Gripi i derrit shkakton viktimën e dytë në Shqipëri. Një pacient 86-vjeçar ka humbur jetën nga virusi pandemik AH1N1.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se i moshuari me sëmundje kronike i prekur nga gripi i derrit, shfaqi probleme të rënda kardiologjie dhe të organeve respiratore.
Ai ndërroi jetë pak pas mbërritjes në spital, raporton Vizion Plus.
Ky i moshuar është viktima e dytë, pas gruas 30- vjeçare shtatzënë që humbi jetën pak ditë më parë nga komplikacionet që i shkaktoi virusi AH1N1.
Në këtë situatë mjekët infeksionistë bëjnë apel për kujdes. Gjatë një konference, mjeku i qendrës spitalore Ergys Ramosaço sqaroi se gripi i derrit nis si një virozë e zakonshme, por brenda disa orësh jep komplikacione të rënda, të cilat mund të trajtohen vetëm në spital.
Sipas specialistëve, grupet më të riskuara nga gripi i derrit janë fëmijët nën moshën 2 vjeç, të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe personat obezë.
Sipas të dhënave zyrtare te Ministrisë së Shëndetësisë deri tani rezultojnë të prekur nga gripi 77 persona, 41 nga tipi AH1N1 dhe 36 nga gripi amerikan ndërkohë që në gjithë spitalet rajonalë janë shpërndarë Tamiflu, medikamenti që përdoret për trajtimin e virusit.
Në vitin 2009 në stinën e dimrit, ashtu si në gjithë botën edhe në Shqipëri, gripi i derrit shënoi kulmin me 5 mijë persona të prekur brenda 3 muajsh.
Por këtë vit me ndryshimin e klimës, ky virus u aktivizua në fund te dimrit, fillim të pranverës.
Mjekët theksojnë se kjo periudhë e bën të pavlefshme përdorimin e vaksinës anti-grip, e cila rekomandohet vetëm në fillim të dimrit.
Zike je aty afer mo?????
Mero,
Prite kur te filloje te bertase PD fajin e ka qeveria
Ne fakt sistemi shendetesor ne Shqiperi eshte i degraduar plotesisht dhe do te doje kohe qe te rregullohet
Nderkohe edukata shendetesore e popullsise eshte akoma me e keqe.
Kur te dyja kombinohen kthehen ne bomba me sahat kur ka epidemi
Edhe ne vende te zhvilluara epidemite bejne punen e tyre
Por nje sitem efikas dhe nje popullsi e informuar dhe e edukuar minimizojne pasojat
Psh provinca e Albertes ne Kanada me nje popullsi prej 4 milion banoresh shpenzon 17 miliarde dollare ne vite per sherbimet shendetesore, nderkohe qe fushatat sensibilueze per vaksinimet, keshillat praktike per te evituar perhapjen dhe masat profilaksuese jane kudo.
Megjithe keto, kete sezon nga gripi kane vdekur 5 veta
Nje sistem shendetesor eshte pasqyre e shoqerise ku jetojme.
Do te duhet kohe qe sitemi shendetesor shqiptar te arrije psh nivelin e Greqise
pa merak do vdisni falas. shendetesia falas nga rama/