Gjermeni- Haxhinasto: Plan masash për sigurinë rrugore në prag të sezonit turistik

21 Mars 2014, 14:57Sociale TEMA

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, dhe ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, koordinojnë planin e masave për ruajtjen e rrugëve ndaj ndërhyrjeve të paligjshme në prag të nisjes së sezonit turitik.

Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe ajo e Transportit dhe Infrastrukturës, së bashku me institucionet e varësisë, INUK dhe Drejtoria e Rrugëve, në takimin e parë të grupit të punës ranë dakord të ndërmarrin veprime të përbashkëta për të ruajtur këtë pasuri kombëtare dhe për të garantuar sigurinë e çdo qytetari.

“Brenda muajit prill duhet të përfundojë pastrimi i rrugëve nga platformat e paligjshme,” deklaroi Ministrja Gjermeni, sipas të cilës, prioritet do të jenë rrugët turistike, por prishja e ndërtimeve të paligjshme do të vazhdojë në të në të gjitha akset kombëtare dhe ato dytësore.

Ministri Haxhinasto tha se situata paraqitet problematike, ndërsa shtoi se sot në sistemin rrugor kombëtar evidentohen 3500 ndërhyrje të paligjshme.

“Tashmë kemi një plan kombëtar për sigurinë rrugore dhe masat administrative për ata që ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në sistemin rrugor do të 10-fishohen”, njoftoi ministri Haxhinasto.

Pikë reference për grupin e përbashkët të punës mes dy ministrive sa i takon sigurisë në rrugë për qytetarët do të jetë standardi evropian.

5 komente në “Gjermeni- Haxhinasto: Plan masash për sigurinë rrugore në prag të sezonit turistik”

  1. ela says:

    Ministria Gjermeni ka respektin maksimal. Zonje e nderuar dhe e qete! jam i sigurt qe per 4 vjet turizmi do te ndryshoj rrenjesisht ne Shqiperi.

    1. Objektiv says:

      Zonje e vertete!! E qete por edhe e shume e sakte, aktive dhe me vizion te qarte.
      Respekt per te, uroj mbaresi ne rrugen e veshtire qe ka nisur.

      1. rizai says:

        perpos rregullave nga qeveria duhet qe edhe qytetaret mos te ecin si kafshe!

  2. Denonco says:

    Urgjentisht shtimi i sigurise dhe sinjalistikes, denim pisave qe kane nderhyre duke e demtuar infrastrukturen. Shpresoj qe keto qe po thoni sot ti shikojme ne jete neser, perndryshe do ktheheni ne mashtruesit e radhes….

  3. salah says:

    E. Gjermeni ka shumë plane dhe për më shumë se 10 vjet, ministri i parë i vërtetë përsëri. Por kush duhet të paguajë për të, zuzerstören këto mijëra e ndërtimeve pa leje në bregdet dhe zupflanzen pemë të reja dhe pyjet. Shqipëria është i vetmi vend në botë, shumë të trashë dhe penalisht për turizëm. Për riparimin e reputacion të keq merr një tjetër 4 vjet, si dhe së bashku për 10 vite dhe miliarda kosto. Askush nuk është akuzuar, i cili ndërtoi i paligjshëm për shkak se gjyqësori është krejtësisht inkompetend dhe penale, duke përfshirë Nasiq Naco, ose Eduard Halimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje