8 Marsi, Kuvendi çel dyert për gratë dhe vajzat. Apeli nga deputetet: Të bashkohemi

8 Mars 2014, 13:08Sociale TEMA

Salla e Kuvendit si asnjë seancë tjetër plenare, ka çelur dyert për gratë dhe vajzat. Për herë të në kryeqytetin e Shqipërisë, 8 marsi ka bërë bashkë në parlament ligjvënëset e të gjitha trojeve shqiptare në një seacë të posaçme ku theksi është vënë tek bashkimi për realizimin e të drejtave të grave kudo ku ato jetojnë. Në këtë aktivitetin e organizuar nga Aleanca e Grave Deputete, e drejtuar nga demokratja Mesila Doda marrin pjesë rreth 20 deputete femra nga Republika e Kosovës, 7 deputete nga Maqedonia, ndërsa pjesa tjetër janë parlamentaret e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryetarja e Aleancës së Grave Deputete, Mesila Doda  theksoi se sfidat e grave janë të shumta, por asgjë nuk mund të përballohet nëse nuk ka një bashkëpunim konstant mes deputeteve shqiptare.“Sot po e shënojmë 8 Marsin me arritje të rëndësishme por kaq nuk është e mjaftueshme, ka shumë punë për të bërë, që gratë shqiptare të zënë vendin e merituar. Sot jemi në shekullin e 21 ndërsa mentaliteti mashkullor mbetet i shekullit të kaluar. Përpjekjet tona dhanë rezultate, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë atë demokraci që duhet të vlejë njësoj për të dyja gjinitë dhe në radhë të parë në vendimarrje. Ideali jonë mbetet ai i fuqizimit të kombit tonë. Në këtë kthesë historike gratë luajtën një rol të rëndësishëm për kombin. Të bëhemi shembull se si bashkohen jo vetëm kombi por shoqëritë nën sistemin e vlerave, në arsim, politikë, shkencë e fushat e tjera. Fuqizimi i kombit dhe i grave duhet të jetë një proces që duhet të shkojë paralelisht”tha ajo.

Zv kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri pasi përshëndeti të gjithë gratë e trevave shqiptarë, vlerësoi iniciativën e Aleancës së Grave të Parlamentit të Shqipërisë për këtë bashkim. Sipas saj ideali i grave shqiptare është ai i fuqizimit të kombit. “Sot po e shënojmë 8 Marsin me arritje të rëndësishme por kaq nuk është e mjaftueshme, ka shumë punë për të bërë, që gratë shqiptare të zënë vendin e merituar. Sot jemi në shekullin e 21 ndërsa mentaliteti mashkullor mbetet i shekullit të kaluar. Përpjekjet tona dhanë rezultate, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë atë demokraci që duhet të vlejë njësoj për të dyja gjinitë dhe në radhë të parë në vendimmarrje”, tha Tahiri. Sipas saj, ideali i grave shqiptare është ai i fuqizimit të kombit. “Ideali jonë mbetet ai i fuqizimit të kombit tonë. “Në këtë kthesë historike gratë luajtën një rol të rëndësishëm për kombin. Të bëhemi shembull se si bashkohen jo vetëm kombi por shoqëritë nën sistemin e vlerave, në arsim, politikë, shkencë e fushat e tjera. Fuqizimi i kombit dhe i grave duhet të jetë një proces që duhet të shkojë paralelisht”, u shpreh ajo.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli shprehu bindjen se gratë do të mund ta fitojnë betejën për të drejtat e tyre. “Sot bëj thirrje për të ndryshuar gjerat. Nëse do të jemi së bashku do të ndryshohen, ndryshe e kemi luftën të humbur pa e filluar akoma. Shekulli që ka ardhur është shekulli i grave kudo që janë.”- u shpreh Kodheli. Ministrja e Mbrojtjes kërkoj një duartrokitje për të gjitha gratë deputete, që siç tha ajo për “20 vjet me radhë në arenën e Kuvendit kanë bërë betejat e tyre, që ne të mund të ngjitemi sot këtu ku jemi”.

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu theksoi se beteja e vjetër e të drejtave të grave do të mund të fitohet nëse gratë do të jenë të vërteta me njëra tjetrën. “Nëse do ta shohim të gjithë bashkë pjesën e të drejtave të grave ne mund të jemi më agresive dhe të fitojmë një betejë që është e vjetër. Sot gratë duhet të jenë të vërteta me njëra-tjetrën, drejtësia është ajo çka i duhet grave. Duartrokitje të fortë për të gjitha ato zonja që sot kanë pak arsye për t’i dhënë vetes Gëzuar 8 Marsin por kanë plot arsye për të vazhduar përpara”, deklaroi Bregu.  Deputetja demokrate tha se gratë shqiptare janë sot në protestë para Kryeministrisë, kundër largimit nga vendet e punës. “Sot në rrugë para Kryeministrisë, gratë shqiptare janë në protestë, nga administrata shqiptare janë larguar 5 mijë veta nga puna, një pjesë ë të cilave janë gra”, tha Bregu. 

Ndërkohë, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni uroi sot 8 marsin. “Urimi i parë këtë 8 Mars shkon për çdo nënë, për çdo gjyshe, për çdo grua!”, shkruan Gjermeni në rrjetin social ‘facebook’. “8 marsi është dita kur ne kujtojmë kurajon e vajzave dhe grave që guxuan dhe luftuan për të drejtat që ne gëzojmë sot! “8 Marsi është dita kur ne duhet të ngremë zërin dhe të kontribuojmë në ndryshimin e situatës për ato gra dhe vajza që nuk i gëzojne këto të drejta”, shkruan ministrja Gjermeni. “Mirënjohje dhe respekt pafund për dashurinë, përkushtimin dhe modelin me të cilin një grua na edukon dhe çdo ditë nxit ndryshimin!”, shkruan Gjermeni.

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha në postimin e saj në rrjetin social pasi i uroj të gjitha nënave, grave dhe vajzave 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shkruan “disa principe nuk mund të ç’rrënjosen. Një prej tyre është të qenit grua, nënë, mikeshë. Sado që ritmi i të përdtishmes na detyron shpesh të mos i shprehim me fjalë konsideratat për njëra-tjetrën, jam e lumtur që të gjitha këto vlera i kam gjetur e gjithnjë do t’i gjej te gjithsecila. Në ditë si kjo, kur vëmendja e të gjithëve fokusohet veçanërisht te ne, do doja të shprehja edhe unë mirënjohjen dhe urimin që ‘lufta’ jonë për të pasur vendin e duhur të vijojë deri sa të ndihemi të përmbushura. Gezuar 8 marsin”, pëfundon mesazhin e saj Ministrja Gjosha. 

6 komente në “8 Marsi, Kuvendi çel dyert për gratë dhe vajzat. Apeli nga deputetet: Të bashkohemi”

  1. njeriu jo i verber says:

    gezuar o nena, motra vajza, rini festen e 8 marsit.
    lavdi nenave qe na dhane jeten.
    dashuri, e vetem dashuri, por edhe ligj.
    kush eshte spiune te hape krahun se ajo nuk eshte per kombi,por per femijet e saj.
    kush ka vjedhe, te ktheje parate e te perballet me ligjin.
    per kete dite luftuan grate e amerikes, liri drejtesi, ligj.
    fjalet e veprate thena pa vertetesi qe beni si them une e mos beni si bej une, duhet te perballen me ligjin

  2. Ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

    Me keto palo gra qe ka parlamenti Shqiptare dhe ne WC ke frike te shkosh,se te vrasin apo te perdhunojne,si pjese e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-politik qe jane me ze e figure dhene nga medja ne vite.
    Te gjitheve grave te Shqiperise te pa perlyer me te djeshmen e te sotmen sa korruptive aq dhe kriminale ne vite,pra grave te ndershme i uroje GEZUAT ne jete te jeteve 8 Marsin me nje jete ne progres njerezor,ku gruas ti thuhet GRUA dhe jo placke tregu sikurse eshte vepruar deri me tani nga politikat e dites.

  3. Treviso says:

    Kryetarja nismetare e parlamentit shqiptare per te drejtat e grave ne Shqiperi, eshte fallso. Eshte fallso derisa te jene ne politike kriminelet Berisha e Basha, qe kan lyer duart me gjak. Keto persona qe kan lyer duart me gjak jane udheheqesit qe ju i ngrini ne pjedestal. Duke ngritur kriminelet ne pjedestal, kerkoni dhe te jeni nismetare per te drejtat e grave. Sikur jeni ne konflikt mendimi. Keshtu e kuptoj une.
    Rrofte 8 marsi!
    Rrofshin grate!

  4. Edhe nji bravo sot , per qeverine Rama !
    Jeni te paarritshem !
    Vazhdoni !

  5. genci says:

    gezuar gra! u lehtesofte jeta juaj sa me shume ne kete vend!

  6. LORA says:

    Nuk i kuptoj dot keto aktivitete;me duken nga fillimi ne fund butafori.
    Do ta kuptoja nese grate deputete do te deshmonin me fakte punen e tyre per garantimin e punes per nenat dhe vajzat,sepse 8 Marsi eshte blatuar me gjakun e qindra grave per te drejtat e punes se tyre.Jashte ketij kuadri,kjo qe bejne grate deputete me duket nje perqeshje me vojtjet e dertet e mijra grave shqiptare,ne sfiden e jetes se tyre te perditeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje