbi te verteten!??
QE SHQIPTARET AUTOKTONE JANE ME TE VJETRIT NE EUROPE KJO NUK DISKUTOHET.PER SHQIPTARET E KRISHTERE KJO ESHTE E VERTETUAR AJO QE HA DEBAT ESHTE SE SA ESHTE PJESA E MYSLIMANVE AUTOKTONE SHQIPTARE.
PJESA ME MADHE E TYRE KANE QENE TE KRISHTERE DHE KANE NDRUAR FE DHE KJO NUK DISKUTOHET ESHTE E VERTETUAR.DOJA TE DIJA SE NE ARKIVAT TURKE ESHTE E DOKUMENTUAR SA ESHTE NUMRI I POPULLSISE JO SHQIPTARE QE TURQIT SILLNIN NE ZONAT QE SHFAROSNIN OSE DEBONIN SHQIPTARET GJE QE ESHTE DHE KJO E DOKUMENTUAR POR SHIFRAT E SAKTA QE KANE TURQIT PER NJERZIT E TYRE NUK NA I THOTE NJERI. SE PASTAJ ESHTE ME KOLLAJ PER TE GJYKUAR PER NUMRIN POTENCIAL TE MJEKRAVE. KJO VLEN VETEM PER SHQIPERINE KOSOVA KA NJE SPECIFIKE TJETER.
Shqiperia dhe Kosova fatmiresisht I njohin komunitet e etnive te ndryshme. Ka minoritar turk, egjyptian, rom, grek, sllav etj.
Mbetjet e Otomaneve te kerkohen ne ato shtete ku nuk njihen minoritet e perkatesive etnike.
Emri shqip eshte Pjeter. Pyoter eshte emer sllav. Per shqiptaret ne Ukraine cdo respekt. Por shikoni ne cfare situate te mjere kane arritur duke ikur nga nje fuqi aziatike – Turqia tani jane lojale nje fuqie po aq aziatike dhe mizore – Rusise. Per neve si komb do te ishte me mire ti kishim ne trojet tona cofte edhe si te konvertuar.
Meso shqip debile dhe nuk di shqip dhe na ben politike per atdhetari, nuk quhet LOJALE por BESNIK, E keni kthyer Shqiperine ne republike bananesh koloni Amerikane, E keni kthyer gjuhen tone te bekuar nga me te vjetrat ne bote ne nje anglishte te dobicezuar, AJO QE THUA TI ESHTE Loyal dhe shqipetohet (loi′əl) qe do te thote Besnik, Debil
Me i qete o albatros,me i qete ,une nuk arrij te kuptoj pse duhet te jemi kaq te vrazhde ne komunikimin tone ,blogjet dhe forumet tona ne vecanti duken si deklarime lufterash ,dhe jo si mjet komunikimi per te shkembyer opinione
Ne Ukraine jetojne mbi 60000 shqiptare,nuk u kujtua asnje kryeminister apo lider shqiptar qe te fton nje delegacion shqiptaresh nga Ukraine ne Tirane,Prishtine,Shkup,…per 28 Nentorin,apo ndonje feste tjeter kombetare,nuk u kujtua asnje institucion qe ketyre shqiptareve tu dhuroje nje abetare,pak buke e kripe dhe uje.
Shteti shqiptar?
Keta e kane mendjen te pasurohen per vete dhe s`u vete mendja per te tjeret shqiptare perreth.
Te vjen mire ,qe ata vazhdojne ta quajne veten shqiptare.
SHQIPERIA KA QENE E KRISHTER HISTORIKISHT LEXONI O TE MIER PAK HISTORI NE JEMI BIZANTIN ARBRERESH DHE SJEMI AS SLLAV AS GREK E RUMUN E BULLGAR POR KURSESI DHE KURRRRRRRRRRRE SMUND TE JEMI ISLAME MJERE ATA QE SHITEN SHPIRTIN E BESIMIN PER INTERES E PER FRIKE JAME KRENARE QE JAME ORTHODOKSE SICE KANE QENE TE PARET TANE SKENDERBEU
o njerez te trash ca musliman e te krishtere . si thoni qe krishterizmi eshte feja jon . Para feve ishim pagan , as musliman , as t krishtere . Me mir turk se sa grek e serb