Përfaqësues të biznesit farmaceutik kundërshtojnë urdhëresën e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndryshuar kriteret e kualifikimit në tenderat e medikamenteve spitalore.
Urdhëresa eleminon autorizimin e prodhuesit dhe vërtetimin e regjistrimit të barit, si dhe shtyrjen e datës së tenderit për këtë qëllim vetëm për disa grupe medikamentesh. Sipas biznesit farmaceutik, kjo mund të bëjë që biznese të ndryshme të sjellin barna të pakontrolluara.
“Kjo urdhëresë dëmton rëndë barazinë në tendera dhe më e rëndësishmja është se shkel konventa ndërkombëtare ku Shqipëria aderon. Nëse situata nuk menaxhohet si duhet nga Ministria e Shëndetësisë, atëherë vihet në dyshim siguria e barnave dhe tenderave”, deklaroi Roland Xhafaj, nga Shoqata e Përfaqësive Farmaceutike.
“Të gjitha këto standarte që i parashikon ligji janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ne nuk mund t’i shkelim. Dhe çmimi nuk mund të jetë e vetmja gjë që ne mund të mbështesim”, tha nga ana tjetër distributori Gramoz Dudushi.
Biznesi farmaceutik ka shprehur pakënaqësi edhe me ligjin e ri të barnave, i cili pritet të kalojë së shpejti për miratim, pasi ai nuk nuk ka përfshirë asnjë nga sugjerimet e tyre.
Madje, tani kanë mësuar se nuk është projektligji që atyre u është paraqitur, por një tjetër i pakonsultuar me grupet e interesit. Ndaj kërkojnë të ulen në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë, qoftë për të diktuar edhe për mënyra të uljes së çmimit.
Por menjëherë pas deklaratave të biznesit farmaceutik dhe përfaqësive të tyre në Tiranë ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp Ministria e Shëndetësisë, duke sqaruar se interesi i saj për barnat për përdorim spitalor ka qenë që, pa cënuar aspak cilësinë e tyre, të sigurojë më shumë barna për spitalet.
Për vitin 2014 lista e spitalore përmban 525 barna kundrejt 237 që kishte një vit më parë dhe se është përdorur e njëjta sasi parash. Përsa i përket projektligjit për barnat, në deklaratë thuhet se janë ftuar për konsultim grupet e interesit, ndërkohë që këta të fundit pretendojnë se nuk është marrë në konsideratë asnjë sugjerim i tyre./TCH
Shteti duhet ti disiplinoi dukeu vendosur gjoba dderi ne heqjen e liçences.
Mos harroni te padisni Drejtoreshen e Ilaceve, mbesen e LIri Berishes.
Ajo ka vene pasuri sa Argita Berisha.
Shitini ato dreq spitalesh dhe njerezve jepuni sigurim shendetesor. Tendera ilaçesh … Tenderin e bën spitali privat, dhe e di ai si konkurron. Shitini spitalet, mbani vetëm politikën shëndetësore, se ma rropët neve për të pasuruar një tufë maskarenjsh.
Ministria e shendetesise per hater te polullit dhe te kombit ketyre bisnesmeneve duhet tu tredhi koqet ,se mbas gjqesorit keta e kane radhen pa diskutim.
Jetoj ne Itali dhe ke qejf te shikoshe sherbimin farmaceutik i shkelyuere dhe te pergjigjet flak per flake per çdo problem qe ka pacienti dhe nuk shikon pacientin shtember por korrekt deri ne nje.Ministria e shendetesise duhet te kaloje ne filkter te gjitha farmacite se tylylloj berllushtash ka ne shitje.
Hiquni liçensat dhe mos i degjoni se kane spekulluare jashte mase ne menyre shume kreminale.
Mbyllini farmacite rrethe rreth spitalit se jane qendra korupsioni ne vazhdim,te zbatohet distanca ligjore mindis farmacive.Shkoni shikoni sa farmaci jane perballe spitalit te femijve,ne 100m linear jane 8farmaci a me shume shikojeni vete kete qe une e quaj skandal.Perpara spitalit po ashtu sikur njerzit do blene vetem ilaçe dhe asgje tjeter kjo eshte çudi e madhe ne Tirane.
Beqa ministri me i pa afte i kesaj qeverie ,spitalet jane si mos me keq ,pa ilace doktoret ste kap me dore njeri po nuk fut doren ne xhep ky trapi thot se ilacet u ulen me 1 prill, kur ne realitet nuk eshte ulur asnje ilac.
Vec ilaceve, tjeetr hall kane pacientet. Mos e dhente zoti qe ndonje paciente ne gjendje te rende te rendohet me shume, ndersa maina pret te paguaje per parking. dhe vec shpenzime te spitalit, ilaceve qe ne spital nuk jane, duhet te mendosh dhe per ‘hotelin’ e makines
Cdo biznes i paligjshem duhet te ndeshkohet dhe ketu nuk besoj se duhen perjashtuar farmacite.
Ne shqiperi njerezit akoma nuk kan shume dije per sa i perket menyres si duhet mare medikamentet dhe per shqiptaret eshte normale qe problemi jane farmacite dhe farmacistet.Sa nga ju shkojne ne farmaci dhe kerkojne barna pa pulle? Se jane greke…jane me te mira shume me te mira vine me canta.Kete ja kerkoni ju vete me ngulm farmacive duke harruar qe kjo canta qe transportohet ne menyre te parregullt ne bagazhe makinash qe kapin temperatura 80 grade dhe vazhdon te rri ne bagazh deri sa viktima e fundit ta konsumoj,e ndoshta kalojne me muaj aty ne ato kushte.
Prandaj dhe ne Tirane dhe ne te gjithe shqiperine jane keto “farmacite” qe i gjen te gjitha…sepse ne shqipetaret i duam vete keto barna bagazhesh.Sepse komentuesi “e verteta” e sjell njeher nga Italia dhe shkon pastaj nje i aferm e tij dhe e do fiks ashtu se ja kan sjellur nga italia ate kokrren ngjyre blu,te kuqe,te verdhe qe ndahet ne trish…ne dysh
(Nuk dua te ofendoj askend)
Gent nuk te uroj te shkosh ndonjehere ne spital aq me teper ne ate privat(do semuresh pa qene i semure)
Askush nuk te detyron te zgjedhesh farmacine.Farmacisti eshte nje profesion sic eshte dhe stomatologu,mjeku,elektricisti…apo hidrauliku duhet te jete i familjes te duhet te jete te kesh nje dhe te kesh besim.
Wickedgame je pjeserisht GAME OVER
Perse duhen farmacite afer spitalit kur ato qe shtrohen ne spital duhet ti marrin ilacet po aty dhe tja sjelle infermieri me orar.Qe ketu duken pislliqet e tyre sepse po te shkosh ne spital gjeja e pare qe bejne mjeket te japin receten per ilace dhe te thone ne cilen farmaci ti marresh,per kete dhe farmacite jane ngritur te gjitha aty.