Linda Rama është shtatzënë. Çifti kryeministror pret një bebe në familjen e re, tre vjet e gjysëm pas martesës së tyre.
Lajmi, që prej ditësh qarkullonte si thashethem, është i konfirmuar.
Ishte data 17 shkurt. Edi e Linda ishin në radhë të parë në këmbë, krah Presindetit Nishani dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kur papritur bashkëshortja e kryeministrit pati një moment humbje ndjenjash duke u mbështetur instinktivisht në krahun e Edit.
Skena zgjati vetëm pak sekonda, ndërsa Kryeministri, duke mbajtur të shoqen, doli nga salla.
Vetëm pak vetë e vunë re, por kjo mjaftoi për të ushqyer një sërë hipotezash mbi gjendjen shëndetësore të Linda Ramës, përfshi dhe shtatzaninë.
Familja Rama këto javë nuk ka bërë asnjë përgënjeshtrim, por edhe nuk ka konfirmuar një lajm që dukej se ishte i parakohshëm për ta shpërndarë deri në pohimin e marrë mbrëmë.
“Linda ndjehet mirë, dhe, pavarësisht shtatëzanisë, vazhdon të shkojë rregullisht në zyrë e të punojë normalisht, ndërsa Edi Rama është shumë i lumtur që ribëhet baba”, është shprehur burimi për “Shqiptarja.com”.
Linda është mamaja e Reas, tashmë e rritur, studente në universitet, e lindur nga martesa e parë.
Ashtu si dhe Edi Rama, babai i Gregut, student në universitet dhe ai, lindur nga martesa e parë e Kryeministrit të vendit.
Comments are closed.
Urime ciftit per femijen, besoj se tani do ti mbyllet goja Saliut per viagren.
Urime, mbase kjo do te jete nje shtyse per ta bere kete vend, ishalla jo per te vjedhur me shume..
Urime ciftit. T’u shkoje mbare me nje bebe te bukur e te shendetshme.
Eshte lajm jo i bukur por shume i bukur per cilindo, kur merr vesh se nje banor i ri po mberrin ne jete,e sidomos nga njeres qe kane lene gjurme , e bejne histori .
URIMET jane per ju, dhe per BANORIN e familjes tuaj !
..Urime..gezojme me ju..!!
Urime ciftit