Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paraqiti në Konferencën e 6-të ndërkombëtare mbi Pensionet dhe Kursimet që u mbajt në Washington, strategjinë e mbikëqyrjes dhe rregullimit në sistemin e pensioneve. Në diskutime u theksua nevoja për mbikëqyrjen me bazë riskun, si pjesë e procesit të reformës strategjike. Midis diskutimeve nga vende të ndryshme, u prezantua edhe eksperienca dhe zhvillimet e fundit në sistemin e pensioneve, dhe veçanërisht në kolonën e tretë, të Shqipërisë.
Nga ana tjetër 150 pjesëmarrësit nga autoritet rregullatore dhe mbikqyrësit e tregut të pensioneve, si edhe drejtues të kompanive të sigurimit të jetës, ndanë përvojat në gjetjen e mjeteve, teknikave si dhe zbatimin e politikave të dobishme për të përmirësuar rezultatet e punës në sistemin e pensioneve në dekadat e ardhshme.
Vende të ndryshme europiane si Greqia, Italia, Polonia, Suedia sollën përvojat e tyre se si po përballen ato me ndryshimet në sistemin e pensioneve dhe masat që po marrin në hartimin e platformave më të mira që pensionet publike dhe private të mund të ndihmojnë për të lehtësuar vështirësitë ekonomikë të vendeve.
E paskan bere nje xhiro kot ne uashington keta plehrat e AMF qe nuk dine te rregullojne nje treg te thjeshte sigurimesh e jo te merren me tregun e pensioneve private.
Ata qe kane 23 vjet qe shperdorojne kontributet e sigurimeve shoqerore,paskan shkuar per “pervoj”!
kjo qeveri ka strategji te mirfillte per pensionet e sidomos x te ulur gropen financiare e deficitare qe i eshte bere nder vite ketij sistemi
mvje shume mire qe ka bashkpunim mes institucioneve si ministria dhe nje autoritet i pavarur si amf per reformimin total te pensioneve ne shqiperi dhe konsultimin me strategji te sukseshme boterore dhe implementimin e saj ne vend
hajde progress hajde ngopjani SHQIPTAREVE qe te boheni te mire me cifutet rrofte partia