Të gjithë shtetasit e grupmoshës 40-65 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, përfitojnë pa pagesë nga programi kombëtar i kontrollit mjekësor bazë. Identifikimi i shtetasve të grupmoshës 40-65 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë realizohet nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të regjistrit elektronik, që administrohet nga mjekët e përgjithshëm të qendrave shëndetësore. Kjo përcaktohet në vendimin e miratuar në mbledhjen e Qeverisë, ku gjithashtu përcaktohen edhe komponentët e këtij kontrolli. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, kontrolli mjekësor bazë është një program kombëtar që synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet prevalente me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore.
Çfarë përfshihet në paketën e kontrollit bazë
Paketa e kontrollit mjekësor bazë përfshin vlerësimin, këshillimin, trajtimin dhe ndjekje për faktorët e stilit të jetesës. Në bazë të këtij kontrolli pritet të mblidhn të dhëna të sakta mbi këtë grupmoshë përsa i takon konsumimit të duhanit, alkoolit, ushqyerjes, dhe deri tek niveli i stresit dhe depresionit. Vendimi parashikon ndjekjen e parametrave fiziologjikë si tensioni arterial, pesha trupore, aktiviteti i zemrës. Sipas ministrisë së Shëndetësisë të gjithë personat që do të përfitojnë nga kontrolli bazë do të kenë mundësi të kryejnë falas një sërë analizash që nga formula e gjakut, Hb, HCT, MCV, MCH, MCHC, kolesteroli total, HDL kolesterol, LDL kolesterol, triglyceride, glicemia, feçe për gjak okult, albuminuria, prania e qelizave, cilindrave, kristaleve në urine, bilirubinë totale dhe direkte, transaminaza (SGPT, SGOT).
Procedurat
Në vendim përcaktohet që Ministria e Shëndetësisë të hartojë protokollet e realizimit të çdo komponenti të paketës së kontrollit mjekësor bazë dhe udhëzuesin e kritereve e të lëvizjes së shtetasve në sistemin shëndetësor për përfitimin e këtij kontrolli. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë miraton institucionet shëndetësore ku do të realizohen pjesë të ndryshme të paketës së kontrollit mjekësor bazë, duke garantuar mbulesën e plotë të grupmoshës , bazuar në popullsinë e zonës së mbulimit, distancat e infrastrukturën, si dhe disponueshmërinë e shpërndarjen e personelit mjekësor e atij mbështetës. Mjeku i familjes ose qendra shëndetësore pranë të cilit janë regjistruar shtetasit që përfitojnë të drejtën për kontroll mjekësor bazë sipas këtij vendimi, njofton shtetasit për kryerjen e këtij kontrolli periodik vjetor, sipas një grafiku të bazuar në muajin e lindjes. Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor lidh kontratën për financimin e shërbimit të kontrollit mjekësor bazë me operatorë të përzgjedhur sipas dispozitave të ligjit nr.125/2013, “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat”. Kontrata duhet të rregullojë e të përcaktojë, në mënyrë të hollësishme, formën e dhënies së këtij shërbimi dhe mënyrën e pagesës së tij. Informacioni i gjeneruar nga programi i kontrollit mjekësor bazë, bazuar në formularin përkatës, i cili miratohet me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, përbën Regjistrin Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë, të vendosur në Institutin e Shëndetit Publik. Sipas vendimit, programi i kontrollit mjekësor bazë fillon të zbatohet brenda vitit 2014.
Pra me një analizë gjaku u zgjidhën dhe problemet në shëndetësi….!
Rilindja e shëndetësisë…!
Ky eshte nje hap i sigurte ne drejtim te percaktimit te semundjeve per cdo person dhe kurimi i cdo semundje.
Kur shteti mendon per popullin c’do gje eshte e mundeshme te realizohet. Kjo me kujtoi vitet e para te clirimit,kur shendetesia ,edhe pse me mjek e infermier me nje numer shume te paket,beri nje pune kolosale per luften kunder semundjes se malarjes e turbekulozit. U muaren nga radhet e te rinjeve te cilet ne menyre vullnetare shperndanin sipas rekomandimeve te mjekut medikamentet. Madje jo vetem qe ja jepnin ne dore personit,nje nga te cilet kam qen edhe une ,po rrinin ne kembe deri sa ta pije ilacin . Mbaj mend se ishin dy kokra. Edhe athere ,edhe pse nen ze,apo gjoja me te qeshur flisnin se kjo menyre eshte nje budullallek,pasi semundjet sherohen vetem ne spital…Apo dikuth i tha nenes sime se po e helmon djalin me ato kokrra…… Diagnostikimi i semundjeve per popullaten eshte nje veprim shume i mire e bravo i qofte qeverise………… LLAFAZANET E ATYRE QE ISHIN MESUAR ME TE ZGJQATUR DOREN ESHTE NJE PUNE PA VLERE …
Hajde tallje hajde.
O Mira, po si mund te jesh kaq cinike? Per tete vjet me radhe kishim nje doktor per Kryeminister qe nuk beri asgje per shendetesine. Tani jane duke u hedhur hapa te medhenj perpara, ne vetem 6 muaj. U ul cmimi i ilaceve, u hoqen rradhet e gjata per koronarografi dhe bypass-e dhe semundje te tjera te zemres dhe po jepet falas kontrolli mjekesor vjecar. Parandalimi eshte mjeti me efikas per te luftuar semundjet dhe sigurisht qe fale kontrollit baze falas per kedo ne moshen 40-65 vjec mund te kapen simptoma qe shpetojne jete njerezish, te kapen heret, sa mund ende te kurohen. Kjo eshte nje arritje e madhe dhe une, si mjek, vetem e pergezoj qeverine, pavaresisht se per ke votoj.
O Mira!
Pse mendon ne menyre kaq siperfaqesore.
Problemet e shendetesise nuk zgjidhe me nje te hapur e te mbyllur syte.
Kete konsieroje si nje hap pozitiv drejt permisimit. Gjjithashtu mos harro qe analizat paraprake jane shume te rendesishme, si per shendetin e njeriut ashtu edhe per ekonomine shendetsore. Ne paketen ligjore behet fjale edhe per nje vlersim, keshillim, trajnim dhe ndjeke mbi faktoret e stilit te jeteses
Athua po vjen koha që “treni të ecën në binarë”, me siguri, më në fund!