Si të aplikoni online për listën e barnave të rimbursueshme

3 Prill 2014, 09:04Sociale TEMA

Në fillim të këtij muaji ka hyrë në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme.

Popullata në nevojë do të përfitojë nga lista e re, 56 barna të reja, duke e çuar në 477 numrin e barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në hartimin e listës së re të barnave janë marrë parasysh disa  kritere shkencore, duke i dhënë prioritet barnave, të cilat përdoren për sëmundje të rënda; sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën; sëmundje që shkaktojnë invaliditet; sëmundje që kanë rrezikshmëri përhapje në shoqëri; sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtje si dhe sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur.

Barnat e reja të përfshira në listë, shërbejnë për sëmundje si diabeti, anemitë, sëmundjet kardiake, disa sëmundje tumorale, në neurologji, në nefrologji, në kujdesin paliativ, në dermatologji, gjinekologji, urologji, shëndetin mendor, alergiologji dhe okulistikë.

Risia e këtij viti është dhe përfshirja e disa sëmundjeve të pambuluara më parë, si, disa lloje tumoresh, Hepatiti B dhe C, çrregullimet hormonale, apo edhe varësia nga alkooli.

Trajtimi i këtyre nozologjive, duke filluar nga nesër, do të bëhet me barna që hyjnë në listën e rimbursimit për herë të parë.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore sjell gjithashtu një risi në përdorimin online të listës së barnave të rimbursueshme. Për të marrë informacion të detajuar sipas fushave të interesit, lista është online në një formë të re, që e bën atë lehtësisht të perdorshme për mjekët, farmacistët, por edhe për pacientët e interesuar.

Per të kërkuar një bar të listës, klikoni me një të dhënë të barit në: https://isksh.com.al/ebarna/

10 komente në “Si të aplikoni online për listën e barnave të rimbursueshme”

  1. Dashamir Gjonaj says:

    Shkova sot ne farmaci per te marre ilacet e mija. Medikamenti qe une deri dje e merrja falas kishte kaluar si alternative e dyte me alamet diference pagese nderkohe qe per alternative te pare kishin vene nje bar te Profarmes i cili sme ben aspak efekt, eshte kot (aq sa i them niseshteja). Farmacistja e shkrete gjysmen e ilaceve nuk i kishte ne gjendje pasi depot akoma nuk kane bere zbritjen e 10% dhe nuk mi jepte dot me cmimin e vjeter. Po ashtu ajo vete ishte e paqarte se si do vepronte me stokun e saj pasi nje mall qe psh. e ka blere 10 Lek i bie qe ta shesi 8 Lek… Pra na rrofte Ilir Beqja ky kokerr i paafti dhe qeveria e Edit qe votuam ne mase… thame se kushedi se cdo benin por kane bere nje mut te madh.

    1. Tomorri says:

      O dashamir ti duhet te jesh ndonje farmacist i saliut me shume mundesi qe ke frike te nxjerresh ilacet se i ke fut pa dogane

      1. Elsa says:

        More dashamir i mjere, pse perdor gjuhe fese kur mund te kerkosh llogari?

        Apo te ka nxjerre Saliu te perdoresh gjuhen e tij?

        Turp

        1. Flo says:

          Me ne fund po behet dixhitalizimi i gjerave dhe te gjithe mund te informohen me mire.

          Kjo do e coje ne nje tjeter standart sherbimin ndaj qytetareve

          1. yllka says:

            Pune e mire. Me vjen mire qe pas kaq shuem vitesh po behet nje pune rigoroze ne shendetesi.
            Eshte nevoje urgjente qe te gjithe te kene informacionin e duhur per ate qe blejne qe dhe abuzuesit te mos munden te abuzojne tek pacientet

            1. Andi says:

              Shtimi me 56 barna te reja, mbi 800’000 njerez perfitojne vizita falas nga mosha 45-60 vjec. Heqja e TVSH 10% jane premtime te mbajtura nga Edi Rama .

              Bravo

              1. Selmani says:

                Bravo Ilir,. Tani te gjithe te kujdesen per veten se sdo shkoje shteti tju bleje ilacet juve o milet

                1. Zana says:

                  Tu befte dita 1000 minister. Jam e lumtur sepse kam prindrit te vjeter dhe marrin ilace e bejne vizita. me ne fund po shihet nga shendetesia

        2. Dashamir Gjonaj says:

          Nuk jam njeri i Saliut, madje jam nga ata qe kam punuar fort per Edi Ramen dhe Rilindjen. Por smund ti them te zezes te bardhe dhe anasjelltas, edhe pse ty moj Elsa kjo nuk te pelqen.

  2. wickedgame says:

    O minister si nuk ju vjen pak turp qe deklaroni qe do te hiqet tvsh per barnat kur kjo nuk eshte e vertete,turpi te mbulofte mor mashtrues qe flet dhe ne emer te Rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje