Turizmi malor/ Sllovenia e gatshme të ndihmojë Shqipërinë

25 Mars 2014, 11:09Sociale TEMA
Turizmi malor/ Sllovenia e gatshme të ndihmojë Shqipërinë

Shqipëria dhe Sllovenia duhet të shohin mundësinë e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Kjo u theksua në takimin që ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni zhvilloi me ambasadorin e Sllovesinë në Tiranë, Bojan Bertoncelj.

Ministrja Gjermeni dhe ambasadori slloven diskutuan mbi mundësitë kontrete të bashkëpunimit në sektorin e turizmit, kryesisht në fushën e promovimit përmes asistencës teknike në këtë drejtim. Palët ranë dakord për vendosjen e kontakteve mes operatorëve turistikë të dy vendeve tona.

Ambasadori mirëpriti ftesën e ministres për bashkëpunim, duke e informuar mbi mundësinë e bashkëpunimit në disa projekte konkrete në turizmin malor.

Një tjetër fushë që Sllovenia mund të ofrojë asistencë është ajo e zhvillimit urban si menaxhimi i pasurive të patundshme, planifikimi hapësinor dhe menaxhimi i tokës bujqësore përmes sistemeve GIS (geodesic info.sys.).

Ministrja Gjermeni informoi ambasadorin për shpalljen së afërmi të konkursit për përgatitjen e logos dhe sloganit të Shqipërisë, për të cilin ambasadori tregoi interes të veçantë dhe premtoi pjesëmarrjen e kompanive sllovene të interesuara.

3 komente në “Turizmi malor/ Sllovenia e gatshme të ndihmojë Shqipërinë”

  1. greiss says:

    me ne fund u vu dore ne pasurine e Shqiperise, qe eshte nder te paktit vende ne Europe qe natyra i ofron mundesite per te gjithe llojet e turizmit.
    E gjitha kjo do te perkthehet ne investim, zhvillim ekonomik te vendit, me shume te ardhura per vendin.

  2. dorjeta says:

    Na vjen mire qe po mendohet edhe per te ardhmen e atyre familjeve qe jetojne ne zona malore qe do ta kthejne ne hapesire turistike dhe do te rritet mireqenia edhe per ata njerez qe jane harruar deri me sot.

  3. xhoi says:

    deri me sot, vetem Thethi eshte njohur per turizmin malor, dhe eshte gjynah qe ka plot vende te pazbuluara qe jane mrekulli te natyres e qe mund te kthehen ne burim zhvillimi ekonomik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje