1991-shi, vit i paradokseve. Në janar, lufta e parë irakene dhe telefonata e parë me sistemin Gsm. Në Itali, zilja e telefonit kish nisur të dëgjohej një vit më herët, me prefiksin 337, me një mbulim joekzistues, por gjithësesi brenda kufijve kombëtarë. Tani, paraqitet mundësia konkrete për të folur me botën, falë një tjetër rrjeti dhe me një tjetër prefiks. Një vit më vonë do të debutojë 335-a. Aparatet janë shumë të mëdhenj, me një autonomi baterie prej 20 minutash bisedë. Shumë të mëdhenj dhe shumë të kushtueshëm. Më kujtohet “NEC”-u i parë: praktikisht një armë, e parehatshme, e zezë, 2.5 milionë liretëshe (plus një milion e gjysmë të tjera nëse shoqërohet me një pajisje për telefonatat me zë në makinë). Katër milionë lireta, dhe ishe i lidhur me botën. 1991-shi, viti i lidhjes dhe i shkëputjes. I lidhur me një telefon, Peter Gregg Arnett i tregon të gjithë botës, në mënyrë të drejtpërdrejtë, bombardimet e parë në Irak. Të lidhur me parabolat televizive, secili shikon nga shtëpia atë që shohin edhe kombe të tjerë të botës.
Eshtë sublimimi i dekadës paraardhëse, dekada e Tetëdhjetës. Në ndërkohë, shkëputet Bashkimi Sovjetik, ashtu sikurse shkëputet ish Jugosllavia, në një kaskadë progresive pavarësish dhe rivalitetesh, që përfunduan ashtu si përfunduan.
9 gusht 1991. E premte. Titujt e Corriere della Sera: “Revoltë në stadium. Në Bari rebelohen mijëra shqiptarë”. Të mbyllur aty për t’u riatdhesuar, kishin mbërritur disa ditë më herët me anijen “Vlora”. Pamje apokaliptike, ndoshta të harruara: një anije njerëzore. Një anije e mbushur me njerëz, prapa të cilëve shfaqen dhe zhduken pjesë të bykut, parmakëve, oxhakëve Kishin hipur deri atje lart, deri tek oxhakët, ndoshta sepse që atje lart mund të shihje i pari tokën e shpresës.
Italia, ai komb që e kishin parë vetëm në televizor. Një herë e një kohë, prej parabolave vinin vetëm gjërat e mira. Antenat në Shqipëri sillnin pamje si ato të revistave “Novella 2000”, krejt joreale. Falë parabolave të reja, kush sheh Italinë në anën tjetër të detit, imagjinon një parajsë tokësore, ku gratë janë të gjitha bjonde, të bukura, të veshura mirë, dhe ku burrat udhëtojnë me automobilë superluksozë, ku në shtëpi i presin gratë e buzëqeshura dhe të gatshme të mbushin tryezën me pjata të mrekullueshme, ku spikasin pastat. Atëherë, në anën tjetër të detit, në fillim me zë të ulët dhe më pas gjithnjë e më fortë, shpërthen dëshira për t’u dhënë të drejtë parabolave.
Atëherë, kurajë shqiptarë1 Të hipim me mijëra në anijen “Vlora”. Të hipim dhe të rrezikojmë jetën për të mbërritur tek ajo tokë e detersivëve, të plazheve ku vajzt e veshura me bikini, tek lëpijnë një akullore, ia bëjnë me sy një tjetër akulloreje. Burra dhe gra të vendit të shqiponjave: le të lundrojmë në rrugën e shpresës, për të gjetur edhe ne një vend në parajsë dhe në tryezë, mes rigaton-ëve të mbushur me djath të grirë dhe gjyshërve të lumtur. Të arratisemi nga Tirana dhe të shkojmë në atë vend të zbutur prej zbutësve, me gjyshet me zbardhues në dorë dhe me zbardhuesit pa njolla (të reklamave). Këtu, ne nuk kemi tokë ku të mbjellim grurin për bukën. Atje, në vendin që na shfaqin parabolat, buka pothuajse nuk ekziston: mund të zgjedhësh mes crackers-ave me shije salmoni dhe shkopinjve dietikë.
1991. Të shtyrë prej fjalëve të parabolave i hipën anijes “Vlora”. Dhe gjetën një panoramë të ngjashme me të tyren, përgjatë brigjeve të jugut tonë. Shtëpi anonime, varfëri dinjitoze (por gjithësesi varfëri), papunësi, armiqësi, probleme dhe një jetë e përditshme e shastisur prej po të njëjtave pamje, që sjellin parabolat. Shqiptarët shpresonin të gjenin pikërisht atë që, atyre italianëve në anën tjetër të detit, u ishte premtuar prej kohësh. 1991-shi. I lidhur dhe i shkëputur mes paradokseve. Historia i krijon në mënyrë të pavullnetshme.
Antonello Venditti nxjerr “Benvenuti in paradiso”. Eshtë një sukses i jashtëzakonshëm, me mbi një milionë e gjysmë kopje të shitura: mes këngëve më të paharrueshme, edhe “Alta marea”. Të dy këngët flasin për dashurinë, por paradoksi qëndron kur i rilexon në dritën e zbarkimit të parë të madh shqiptar nga anija “Vlora”: “Nëse kjo jetë kafshon / ti kafshoje më shumë / e kemi fituar me fat të ardhmen tonë / dhe me një kërcim të madh, mes zilisë dhe hipokrizisë / ne do të fluturojmë lart, e dashur cfarë bën, e dashur kështu nuk bën”.
Dhe me një finale të mrekullueshme: “Mirësevini në parajsë, bashkë me ne / nuk duam më gjarpërinj / mirësevini në parajsë, deri kur të duash të rrëshkasësh në blu… në blu”.
La Sette (Corriere della Sera)/ Përgatiti: E.Gjini-Bota.al/
EHHH SHQIPTARET E SHKRET, E KUJTONIN EMIGRIMIN SI E VETMJA SHPRES PER JETES. E KUJTONIN SHUME TE LEHTE EDHE PARAJSE.
KUR JU PERVESHEN PUNES SI TURKU SUMES E PAN VERTET SE SA I VESHTIRE ESHTE EMIGRIMI. EDHE SOT E KESAJ DITE SHUMICA E EMIGRANTEVE SHQIPTARE, JETONJN RRUGEVE POSHT URAVE, PUNOJN ORE TE ZGJATURA NE TE ZEZE, SHUMICA NUK DO KEN AS PENSION KUR TE ARRIJN NJE FARE MOSHE.
SHKOJN DHE PUNOJN TOKAT FERMERVE GREK EDHE ITALIAN, POR NUK PUNOJN TOKAT E TYRE NE SHQIPERI.
E KAN PER OFENDIM TE BEJNE PUNE KRAHU APO PASTRIMI NE SHQIPERI, POR KUR PUNOJN JASHT SHQIPERISE, E KAN PA PROBLEM TE BEJNE PUN KRAHU EDHE TE PASTROJN.
Me nder na cate,,kkkk me kete fotografi ,mjaft me se kane kaluar me shume se dy dekada ,nje e dy pepinot duke na kujtuar anijet ,skafet ,gomonet ,,nuk dine me cfare te mbushin me librat dhe gazetat
ne ate anije ka qene edhe xhaxhai im ….ai e pa shume mire sesi ishte italia dhe iku per ne angli , me vone ju bashkuam edhe ne ( gati krejt fisi ) . Eeeeeeeh ca kohe …kujtun me verte se do gjenin parajsen .
Nuk e harroj kurre ate zbarkim ne Bari.Do me shoqeroj gjer ne vdekje endrra qe kishim per te pare nje bote tjeter,dhe zhgenjimi, qe do ktheheshim ne vendin tone te dashur,por qe te gjithe donim ta braktisnim .Sot me gjithe veshtiresite qe ka Italia,ajo eshte kthyer nje Atedhe i dyte per mua .Kam mendimin se Italia u be nje shkolle e madhe per gjithe shqipetaret qe kishin deshire te mesonin .
Ti je nje cope injorant qe e bere veten majmun per te vajtur ne Bari dhe te dizifektohesh me gelqere. Kroatet dhe Bosnjaket u bombarduan e u masakruan dhe nuk iken nga vendi i tyre si majmune. Gjermania u be rrafsh me token dhe nuk i ku njeri me anije. Cope fshatari
E gjetem parajsen qe kerkuam te shteti makarones…
sa shume dashuri kane treguar italionet per keta…….miseri albanesi!!!!!
http://www.youtube.com/watch?v=8MQkv3QWHAk
qe me 1939[Luce Tv] ne nje kronike nga Tirona,i quante shqiptaret me ”dashuri”……miseri albanesi!!!
Kjo dashuri vazhdon edhe sot………….
O tourkofagos,kot per kuriozitet te pyes ,ti je ai te kjo video qe komenton me kete nick?ΤΖΩΡΤΖΗΣ ΕΛΛΗΝΑΡΑΣ,je edhe i lire te mos pergjigjesh
jo nuk jam une
Ajo dite mos ardhte kurre! Punoja ne porto dhe zyren e kisha ku kisha mundesi te kontrolloja te gjitha hyrjet ne porto dhe ania Vlora perballe zyres. Shkurt tek peshorja kan qene 4 zyra te vogla. Ne kohen qe dal nga zyra shperthen porta kryesore nga populli. Drejtimi ishte tek ania Vlora se te tjerat ishin ne rade pervç Tiranes qe po u ngarkonte me bime medicionale. Kur populli u afrua perballe zyrave te portit ania Tirana siç ishte ankoruar niset duke keputur litaret dhe disku i llamarines qe vendoset per te mos kaluar minjte nga toka ne anije fluturon ne ajer dhe perplaset tek zyra ime. Ania Vlora me pak se gjysem ore largohet 3 metra nga bankina. Ne kete moment njerzit u versulen tek litaret. Me qindra femna dhe femije binin ne dete dhe ku perfundonin nuk u dinte. Aty nuk u bente fjale per te ndihmuar ato qe binin ne uje. Shume nena ulurinin duke qare,per ti mbushur mendjen femijeve te tyre qe te zbriznin nga anija.
Ne Tirane saliu bente mbledhje me Ramizin per situaten dhe per te ardhmen e politikes qe do te ndjeknin.
SHikoj kte pamje e me rrenqethet mishi!! Ah bashkatdhetaret e mi te varfer qe hiket duke ven koken ne trast,punuat e lat kockat atje e paret i harxhuat ne atdhe (flas per shumicen) mbajtet Shqiperin ne kemb,ndertuat e ndryshuat dhe pasuruat gangsteret qe lat atje ! Nuk u ngopen dhe erdhi 97 ta kobzez e na lan perseri si diten kur hipem neper vapora………
Propagande neofashisete nga Italia dhe Instituti Luce. Italia eshte i vetmi vend qe e mban te lidhur imazhin e Shqiptareve me emigracionin. kjo nepermjet Neofashisteve te Luces dhe Corriere della sera qe merren vetem me kete subjekt sepse nuk duan qe emigrantet shqiptare te kthehen ne shqiperi dhe te sjellin kursimet e tyre. Dava plerash
Zoti e bekofte Italine !!
E them me goje , me zemer , megjithe qenien dhe dashurine time !
Beri per shqiptaret , ate qe nuk beri memedheu i tyre !
Bekuar qofsh , atdheu im i dyte , por i dyte , vetem ne radhe !
Ne 1991 jo ne Itali qe eshte nje nga shtetet me te pasura ne bote si nga ana kulturore ashtu dhe ekonomike po edhe ne Afrike te kishim shkuar do na dukej Parajse.
“retika” Ne ikem n91 se ne shqiperi kishte shume plehra si “retika”, qe dhe buken dhe vjgurin e merrnin me liste.Por partia e kish mesuar “retika”me kompani qe te hanin dhe bare dhe Atedheun te mos e “tradhtonin”.Dukesh nga dizifektimi me gelqere, se te ka ngelur truri tek gropa e gelqeres, qe te kishn punsuar ty dhe familjen ,prandaj nuk largohesh nga Shqiperia. Me ate bishte qe ke nuk te lene te hyshe ne EUROPE.
Rrofte shoku Enver me Partin Turkoalvanese ne krye me Mehmet,Ramiz,Adil,Hysni,Qemal,Naim,Manush,Haki dhe pasarrdhesit e tyre.