Dita e Verës/ Aktivitete festive në Tiranë dhe Elbasan. Rama luan basketboll në Tiranë, Basha feston në Elbasan (VIDEO)

14 Mars 2014, 12:35Sociale TEMA

Disa mijëra qytetarë në Tiranë dhe Elbasan iu bashkuan festimeve në kuadër të Ditës së Verës në aktivitetet e organizuara nga Qeveria dhe bashkitë e qyteteve.

E ndërsa kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Tiranën për të kaluar disa momente festive, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, ka udhëtuar drejt Elbasanit, i cili është edhe kryeqendra e festimeve të kësaj dite.

Kryeministri Rama i është bashkuar të rinjve në lulishten “Vëllezërit Frashëri” ku ka zhvilluar një lojë basketbolli me ta. Në një prononcim për mediat, kryeministri Rama u shpreh se “pa fshehur dot gëzimin e një pjesë të bërthamës të 30 viteve përpara mundën dy skuadra rresht të ditëve tona. Ky është një ngushëllim fantastik për moshën që ikën në këtë ditë vere dhe besoj se ndërthurja e energjisë dhe e pasionit të më të rinjve me eksperiencën tonë iu vlejti dhe atyre. Ndërkohë që kam bindjen se kjo ditë vere çel një verë dhe një pjesë të mbetur të vitit më të mirë qoftë për të rinjtë, qoftë për më të moshuarit”.

Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, nga qyteti i Elbasanit theksoi se “më vjen mirë që distanca fizike midis Tiranës dhe Elbasanit nuk ka qenë kurrë më e shkurtër, më e vogël. Sepse distanca shpirtërore mes Tiranës dhe Elbasanit thuajse nuk ekziston. Këtë e them si kryetar i Bashkisë së Tiranës, por edhe si ish-deputeti i Elbasanit në Partinë Demokratike”.

“Sot në emër të qytetarisë së Tiranës falenderoj qytetarinë e Elbasanit për këtë traditë të bukur që ia kanë dalë ta mbajnë gjallë dhe që Ditën e Verës rrezaton anembanë qyteteve dhe fshatrave tona. Ju uroj nga Elbasani çdo shqiptari gëzuar Ditën e Verës. Mbarësi dhe gëzim sjelltë kjo ditë për të gjithë ju. Panairi është gjithmonë impresionues si për nga organizimi shut edhe për nga pasioni i njerezve që përfaqësojnë punën e tyre në këtë panair”, tha Basha.

Por krahas aktiviteteve festive në rrugët dhe sheshet kryesore të dy qyteteve nuk kanë munguar as inicidentet apo përplasjet. Kështu Policia Bashkiake është përplasur me Policinë e Shtetit në lulishten ‘3 Vëllezërit Frashëri’ në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Shkak për incidentin është bërë ngritja e një fushe basketbolli për të cilën Bashkia e Tiranës pretendon se nuk është marrë leje.

Në të njëjtin vend Bashkia kishte programuar një podium për një koncert për fëmijë.

Incidenti ndodhi pak minuta përpara se kryeministri Rama të përfshihej në aktivitetin e organizuar në këtë lulishte.

Në mëngjes Bashkia e Tiranës nuk pranonte të zhvendoste një pistë vallëzimi disa metra larg nga lulishtja “Vëllezërve Frashëri”, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku qeveria kishte ngritur një pistë basketbolli.

Rreth orës 10:30 bashkia u tërhoq duke pranuar zhvendosjen e aktivitetit, ndërsa lojës së basketbollit i është bashkuar edhe kryeministri Rama.

13 komente në “Dita e Verës/ Aktivitete festive në Tiranë dhe Elbasan. Rama luan basketboll në Tiranë, Basha feston në Elbasan (VIDEO)”

  1. nuri says:

    Po ju jap nje lajm te gezuar :
    Kryeministri Rama sot ja kaloi edhe Nard Ndokes me thenien brilante tek po luante basketboll ne nje ambient pa leje, “Kjo dite vere qe eshte dite vere”, e mrekullueshme, te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen duhet te gezohen per rekordin e mencurise qe ka arritur kryeministri i tyre. Vertet dhurate e cmuar per nje dite te shenuar.

    1. gertjan says:

      Si gjithmone brilant Rama.

      1. alm says:

        Kryeministri si ata te huajt,shume ne forme si gjithmone.

    2. buffon says:

      Kjo nuk eshte pritur mire nga Saliu i cili ne shenje proteste ka thyer serish rekordin e qendrimit mbi uje.Kesaj radhe ne pishina.

    3. eri says:

      Rama kryeminister fantastik, shume popullor

    4. Sandri says:

      Kuptohet xhelozia se esht era e pare qe 1 kreminister esht kaq afer me qytetaret dhe jo me anti plumb

  2. ari says:

    e pate Diktatorin e Ri KIM IL RAMA-perzuri femijet vetem te mos shenoje asnje kosh.basketbolliste i deshtuare shizofren.ti pengosh kercimin femijve per nje shizofren si rama dhe nje prodhues jastekesh ma de in griselda veliu eshte turp.e pate 6 gjuajtje bosh sikur te ish grate e rames tera i dolen biosh.po mos te ishte kristaqi te ja bej gregorin ky edhe aty do te dilte bosh.epo qfare pritet nga nje kokepalare kokebosh.

  3. klik says:

    Nje feste demode….

  4. Sokrati says:

    Gjuajti dhe jashte,gjuajti dhe jashte,hoqi xhaketen dhe gjuajti por prap jashte,gjuajti dhe prap jashte,gjuajti dhe beri kosh.
    edhe gjyshi im qe eshte 94 vjec do shenonte po te gjuante 10 here.

  5. Beso says:

    Epo basketbolli i mbetiz.Rama se te tjerat i ka ne terezi….

  6. ah prona private says:

    Kot qe grinden si policia bashkiake si policia e shtetit pasi asnjera nuk ka te drejte per te autorizuar aktivitete tek lulishtja e vellezerve Frasherine sepse ajo toke eshte prone private, pra as prone e bashkise e as prone e shtetit.

  7. Doda says:

    Kompimente zoti kryemister per gjallerin dhe spontanitetin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje