Në një intervistë për emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, konfirmoi se grupi i punës që po harton reformën në pensione ka gati dy opsionet që do t’ia paraqesë shumë shpejt qeverisë për të marrë vendim.
Duke e cilësuar se me skemën aktuale të pensioneve Shqipëria po shkonte e sigurt drejt greminës financiare dhe se reforma është mëse e domosdoshme, Veliaj tha se me skemën e re do të ndryshojnë rreth 50 parametra.
Me këtë reformë “duam të sigurojmë që të gjithë të hyjnë në skemë, të zhdukim informalitetin, si dhe njerëzit të kenë interes për të kontribuar sa më shumë. Nga ana tjetër, duam të sigurohemi që pensionet të shpërndahen me ndershmëri dhe askush të mos paguajë dyfish, siç ndodh me skemën aktuale”, u shpreh Veliaj, duke nënvizuar se dy opsionet e paraqitura rrisin të ardhurat dhe disiplinojnë pagesat.
Sa i takon temës për rritjen e moshës së pensionit, Veliaj tha se reforma do të prekë 30-40 vjeçarët e sotëm, ndërsa ata që janë në prag të daljes në pension nuk ka arsye të shqetësohen. “Shpresoj që opozita të japë konsensusin për këtë reformë. Ne i kemi votat për ta votuar, por duke qenë se si të majtët, ashtu edhe të djathtët dalin njësoj në pension, opozitës i bën mirë të tregojë se di të jetë konstruktive për çështje që s’janë aspak politike”, tha Veliaj.
I pyetur për çështjen e pensionit suplementar të deputetëve dhe zyrtarëve të lartë, Veliaj sqaroi se me këtë reformë askush nuk i humb të drejtat e fituara deri më sot, por ky parametër do të korrigjohet për mandatin e ardhshëm.
“Deputetët aktualë nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar, ama duhet të kuptojmë se po vazhdoi kështu, brenda pak vitesh do të kemi 7000 njerëz që do të përfitojnë nga pensionet suplementare, të cilët paguajnë vetëm 4% dhe kanë 46-47 fish shpërblim si reflektim në pensionin e tyre”, tha ai.
Ai sqaroi se reforma do të prekë moshën e daljes në pension të deputetëve dhe ministrave.
“Mosha e daljes së një deputeti në pension është 55 vjeç. Për një minator kjo ka kuptim, por jo për njerëz që bëjnë punë intelektuale”, tha Veliaj duke shtuar se deputetët dhe ministrat do të dalin në pension në të njëjtën moshë si të tjerët.
Në fund, Veliaj konfirmoi se javën tjetër fillon shpërndarja e këstit të parë për 545 ish- të përndjekurit që nuk e kanë marrë ende atë. Ndërsa, do të përfitojnë të parët ata ish- të përndjekur që janë ende gjallë.
O birce Lule Velo partizani, po nuk na the cilat jane ndryshimet kryesore?
Apo i mban per vete kero sekrete?
Te lumte Z. Veliaj!
Zminister ka afro 1 muaj qe nuk mblidhet komisioni i kempit ne Elbasan.Te semuret sorollaten dhe asnje nuk te sqaron ,pse nuk nderhyni ca pritetsa do te zgjase kjo vonese e pa kuptushme ,kush mban pergjegjesi,te semuret nuk po marrin as ilacet .
Erjon Veliaj nuk erdhi në Elbasan që të inaugurojnë një projekt të Bankës Botërore të nisur që në vitin 2006 për dixhitalizimin e skemës së ndihmës ekonomike. Projekti i BB parashikonte fillimin e testimit të sistemit të ri në Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Gjithë projekti është shumë pozitiv dhe me anë të një formule pikëzimi që shoqërohet me formularët që duhet të mbushen nga përfituesit e ndihmës ekonomike, hidhen në një sistem kompjuterik dhe aty skualifikohen ata që nuk e meritojnë këtë ndihmë.
Mirëpo Rama gjatë vizitës së tij në Elbasan i shoqëruar edhe nga Ministri Veliaj nuk treguan për kamerat si do të funksiononte sistemi në praktikë, pra nuk pati asnjë specialist që të sqaronte si do të shkojnë gjërat.
Vazhdoni keshtu si e keni nisur se rradhes tjeter te gjitha votat
per LSI qe premton dhe i mban premtimet per punesim.
cilat jane dy opsionet?
Opsioni i pare: morem 400 milion dollare
borge se Saliu na la arken bosh, por njekosisht
ne i pergjysmuam asistencen per shume familje ne
nevoje me gjoja se ishin me bisnese.
Opsioni i dyte; rritja moshes se pensionit dhe
ulja e pensionit per ata qe kan punuar gjith jeten,
kurse per deputet nritje pagash dhe rritje per
shperblime.
Kesaj i themi rilindje me pras ne b..th.
Barrë fiskale alla Osmane
Me biznesin e vogël po ndiqet politka “veri ngarkesë gomarit se nuk bën shamatë”
Ditët e fundit bizneset e vogla po paraqiten para sporteleve për të paguar tatimet për shërbimet pastrim , gjelbërim , ndriçim dhe takse “vergjie”. Siç po shihet këto taksa kanë shkuar në nivele maramendëse ato të pastrim gjelbërimit janë ritur me 50% , ndërsa “vergjija” është dyfishuar.
Kjo barë e tmerrshme fiskale, e denjë për taksat e periudhës osmane të kohës së sulltan Abdyl Hamitit, i shtohet mungesës së fuqisë blerëse të qytetarëve që është në një minimum historik. Plus kësaj informaliteti është i paimagjinueshëm, para dy vitesh Kryetari i Biznesit të Vogël zoti Berti Nasto deklaroi se, në qytetin e Korçës informaliteti është rreth 50%, ku rreth 3500 biznese nuk paguajnë asnjë lloj takse.
Kjo po rrënon biznesin e vogël që është një prej punëdhënësve kryesorë të popullsisë qytetare. Taksimi zero i Kryeministrit Edi Rama, jo vetëm që nuk u realizua, por taksave iu të mëparshme iu janë shtuar edhe disa zero të tjera. Nuk dihet se cili është qëllimi i kësaj ritjeje: Të mërzisin bizneset e ndershme apo të provojnë durimin e qytetarëve.
Të mbash një biznes të vogël aktualisht është njësoj sikur të presësh një dënim me varje.
Mednohet se kjo politikë, që unë do ta quaja politika e “Veri ngarkesë gomarit se nuk bën shamatë”, po rëndohet sivjet , për t’u liruar dhe lehtësuar mot, kur janë zgjedhjet lokale. Medemek populli që është sot i pakënaqur, mot të bëhet shumë i kënaqur dhe të votojë. Besoj se pak budallenj të tillë kanë mbetur nën këtë diell. Vitin që vjen sado llogari teritorjale që të bëjë Qeveria aktuale, rezultatet elektorale do të jenë të paimagjinueshme kundër saj.
Erget Cenolli