Bllokohet shpërndarja e ndihmës ekonomike në Leskovik

24 Mars 2014, 09:37Sociale TEMA

Bllokohet shpërndarja e ndihmës ekonomike në Bashkinë e Leskovikut. Shkak për situatën e krijuar është bërë mungesa e informacionit dhe konfirmimit të listave të personave nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kolonjë dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Korçë, të cilat ligji i ngarkon të konfirmojne listat e pesonave që u kërkon bashkia për personat që aplikojnë për përfitimin e ndihmës ekonomike.

Sipas kryebashkikaut të Leskovikut Fatmir Guda dhënia e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë është e bllokuar nga muaji Janar për shkak të papërgjegjshmërisë që po tregojnë këto institucione duke mos zbatuar ligjin në dhënien e informacioneve.

“Drejtoresha Rajonale e Shërbimit Social Korçë është vënë në dijeni dhe është shprehur e vetëdijshme për këtë gjendje të rënduar. Për mendimin tim situate e krijuar është e qëllimtë ose  ka ardhur nga paaftësia e drejtuesve të rinj qe jane emëruar në krye të këtyre institucioneve. Kjo është situata e parë që ndodh që prej vitit 2003”, thekson kryebashkiaku Fatmir Guda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje