Qeveria vë në zbatim premtimin e saj për kontroll shëndetësor falas për të gjithë qytetarët. Në këtë kuadër, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka ftuar të gjithë shqiptarët të moshës 40-65 vjeç të bëjnë një kontroll bazë, pavarësisht nëse janë apo jo të siguruar.
“Kontrolli bazë për të gjithë shqiptarët të moshës 40-65 vjeç do të jetë falas në çdo Qendër Shëndetësore në vend. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar çfarë do të përmbajë ky kontroll. Është një aksion që do të realizohet në të gjitha qendrat shëndetësore të Shqipërisë dhe fondet janë të përfshira edhe në buxhetin e vitit 2014. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar se si do të bëhet identifikimi i personave rezidencë dhe do të njoftohen nga mjeku i familjes”, tha Beqaj.
“Ne synojmë ta orientojmë sistemin shëndetësor rreth shëndetit jo sëmundjes. Do të ftojmë personat e moshës të bëjnë një kontroll bazë pa pagesë. Është një aksion që do të jetë i përvitshëm. Me këtë kontroll bazë do të jemi në gjendje të zbulojmë në stade shumë të hershme dhe të reagojmë në mënyrë shumë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë për kujdesin shëndetësor të qytetarëve”, tha ministri i Shëndetësisë.
Sipas tij, vizitat do përmbajnë vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje të faktorit të stilit të jetës; të parametrave fiziologjikë dhe atyre biokimikë.
bravo nje nisme e madhe
Nisme shume e mire, po per ata mbi kete moshe?
Po per ata mbi 65 vjec qe kane paguar gjithe jeten sigurime shendetesore pse nuk eshte falas? Apo ata bejne mire te vdesin qe shoku edi te kurseje pansionet qe u takojne?
Duhet te shikoni korupsionin e mjekeve ne spitalet shteterore, te gjithe te kerkojne pare pa turp .
c’ti bej me marmides Zike gyzeli,vetem hoxha ja ka gjet ilacin……