Dita e Verës/ Katër ministri bëjnë publik kalendarin e festimeve

11 Mars 2014, 20:36Sociale TEMA

Këtë vit Dita e Verës do të festohet ndryshe nga herët e tjera. Qeveria shqiptare nën koordinimin e katër ministrive, atë të Rinisë, Arsimit, Kulturës dhe Turizmit, ka planifikuar një sërë aktivitetesh në 14 mars, përgjatë Bulevardit të Tiranës, si një mënyrë ndryshe për t’u argëtuar.

Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, prezantoi kalendarin e aktiviteteve që janë parashikuar të ndodhin në Tiranë në Ditën e Verës.

“Edhe këtë vit shqiptarët janë gati të shijojnë e festojnë ndryshimin e stinëve. Elbasani spikat me aktivitetet që organizon çdo vit në Ditën e Verës, por ndërkohë katër ministri janë bërë bashkë për të krijuar një atmosferë festive edhe në Tiranë”, u shpreh Sula.

Në 14 mars, duke filluar nga ora 10.00, Ministria e Rinisë, e Kulturës, e Arsimit dhe e Turizmit kanë përgatitur një sërë aktivitetesh, të cilat do të përqendrohen në Bulevardin e Tiranës, nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit deri në Sheshin “Nënë Tereza”.

“Nuk ka mënyrë më të mirë se sa Dita e Verës, si festë e të gjithë shqiptarëve, për t’u argëtuar e festuar së bashku”, u shpreh Sula, duke i ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen festës.

Aktivitetet nisin nga TOB-i me një performancë nga Banda e Ushtrisë, për të vijuar në Parkun “Rinia” me aktivitete të ndryshme nga gjimnazet e Tiranës, Cirku i Tiranës dhe Teatri i Kukullave, e më pas në Galerinë e Arteve ku do të shfaqet një ekspozitë me piktura nga fëmijë më aftësi të kufizuara.

Në urën e madhe në Bulevard do të organizohet një koncert muzikor me këngëtarë të njohur shqiptarë, ndërkaq pak me tutje, në sheshin “Vëllezërit Frashëri” do të ketë aktivitete të ndryshme sportive për të rinjtë. Në lulishten përpara Vilës 31 të gjithë të apasionuarit pas produkteve artizanale mund të ndjekin Panairin e Artizanatit, një vend do të ekspozohen krijime të ndryshme të 30 bizneseve me prodhime artizanale nga e gjithë Shqipëria.

Radha e gjatë e aktiviteteve mbyllet në Sheshin “Nënë Tereza” me Agjencinë e Turizmit dhe operatorë të ndryshëm turistikë, të cilët do të shfaqin projektime vizuale mbi Shqipërinë turistike. Kësaj nisme i është bashkuar edhe biznesi, të cilët do të ofrojnë produktet e tyre me një kosto më të ulët.

Detaje të të gjitha aktiviteteve mund t’i gjeni në faqen zyrtare të katër ministrive në Facebook ose një fan page “Dita e Verës”.

16 komente në “Dita e Verës/ Katër ministri bëjnë publik kalendarin e festimeve”

  1. futja kot says:

    sa do kushtoje se mos e paguani si qeverija e pare

    1. alba says:

      Shyqyr aman qe do ndryshoje pak kjo atmosfera e dites se veres kete vit se kishim 3 vjet qe Lulka te njejtin dekor vinte. Ato lulet lara-lara, qe vende vende edhe mungojne, shkurt krejt kot. Keshtu bravo ministrive qe po i organizojne keto evente, sepse faktikisht na duhet nje dite e tille per te filluar qe ta ndjejme relaksin e veres…Bravo!

    2. berti says:

      me ne fund nje organizim dinjitoz sic di te bej vetem Edi Rama

  2. Marko Boçari says:

    sala dhe lulka do jene ne Islande ne nje konference me temen pranverane ne -25 grad celsius

  3. Pirro Cako says:

    Jam i lumtur qe do te performoj kenget e mia ne stage qe do te ngrihet tek ura e bllokut. Do jete nje dite e mrekudhueshme.

  4. Moza says:

    Jam i lumtur qe do te performoj kenget e mia ne stage qe do te ngrihet tek ura e bllokut.

  5. Cirku i Tiranes says:

    DO te jemi te gjithe aktoret e cirkut tek Parku Rinia bashke me femijet e kopshteve. Ju presim

  6. Shkollat 9-Vjecare says:

    Bashke me cirkun e TIranes do te jemi tek parku Rinia dhe me Institutin e Nxenesve qe nuk degjojne tek teatri i Operas Dhe Baletit.
    DO te kete Futboll, Volejboll, Basketboll ne rruge, Muzike me harqe, Piktura dhe pafund surpriza.

  7. Instituti i Nxenesve qe Nuk Degjojne says:

    Bashke me shoket tane te shkollave 9-vjecare do te jemi tek Teatri i Operas dhe Baletit per shume piktura dhe muzike me harqe.
    Nje dite plot diell ?

  8. Instituti i Nxenesve qe Nuk Degjojne says:

    Do te jemi tek Teatri i Operas dhe Baletit per shume piktura dhe muzike me harqe.
    Nje dite plot diell ?

  9. ueda says:

    Super organizim .. !! Bravo ?
    Me kete qeveri festat festohen sic i ka hije dhe organizimet jane nder me te mirat qe mund te kemi patur ndonjehere

  10. kevin says:

    E kam pare eventin te shperndare ne disa rrjete sociale dhe me te vertete mendoj se eshte nje ide e mrekullueshme. Njerezit kane nevoje per dite te gezueshme dhe per te festuar per tu larguar sado pak nga hallet e perditshme, dhe kjo ishte nje menyre e mire, duke festuar te gjithe sebashku ardhjen e stines qe duam me shume. Bravo qeverise dhe ministrive qe kane organizuar aktivitetet per kete dite dhe gjithashtu ju uroj pune te mbare ne qeverisjen e metejshme te vendit.

  11. Shqiptare nga Drenica ANTI-kosovarllek ( (ish Kosovar ) says:

    E sikur t’i zevendesonim te gjitha festat abrahamike me festa burrimore shqiptare ? urime Diten e Veres te gjithe shqiptareve kudo jane

  12. Asrtl says:

    Ah mer Edi mer Edi….po me ahenge ngele. Asgje spo shohim deri tani nga kjo qeveri.

  13. kthjellet says:

    Festat e organizuara nga zyrat e shtetit nuk jane festa por butafori per perfitim politik dhe per te nxjerre ndonje leke nga ata qe meren me keto gjoja festa.
    Tere jeten per hunde na ka terhequr politika.Por keta te sotmit kerkojne qe tu levdosh edhe shalet.

  14. Shqiptari i vertete. says:

    Po them dy fjale por ne fillim shkon shume thenia:
    “Qente le te lehin karvani te shkoje perpara.”
    Perse e them kete se me sa duket me te vertete po te keshe neper ministri djem dhe vajza shqipetare dhe te perkushtuara doemos do te keshe edhe festa te kendeshme dhe domethenese.
    Turp tu vije atyre qe une i quaj kreminele dhe antishqipetare qe shkruajne mbroçkulla ketu ,se ne te vertete nuk dine dhe nuk kane pare se si organizohet nje feste me se popullore,por keta jane ata pa fytyre qe duane ta shikojne shqiperine zi e me zi por kurre nuk ja kane per tja arritur qellimit,shqiperia do rroje dhe do perparoje me kete qeveri qe ka zgjedhur vete me mbi nje miljone shqiptare.
    Pershendetje te kater drejtuseve te ministrive pjesmarrese ne keto festime ne diten e veres. BRAVO.Me mire nuk ka si behet.Te pelcase ai qe nuk na do.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje