Kuvendi shtyn punimet pasi nuk ka ligje/ Kalaja: U trembën prej nesh

6 Mars 2014, 17:33Sociale TEMA

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe drejtuesit e furgonave taksi 8+1 zhvilluan protestën e paralajmëruar para Kuvendit të Shqipërisë.

Megjithatë, në sallën plenare nuk pati asnjë ligjvënës për shkak se punimet e Kuvendit ishin shtyrë pasi nuk kishte asnjë ligj në rendin e ditës.

Edhe pse ky është një problem më vete, drejtuesit e protestës, por edhe mediat e djathta, mendojnë se deputetët u frikësuan.

Me karafila të bardhë në duar, drejtuesit e furgonave taksi janë mbledhur përpara selisë së Kuvendit dhe më pas kanë marshuar përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit për t’u ndalur përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

Gëzim Kalaja, kryetar i BSPSH-së, kërkoi edhe njëherë uljen në bisedime me qeverinë për gjetjen e një zgjidhjeje në lidhje me 20 mijë drejtuesit e furgonave taksi, të cilët prej disa javësh po kundërshtojnë një vendim të Qeverisë që iu ndalon atyre të çojnë dhe marrin pasagjerë.

Kalaja e konsideroi anulimin e seancës plenare, që ishte parashikuar për ditën e enjte, si një veprim të paprecedent.

“E paprecedent që deputetët të tremben, të mbyllin parlamentin, të anulojnë seancën plenare. Sot në duart tona ndodhen karafilat e bardhë, nuk ndodhen as bombat, as tritoli që ka pushtuar Shqipërinë. Ne nuk jemi kriminelë, jemi njerëz paqësore. Kërkojmë dialogun social tavolinën e bisedimeve,” tha Kalaja. “Ju keni marrë kredi, keni marrë borxhe, ju keni votuar në 23 qershor për ditë më të mira. Deputetët e parlamentit shqiptar duhet të ishin takuar me ju dhe të dëgjonin kërkesat tuaja dhe sot Parlamenti Shqiptar duhet ta kishte kthyer seancën parlamentare dhe në qoftë se nuk do kishte Kuvend”, vijoi Kalaja.

Sipas tij, një nga kërkesat e protestuesve është ndryshimi i ligjit të vitit 1998 për taksitë furgon.

“Po i drejtohem kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, që kur ka qenë kryeministër nuk ka zbatuar ligjin e vitit 1998 sepse e dinte që do të hapte një plagë sociale duke nxjerrë të papunë 20 mijë drejtues automjetesh taksi dhe duke lënë pa bukë 20 mijë familjet e tyre. Do ia dhuroja zotit Ilir Meta këtë karafil të bardhë për t’i treguar që jemi paqësorë dhe kërkojmë vetëm tryezë bisedimesh. Do i thosha gjithë punonjësve të Shqipërisë që kanë dalë dhe janë goditur nga reforma se komisioneri Fyle dhe Departamenti Amerikan i Shtetit kanë si mesazh për të gjithë vendet zgjidhjen e problemeve me anë të dialogut social”, theksoi Kalaja.

Në vijim ai shtoi se humbjet financiare për drejtuesit e furgonave taksi janë mbi 2 milionë euro, ndërsa shtoi se vendimi i ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka kthyer kaosin në vend.

27 komente në “Kuvendi shtyn punimet pasi nuk ka ligje/ Kalaja: U trembën prej nesh”

  1. gent says:

    po ky komunisti ku ishte 8 vjet kur ishte pd ne pushtet?

    1. herta says:

      Ishte rehat ky ne 8 vjet, se PD bente ligje po nuk zbatonte asnje biles u nxiste qe ti thyenin njerezit si te mos ishin rehat keto.

      1. Glad I left Albania! UK says:

        Shkoni ke SHQUPI, qe eshte zaptuar nga PDistat, dhe pyesni Bashen, dikur minister transporti, ose sali shpellarin qe 8 gvetet e fundit ish KM, perse?

    2. Devolliu says:

      Tani thotë jam Gëzim Kalaja, sa herë ka qënë Salih Shpellari në pushtet ky ka qënë Gëzim Kulufi që ka vjedhur gjysmat e pronave të ish Bashkimeve Profesionale.

    3. adri says:

      Tani po. Ku dhemb dhembi shkon gjuha. Normal krimet dhe korrupsioni ne shqiperi vjen vetem per shak te kiminalitetit e korrupsionit ne organet e Drejtesise se korrupsioni qe bejne Gjykatat, gjyqetaret dhe porokuroret eshte Krim mbi cdo krim tjeter pasi ata nxjerrin nga burgu dhe u japin pafajesi krimineleve, hajduteve, te Korruptuarve. Dhe me shume se ne cdo gje tjeter Qeveria nese don qe te kete sukses ne forcimin e shtetit te se Drejtes duhet te perqendrohet tek reforma ne Gjykatat, ne prokurori e ne Keshillin e larte te Drejtesise ku ky i fundit mbi te gjitha eshte dhe cadra ku fshihen te gjithe inkriminuarit e Drejtesise.

    4. adri says:

      Ke Gezim Kalja qe ka marre te gjitha pronat e bashkimeve profesionale qe ben politiken e berishes duhet te arrestohet. Ne asnje vend te botes nuk ka sherbim transporti urban me furgona bile dhe ndermjet fshatrave. Ky duhet te merret menjehere ne ndjekje penale. Po ku ioshte ky klaja nga tete vjete kur ishte berisha ne pushtet nuk ja pame surratin dhe nuk ja degjuam zerin. doli ky tani nga strofkulla dhe bertet dhe don te krijoje rumuja. prokuroria te filloje menjehere ndjekjen penael ndaj tij ne qofte se konstaton shkelje te ligjit. Shqiperia ka nevoje per shtet Ligjor njerezit kane nevoje per siguri, kane nevoje per nje Sherbim Cilesor dhe te Sigurte. Nuk ka ngelur malesor e fshatar pa u bere me furgon e kane kthyer shqiperi si Tirana me kioska dikur anes se lanes e tek parku rinia.

  2. Zoti !!! says:

    Kta funderina ,jane njerez qe paguen te ushtrojne dhune kunder ktij pushteti .
    Pas ksaj fasade gjasme per te drejtat e Gurfonave te vandaleve qe snjofin shtet ,qendrojn qarqet antishqiptare .
    Kto “Protesta” te improvizuara ,jane pjes e luftes per destabilizim ,
    eshte tritoli rremujes e zhurmes ,qe synon mos lenjen te qete ,qeverritaret shqiptare te mendojn e punojne te qete .
    Gjithcka eshte dicka e programuar nga Monstrat qe luajne poltiken ne kte vend ,me manikinin e vet berishen ,qe mesa duket ka marre orientime te reja ,e lene Tritolin te heshte pak ,sepse keshtu vepron me mire ne trurin e shqiptarve corientimi ,godite me tritol ,lere pak te qete ,pastaj perseri deri sa truri te coroditet fare ,pra nji art i teorise se kaosit ne tru . Shpresoj qe kta pushtetar te kuptojn mire lojen psikologjike qe luhet ktu kunder tyre ,jo nga berisha sepse berisha eshte vetem nji frymezues dhe aplikues e urdhrave dhe taktikes qe duhet te ndjeke ne shqiperi ,per destabilizim ,pooor atyre qe jane aleate dhe atyre qi i kendojn me fyellin e bariut ne veshe deles qe ta vere ne gjume .

  3. Selfo says:

    E dekoronte Saliu, s’ka faj ky pas nje anarshie eshte e veshtire te besh shtet, kerkon te mos zbatohet ligji qe e ka miratuar vet personi qe qendron ne balle te protestes Z. Lulzim Basha. Gjithmone PD ka qeverisue ne anarshi te plote nuk di menyre tjeter. Vijne keta dhe mundohen te bejne shtet!

  4. -Po bejne demostrata me ligjet qe kane firmosur vete kur ishin ne pushtet..s’ka faj ambasadori rus qe e analizon Salen ne menyren me percmuese

  5. Ca dialogo thuati o palle po thuaj atij shokut tat Mulit dhe Ridit qe para se te dalin ne proteste te kerkojne ndryshimine ligjit ne parlamet dhe ne qeveri dhe pastaj kerkoni zbatimin e ligjit se po cudisni boten proteste per te mos u zbatuar ligjin.

  6. ervin says:

    I them Z Gezim Kalaja o PUC o ndyresire ne 2007 na ngrite ne te autobusave ne greve sa na grine e na coptuan me shkopinj gome atehere i kerkoje qeverise qe te bllokonte fugonat… na dergoje fjale e na thoshje e gjithe shoqata e transportit urban nderqytetas ne oren 10 para kryeministrise… Na thoje qe furgonat duhet te zbatojne ligjin e 1998…

    sot ke ndryshuar krahe… na fute dhe ne greve urie o pisllek…
    Po do ta pesosh me keto qe ben sidomos nga pronaret e autobusave

  7. psy says:

    Sindikata qe jane djathtas,vetem ketu shikon…sindikata ne krah te padroneve.Pika qe s’ju bie ketyre dhe Saliut!

  8. qytetari says:

    ho trap qe je me karafila t bardh ti dhe je paqsor ti kafshe primitive injorante po ku ishe di deri dje ky ligj ka qe ne 1998 u hoqen furgonat nga unaza pse s te pam atehere ishim me qindra qe punon me unazen ne tirane
    u hoq linja kombinatit furgonat u vun autobuzat e rinj ste pam ty te dilje te kerkoje prap furgonat
    ju vet e keni aprovuar kete ligj ne kohen tuaj dhe tani doni ta shfuqizoni a jeni ne rregull nga trute
    po ne konsumatorve popullin na keni pyetyr c duam? apo mendon qe ti je popull me leket e sindikatave qe vjedh
    populli njerzit e thjeshte duan sherbim te kulturuar dhe te qyteteruar duan autobuza te rinj si u vune dhe ne unaze dhe ne kombinat ne keto linja dhe ke qejf te hypesh s duam te hypim ne furgonat rangalle s jemi patate qe kujton ti qe ndalojne vend e pavend pa stacione e nje sherbim zero furgona te vjeter te palare dhe cope cope qe dhe e ngasin dhe femijet dhe ka pasur me qindra te vdekur dhe te plagusur ne keto vite nga ju se jeni te papergjegjshem me sherbimim tuaj cope cope
    ka vend ne europe qe sherbimi mes qyteteve apo fshatrave te jet me furgon ? le te dali nje qe ka qen ne gjermani itali hollande etj etj ejt qe te thote po nje i vetem te dali
    po pse se doni ju ta leni shqiperine 100 vejt prapa do duam dhe ne se doni ju qe ka plot qe kane dhe 10 furgona dhe kane para me thase dhe mbajne furgona cop cope te vazhdoj ky sautobuzat te ishin futur me kohe dhe furgonat te kishin dal jashte loje me kohe
    nuk eshte se i ben rama apo sala njerzit nuk jane topa pingpongu ti shfrytezoj politika si dhe ne kete rast
    por nje gje eshte e sakte cdo gje e ben vet progresi dhe koha dhe njerzit qe i thon vetes europian duhet te shikojne perpara dhe sa kane mundesi tu sherbejne me sherbimin me te mire qytetarve
    e pranuam europen ok atehre do pranojme dhe kushtet e saj na palqen ne apo jo plus njerzit duan sherbim te kulturuar dhe autobuza si e ka gjith bota e qyteterua autobuza te rinj dhe te paster si i ka gjith europa ndalim ne stacion dhe ku te te doj trapi ty dhe pasterti dhe orar te rregullt
    fillimi eshte pak i veshtire po cdo gje rregullohet edhe kur u hoq unaza e njeta situat ishte si do ja bejme njerzit po ja qe autobuzet ju pelqyen
    ate te punesohne ne taxi apo autobuza etj etj si cdo njeri ne kete bote normal qe me vjen keq qe dikush ngel pa pune por duhet pare interesi pergjithshem sdo ikim ne durres ne me furgona cop cope qe durrsi ja ku eshte urgjent autobuza
    populli ka te drjete te zgjedhi pastja ku do autobuzin qe kushton shume pak ose taksin qe kushton me shume te dyja sherbimet i ofrohen kjo eshte e gjitha ne fund te fundtit shpreh mendim tim

    1. akrepi says:

      Trasportin e udhetareve Saliu e ka dashur ta mbaje vertet 100 vjet mbrapa, me faktin e anullimit te ndertimit te linjes te trenit elektrik Tirane Durres ne vitin 2005.Duke fyer rende popullin e Tiranes e Dursit se na qenkish lluks i parakohshem, sic e argumentoj Saliu atehere.

  9. erisoni says:

    Stafi i Min Transportit eshte i paafte se duhet te deklaroje se keta shofere fugonash nuk kane sindikate sepse keta quhen sipermarres, sindikata e gezimit ka vetem puntoret e ketij transporti qe mund te jene shoferat e punesuar dhe fatorinot. Ketu ka abuzuar Gezim Kalaja me ndihmen e PDse dhe ministria e ka ngrene sapunin per djathe duke luftuar me mullinjte e eres. Keto protesta organizaohen nga PDia te cilet sjellin militante te PDse dhe Gezimi i mbulon nen petkun e sindikates. Mediat ti kerkojne Gezimit kontraten qe ka me keto shofere fugonash nqse e posedon. Shoferat e fugonave vete duhet te dalin ne deklarate kunder Gezimit.

  10. anonim says:

    Kane dale minjte nga gjirizet.

    Kalaja, Karriqi, Goxhaj, Ballauri, Doçi …. Ngado qe shkojne qelbin dynjane me erën e tyre te rende.

  11. ari says:

    kokepalaret pasi tu thote rama do i hypin gomerve.kjo do te ndodhe pa tjeter sepse me lesh do i paguani ju a.para nuk te lejne hajnat si meta tahiri e babai i tahirit,ani koqo ky vetem miljarda vjedh.ju shtrenjetoi benzinen ju tha te holloheni,tash ju pret furgonat .shkoni me gomare.riilindje kjo.pse kokepalaret nuk e bejne trenin nje here e ateher te ndalojne furgonat.

  12. zalo says:

    TI KALAJA JE NJE I PA FYTYRE ,JE NJE PALACO CIRKU KU ISHE FSHEHUR KETO * VJET NGA ISHE NA THUAJ,MJARE ATA QE TE NDJEKIN TY O I PA FYTYRE NUK KE AS MORAL AS GJE TI DUHESH TE LARGOHESH NGA SINDIKATA TI O I PA FYTYRE JE NJERI PA MORAL PSE NUK U NGRITE NJEHERE TE VETME KETO 8 VJET NE C VRIME ISHE FUTUR ,SA PASURI KE VENE JU THUAJ NJERZVE ,TI JE NJE SHERBETOR I ANADOLLAKUT QE RA NGA PUSHTETI

  13. myzeqari says:

    Pse te genjen mendja more Kala-lli. E kujt i plasi trapi per ty. Ti si te kam thene dhe me pare mos harro te maresh dhe gruan me vete apo ca ke ti ne shtepi me tre vryma dhe hajde se e shoh une vertet do kemi frike.

    Yyyyyyy bajge qe mbane ere. Kruaje kruaje se vete tek vendi pastaj. Debil.

  14. Dumbaben says:

    More ky Kalaja, mos eshte ai kapteri i Helikoptereve?

  15. qaniu says:

    Rroft “rilindja”….kemi bere “perparime”….my ASS!

  16. Vlora says:

    Kalaja ka perfitur shune favore ekonomike nga Sali Berisha ne pushtet. Kjo ka filluar qe nga vitet 94-er. Qeni leh aty ku ha, keshtu qe mos u surprizoni. Brezi i ri nuk e njeh Gezim Kalane dhe dallaveret qe ai ka bere keto 20 vite. Megjithate jo cdo gje eshte e panjohur. Nuk dua qe te futem ne detaje, por eshte shume i molepsur. Vetem kaq!

  17. Treviso says:

    O klysh i kriminelit sali, ku i çove 1000 shofera te furgonave? Krimineli sali si ish kryeminister i kishte percaktuar 21 mije shofera te furgonave. 21 mije famijje pa buke. A mos i ke sigurua ti pune ketyre njemije shoferave? Ah qe s’ju merr nje mortje!

  18. Be-X says:

    Gezim Kalaja, duhet te lehi si nje qene, eshte e vetmja menyre qe te mbroje pasurite e vjedhura. njesoj si luli qe u be kryetaqr i pd, etj, kemi vjedhur, e per te mbrojtur veten tone duhet te kapemi mbas cdo dege ne lume per te mos u mbytur. Gezim Kalajen nuk e lidhe asgje me shoferat e furgonave, pervec faktit qe, une behem i paprekshem, nderkohe qe figuroj edhe si mbrojtes i te drejtave te furgonaxhinjve.

  19. Ariu polar says:

    Një “shtesë” për @ari-n: Me “kulturën” që ke, ti meriton një vënd lart në hierarkinë e PD-së, përkrah Mulëve, Ristanëve, Xhozefinave e soj e sorrollop…Atje do të të japin edhe “k”-në që të mungon…

  20. Ariu polar says:

    O TEMA, këtë fotografi, dërgojani Saliut dhe Lulushit, për ta paraqitur si provë në Kongresin e PPE-së, që Qeveria Rama po u “heq bukën nga goja” “në mënyrë të paligjëshme”, shoferëve të furgonave…

  21. berat says:

    Doli Gezim Kalaja ne protest.Ku ishte 8 vjet ky mut? Kishte vdekur? E po kesaj i thone or byrazer “u ngrit i vdekuri nga varri”.Kelysh i Salushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje