Veliaj: Deri më 1 Janar 2015, të gjitha bizneset të sigurojnë punonjësit

12 Prill 2014, 14:42Sociale TEMA

Deri më 1 Janar 2015, të gjitha bizneset duhet të paguajnë të plota kontributet e punonjësve që kanë të punësuar, në rast të kundërt do të merren masa ndëshkuese ndaj tyre.

Kështu ka deklaruar ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj gjatë një vizite të zhvilluar në një prej bizneseve fason në qytetin e Shkodrës, pasi sipas tij qeveria synon stabilizimin e skemës së pensioneve.

Ministri Veliaj ka hedhur poshtë çdo aludim se qeveria Rama po investon më shumë në jug sesa në veri.

Ministri Veliaj ka prezantuar edhe paketën e re për biznesin fason që do shpallet brenda muajit Prill. Veliaj gjatë vizitës së tij është njohur nga afër me punën që bëhet në këtë biznes fason.

8 komente në “Veliaj: Deri më 1 Janar 2015, të gjitha bizneset të sigurojnë punonjësit”

  1. greiss says:

    Per te gjithe ata qe mendonin se qeveria e Rames eshte kunder bashkimit Kosove-Shqiperi, ja ku rezulton e kunderta. Ky eshte nje bashkim ekonomik, kulturor e social pa cenuar stabilitetin e rajonit, ashtu sic e kerkon edhe BE dhe shtetet e tjera te botes.

    1. edina says:

      bravo!kete djale ske nga ta kapesh!! bravo bravo bravo!

    2. yllka says:

      Pune fantastike Erioni, fantastike.

      ME ne fund ne kete vend po mban era shtet.

      Me e mira do te behet

      1. Elsa says:

        me vjen mire qe me ne fund ca gjera po vihen ne vend e nje fryme e re po shperndahet

        1. Colja says:

          Duhet me cdo kush qe te futen ne sistem te gjithe keta njerez e gjithcka. Duhet te organizohemi si shtet.

          Ja qe kete po e ben Rama me et tijet e kjo eshte shume e rendesishme

          1. Tigri says:

            Hallall ju qofte qe po doni te beni ate qe eshte imediate per antaresimit dhe integrimin e shoqerise shqiptare ne bote

  2. zerina says:

    Qe nga Shkodra, gjer ne Vlore. ?
    Ishte premtimi para fushates, dhe duket se po e mban.
    Te gjithe shqiptaret, pavaresisht vendodhjes meritojne qeverisje te barabarte, qe ish drejtuesi i qeverise, megjithese nga veriu, e la krejt ne harrese.

  3. vlonjati says:

    Veliaj tani po meson se si dhe cfare jane kompanite e fasoneve. U thote pronareve qe te paguajne kontributet shoqerore te punonjesve ne nje kohe qe taksa u rrit nga 10-15%. U premtoi bizneseve se do u rimbursonte pjesen e sigurimeve shoqerore per punonjesit e rinj qe do merrnin ne pune, por nuk e ka bere ende. U tha se do u jepnin fasoneve hapesira publike nga ish godinat e ushtrise qe te zgjeronin aktivitetin dhe asgje. Nuk ka nje statistike per punesimet dhe nuk ka bere asgje me dixhitalizimin e ndihmes ekonomike qe e premtoi qe ne fund te dhjetorit te vitit te shkuar. Pronaret dhe bizneset nuk kane nevoje per vizita, por per paketa financiare te permiresuara dhe te favorshme qe te kthejne fitimet ne investime dhe per rrjedhoje ne vende pune. Ndaj edhe pse ka nje boshllek ne ekrane keto kohe nga Tahiri, Veliaj ben mire te mos e zevendesoje se mund te perfundoje si ai pastaj dhe nuk ka as mandatin e deputetit tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje