BB vlerëson Shqipërinë: Lider për reformat sociale në Evropë

18 Mars 2014, 18:38Sociale TEMA

Banka Botërore ka vlerësuar Shqipërinë nga Evropa, Senegalin nga Afrika dhe Indonezinë nga Azia si tre vendet më reformatore në politikat e mbrojtjes sociale.

Këto vlerësime u bënë në forumin vjetor të Bankës Botërore në Rio de Janeiro, Brazil, ku Shqipëria u përfaqësua nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Edhe pse ka qeverinë më të re nga të treja vendet, brenda pesë muajve të parë vendi ynë ka arritur të vërë në kontroll skemën e mbrojtjes sociale shkaktuar nga deficiti i trashëguar, të sigurojë qëndrueshmërinë e pagesave për skemën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar, si dhe të modernizojë skemën përmes përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe përfshirjes së shtresave më vulnerable në skemë.

“Ndihem krenar për vlerësimin që mori Shqipëria. Kemi pasur vetëm pesë muaj kohë për të kthyer në binarë një situatë të dalë jashtë kontrolli, ku fondet e dedikuara për shtresat më vulnerabël u shpërndaheshin militantëve politikë. Në tre qarqe të vendit ka nisur projekti i informatizimit të skemës së ndihmës ekonomike, ku aplikantët kontrollohen me databazat e pronave, regjistrimit të automjeteve, QKR, Gjendjen Civile etj. Më saktë, sistemi i ri shënjestron qytetarët më në nevojë dhe mundëson lidhjen me Zyrat e Punës për t’u dhënë prioritet në punësim e kurset profesionale personave më në nevojë. Jemi ende larg ambicies tonë, por ndihemi mirë që Shqipëria po vlerësohet më në fund si histori suksesi, e jo dështimi, prej një dekade”, u shpreh ministri Veliaj.

Shqipëria u vlerësua për konceptet inovatore të kalimit të ndihmës ekonomike në duart e grave të familjes; si dhe bonusin për frekuentimin e rregullt të shkollës nga fëmijët.

“Skema nuk sjell veç modernizim, por dhe emancipim, duke fuqizuar gratë dhe vajzat, duke i fokusuar financat tek ushqimi i fëmijëve dhe duke synuar vajtjen në shkollë dhe shëndetin e të miturve”, tha Veliaj në konferencën e Bankës Botërore në Brazil.

MMSR është në qendër të reformave sociale në vend. Fondi i Mbrojtjes Sociale është rreth 210mln USD në vit dhe përfshin pagesat e Ndihmës Ekonomike dhe Aftësisë së Kufizuar. E përballur me mungesën e pagesave prej disa muajsh, si rrjedhojë e përdorimit politik të skemës dhe abuzimeve masive, që nga ardhja në detyrë 5 muaj më parë, qeveria mundi të sigurojë qëndrueshmërinë e pagesave të fondit dhe të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt transparencës së përdorimit të fondeve dhe modernizimit të skemës.

Reforma të tjera të ndërmarra nga MMSR përfshijnë hapjen e Zyrave të reja të Punës, ku qeveria ka hapur 4 të parat në Tiranë, Durrës, Vlorë e Kavajë, si dhe Reforma e Pensioneve, ndoshta më e rëndësishmja dhe me më shumë impakt për publikun dhe financat e vendit.

11 komente në “BB vlerëson Shqipërinë: Lider për reformat sociale në Evropë”

  1. fshatari says:

    Te dalin kukumjackat e PD dhe te thone dicka se kjo nuk durohet

  2. Zana says:

    Faleminderit qe na zbardhni faqen

  3. ELsa says:

    I madh Veliaj. Me vjen mire qe tek ne po besojne fale punes me ne fund

    1. Andi says:

      Erdhi kjo dite me ne fund. Shume krenar per Erionin dhe stafin qe ka bere nje pune galopante

  4. yllka says:

    a cdo te thote te kesh njerez qe punojne per se mbari..

    shume te lumtur qe erdhi kjo dite

  5. Zana says:

    E pse te mos themi me ze te larte: BRAVOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO!!!

    Kjo qeveri po ben nje pune qe ne as e kishim menduar. Po stabilizohen gjerat

  6. Besimi says:

    sa cereku i erionit tkishte punuar spiro ksera. do kishte ndryshu shqiperia me kohe

  7. Tigri says:

    faleminderit qe na nderoni erion

  8. Mira says:

    Tani i bie që Europa të ndjekë Albaninë dhe jo anasjelltas…..!
    Bravo Albanisë!
    Bravo Erion Velisë!
    Bravo Mjaft-it!
    Bravo G99-ës (Gay 99)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje