Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të Bashkisë së Tiranës, se qeveria ka neglizhuar shpronësimin për varrezat.
Sipas kësaj ministrie, mungesa e varrezave është për faj të qeverisë së shkuar, e cila nuk e ka marrë në konsideratë këtë çështje.
Gjithashtu, ministria shprehet se edhe Bashkia e Tiranës ka shfaqur një neglizhencë të theksuar për këtë çështje.
“Ministria e Punëve të Brendshme, nisur nga ndjeshmëria që shkakton mungesa e vendeve në dy varrezat publike të Tiranës, sqaron opinionin publik se ka ndjekur me përgjegjësi të plote dhe vijon te jete e angazhuar per zgjidhjes e shpejtë të problemit.
Duhet të bëjmë me dije opinionin publik, se çdo vonesë në këtë proces, është pjesë e trashëgimishë së qeverisë së shkuar, e cila ishte më e shqetësuar të kthente SHQUP-in në seli partie sesa të merrej me shpronësimin e tokës për varrezat publike.
Sqarojmë se dosja për shpronësimin e tokës së varrezave publike është dorëzuar nga Bashkia e Tiranës në Ministrinë e Punëve të Brendshme në muajin qershor 2013, kohë kur Ministria drejtohej nga opozita aktuale. Administrata e kaluar në Ministrinë e Brendshme, nuk e mori asnjëherë në shqyrtim dosjen.
Me ardhjen e Qeverisë së re, duke njohur rëndësinë e çështjes, kërkesa e Bashkisë së Tiranës nisi shqyrtimin me precedencë. Komisioni i Shpronësimeve, ngritur pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi mori në shqyrtim dosjen e dorëzuar, ia ktheu Bashkisë së Tiranës për plotësim, pasi u konstatua mangësi e theksuar dokumentacioni dhe procedurash ligjore si për shembull:
• vendimi i Këshillit Bashkiak ishte i pafirmosur dhe pa numër vendimi;
• mungonte konfirmimi nga institucioni i Prefektit;
• dokumentacioni ishte i pafirmosur nga ane kryetarit të Bashkisë, etj.
Gjithashtu sqarojmë se në dosjen e hartuar nga Bashkia e Tiranës nuk kishte asnjë dokument që provonte se ishin kryer negociata apo marrëveshje paraprake me pronarët që do të shpronësoheshin. Megjithëse dosjet i janë dërguar Bashkisë së Tiranës për plotësim që në datë 30 dhjetor 2013, ato janë plotësuar dhe rikthyer pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm në datë 30 janar 2014, pra pas 1 muaji.
Në datë 14 shkurt është lidhur marrëveshja me Bashkinë e Tiranës për nisjen e procedurave të shpronësimit dhe në datë 27 shkurt, sipas parashikimit të afateve ligjore, nisi publikimi në media i njoftimit për palët e interesuara, që janë pronarët e ligjshëm të tokës.
Aktualisht jemi në fazën e pritjes së ankimimeve të pronarëve të truallit që do të shpronësohet.
Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar projekt-vendimin për shpronësimin e pronarëve të truallit dhe brenda një kohë të shkurtër do të paraqitet për miratim në Qeveri. Draftit do t’i bashkëngjiten edhe ankimimet e pronarëve të tokës, të depozituara pranë Ministrisë”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Nuk ka varreza,ti cojne neper xhamija,aty do te shijojne nga afer prarajsen e premtuar nga Allahu……………
Plerat qe iken duhen kalbur ne burg dhe kaq. Ju lumte juve per punen e bere
Po lerini ne marrine e tyre ato palacot e beni punen sic po e beni ju, se sali serbi e lul palloshi sdine c thone
Puna e Ministrise se Brendshme eshte fantastioke.
Luli te nxjerre nga varri ate qe ka bere gjer tani
Po c varresza thote lulka e shkrete more aman..
Epo ti hashe mune ministrise se brendshme ti lul basha se po ben nje super pune qe nul moka i yt se beri per 8 vjet
Ministria e brendshme po ben nje pune si rralle here. LUL pertaci eshte bere se loqe qe sdihet ne cilet pantollona eshte strukur
PO ky lul basha te na thote njehere se cpo ben ta marrim vesh???????????
ik ore zgjebaraq i mutit flet ti qe sbeka pune qeveria nderkohe qe ka 3 vjet ske ngul nje gozhde ne bashki e qytet
Mos u merrni me bbashkine. Ajo kete here ska patur kryetar sic ska opozita kryetar.. jane deshtake
Problemi i mungeses se tokes per varrezat eshte fatkeqesisht nje problem qe ka mbi 10 vjet, pra te dyja palet jane pergjegjese, dikush me pak, dikush me shume po jane bashkefajtore dhe populli nuk e ka memorjen e shkurter.
Ne Shqiperi mungon nje ligj i mirefillte i cili te bazohet mbi nje takse per token ne varreza. Kush deshiron te kete akoma ne varreza brezin e katert apo te peste le te paguaje, po kur nuk ka me te aferm, atehere duhet qe parcela ndodhen varre te para nje shekulli te riciklohen per tu lebe vendin breave te me paseshem.
Te gjithe jemi koshient se ka me teper nene toke se sa mbi toke, keshtu qe nuk mund te pushtohen pambarimisht toka per varreza!
nje mur rrethues por me mundesi per te ruajtur eshtrat e njerezve qe kane vdekur 40 ose 50 vjet me pare ne pjesen e brendshme te murit do te ishte zgjidhja me epershtatshme dhe emergjente jo vetem per varrezat e Tiranes por te gjithe Shqiperise vemendja ne kete lloj zgjidhje nga te gjithe do te duhej te merej ne konsiderate ju faleminderit
-Ministria Brendeshme ka rastin te rregulloje kete problem. Te mbyllen varrezat e Sharres e te Tufines dhe te hapen te reja nga Elbasani e Rinasi. Ne Sharre e Tufine do kete vizitor ne varreza rreth edhe 2 breza njerezor pastaj nuk shkon asnje per te vizituar varrin e stergjyshit. Keto pastaj prishen sic eshte vepruar dikur. Perndryshe do ishte mbuluar toka me varreza.Keshtu te veprohet ne cdo rreth.Ka rast qe te largohen edhe imazhet e dyshimta per histori me toka varrezash. tung
Ketij I thone Ping-Pong pergjegjesish.
Tregoni qe jeni me te zot e do ta zgjidhni shpejt.
Mos cani bythe per varreza se mendon Allahu…
Normal qe eshte papergjegjshmeri e qeverise se shkuar dhe e bashkise .. sepse nuk eshte e thene qe zgjidhjet te jepen momentin e fundit aty ku “s’mban me uje kupa” , qeveria e shkuar nuk dha asnje rruge zgjidhjeje dhe tani situata i mbetet qeverise aktuale .. Rama pervec “Puneve” qe i takon te beje , ka persiper dhe boshlleqe qe qeveria e shkuar i la pa zgjidhje ? !!
bashkia keto dy vjet se beri punen? Se sikur e kishte Rama deri para 2 vjetesh
urdher
sa te zgjidhet muhabeti ndalohet te vdesin njerez.
Po pse,Saliu me Bashen a nuk vajten per varreza ne Dublin?
dhe sa kohe do degjojme qeveria e me pareshme
Ka mundesi ti lini keto e kapergjegjesin ai apo ky kete e dime , merruni me pune dhe merrni masa sepse jane varreza …….
Per mua,eshte nje turp dhe mekat i madh ky komunikim me publikun.Pergjegjesit e kesaj gjendje kane emer dhe duhet te ndeshkohen ne menyre ekzemplare.
Ky komunikim jo vetem qe nuk mund te hyje ne veshin e atyre qe percjellin njerzit e tyre te dashur ne banesen e fundit,por edhe ne veshin e te tjereve qe nuk kane fatkeqesi por jane taksapagues te rregullt te ketij shteti karagjoz.TUNG.