VIDEO/ Veliaj: Shqipëria do ta orientojë tregun e punës tek zanatet

28 Shkurt 2014, 20:15Sociale TEMA

“E ardhmja është e njerëzve që dinë të bëjnë diçka me duart e tyre”.

Me këto fjalë u është drejtuar saldatorëve të rinj ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në vizitën e tij në Qendrën e Saldimit të Institutit WIFI Albania në Tiranë.

Duke ndjekur nga afër punën e tyre, Veliaj tha se qeveria është e vendosur për ta orientuar tregun e punës drejt zanateve të tilla.

“Shqipëria ka shumë projekte të rëndësishme si TAP-i, në infrastrukturë apo ndërtimin e hidrocentraleve, ku nevojiten zanatçinj të tillë. Por, shumë kompani nënkontraktojnë punëtorë të huaj duke qenë se sistemi ynë i trajnimit në zanate të tilla ka qenë plotësisht i amortizuar. Prandaj, i jam mirënjohës WIFI Albania dhe Agjencisë Austriake të Zhvillimit që kanë marrë përsipër trajnimin e 300 të papunëve shqiptarë dhe po investojnë me inteligjencë në këto zanate”, nënvizoi ministri Veliaj.

Ai theksoi se sistemi i arsimit profesional duhet të kalojë nga klasat ku mësohet vetëm teori, drejt kantiereve të tilla ku gjërat praktikohen konkretisht.

“Kemi kaluar nga sistemi sovjetik i mësimit të gjërave përmendësh, në teori, në një sistem kapitalist i cili kërkon njerëz që kanë dije të kohës. Sistemi ynë vazhdon ende të na mësojë se si bëhen autotraktorët, kur dihet se Shqipëria nuk prodhon më autotraktorë!”, tha Veliaj.

Nga ana tjetër, ai përmendi bashkëpunimin e shkëlqyer me palën austriake për hapjen e një shkolle të teknologjisë së informacionit.

“Kemi një histori mjaft të suksesshme me shkollën e mesme profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër, të cilën duam ta përsërisim edhe në Tiranë, sepse industria e informacionit është industria e së ardhmes”, vijoi ministri Veliaj.

Drejtorja Ekzekutive e Institutit të Trajnimeve WIFI Albania, Bianka Duro, tha se “ky trajnim u jep mundësinë profesionistëve shqiptarë në fushën e saldimit të përfitojnë dhe zbatojnë të njëjtën teknologji ashtu si çdo specialist kudo në Evropë”.

Në përfundim të aktivitetit, ministri Veliaj shpërndau certifikata për 18 praktikantë, të cilët tashmë janë të kualifikuar sipas standardeve në fushën e saldimit.

Duke u bazuar në eksperiencën shumëvjeçare të kurrikulave europiane të Institutit WIFI në Austri, Qendra e Saldimit e WIFI Albania-s, në bashkëpunim me Trupin Certifikues të WIFI Austrisë, ka bërë të mundur trajnimin dhe certifikimin e mbi 100 saldatorëve nga kompani private të industrisë metal-punuese. Gjithashtu, gjatë vitit 2013 janë trajnuar mbi 120 punëkërkues, 18 prej të cilëve, pas përfundimit me sukses të procedurave të testimit, sipas standardeve europiane për metalin, u certifikuan nga Trupi Certifikues i WIFI Austrisë.

Deri në fund të vitit 2016 do të trajnohen dhe certifikohen gjithsej 300 punëkërkues dhe të paktën 70% e tyre, do arrijnë certifikimin duke përfituar licencën europiane të saldatorit. Ky program do të përfshijë rreth 20 nën-kategori punësimi, me formim të standardeve europiane në industrinë e përpunimit të metaleve, duke filluar nga metodat më të thjeshta të saldimit deri në nivelet më të larta profesionale si: Supervizor Europian Saldimi, Teknolog Europian Saldimi dhe Inxhinier Europian Saldimi.

Qendra e Trajnimit WIFI është një risi për tregun e punës në Shqipëri dhe ndihmon në përmirësimin dhe rritjen e shanseve për punësim në investimet e ardhshme në Shqipëri dhe Kosovë.

27 komente në “VIDEO/ Veliaj: Shqipëria do ta orientojë tregun e punës tek zanatet”

  1. Nardi says:

    Ka ndonjeri ndonje ide se cfare mund te beje erionka me dockat e veta ??

    1. Altin says:

      Bravo Erjon, tregu i punes kerkon zanatcij dhe jo drejtora me diploma qe merren brenda vitit. Arsimi profesional do te hape vendet e punes

    2. herta says:

      Bravo ministrit, nisme qe duhet te behej me kohe. Cudi si ka ngelur per tani.

    3. Pse une? says:

      Hallall te qoftë Erion, je te vertete i madh, je ministri me i mire i qeverise Rama.

      Vazhdo punen e mos u ndal sepse po ben 1 pune te shkelqyer.

    4. Realist says:

      O Palo minister, po ti nuk ke nje fabrik o njeri i poshter, do i besh mekanik, saldator, ustallar, kepucar. ku ti nuk ke as nje fabrik per ata qe do dalin te tille, nuk jeni per kete pune ju jo, ju jeni per show dhe kete e beni mire urime.

      1. Pelasgian says:

        flm o zot qe ka shqiptare si ti qe kan kriju ” imunitet ” ndaj virusit MaviosjeTrurit …virus me pasoja shume te renda per trurin , organin me te rendesishm per njeriun !

      2. julius says:

        I prishet te gjitha uzinat e fabrikat e beni sikur zbuluat Ameriken! Shqiperia ka pasur njerez novatore, shpikes, por cdo gje u shkaterrua ne emer te fucking kapitalizmit qe na thote Vilajeti!

    5. bashkimijon says:

      Mos je ti nje kamarjer me master dhe doktorature te “Kristal”. Nje keshille miqesore, kur te mbarojne letrat ne WC perdori ato se nuk e leshojne bojen.

  2. tourkofagos says:

    hahahahahaha…………..zanat!!!!

    1. Pelasgian says:

      ti e ke ne terezi o byrazer ….i fut 1 te qeshme si gomar edhe s’te rruhet fare sa te kesh Patriadhen edhe Tessern si Pejdhe HOMO-GEN I VORIO EPIDHIT ! Nga 1 here te kam zili …si i bohet me e marr edhe un 1 treqindshe QYL ???????? duhet me i shkumos sumatricen Janulles ??????

      per 300 euro ja shkumos ,,,ja derrmoj fare …gelqere ja boj . Hhahahahahahhahaahhahahahahha !!!

      1. YLLI says:

        Pelasgjan @ Ia ke bere qejfin ketije turkoleshi ups turkofagos se vete per 300 te le 300 here+bonus,se e kane ate zanat e Janullen e kane shef zanati.

  3. elinor says:

    Ku ka me marangoze e muratore?! I ke te gjithe me diploma juridiku.

  4. ari says:

    Fabrik per prodhimin e jastekve po hap erionka e griseldes.ka me i punsu nje 500 kokepalare.keta jastek do te ja shet edhe tahirit e rames sepse kane modifikim per te fshehur Drogen.

  5. SKRAPIDAR apo SKRAPITAR ?? says:

    ZANATI qe ka ngrene buke ne Shqiperi:

    Mbledhja e hekurave per SKRAP.

    Une mendoj qe ta quajme:

    SKRAPIDAR ose SKRAPITAR

  6. SKRAPI, PORTOKALLI says:

    Juve futjuni kot zanatit,
    Une me burse te plot Universitetit,
    Femijet e Deputeteve bejne palle Jashte Shtetit.

    Ju lutem te gjitheve pa perjashtim
    Mos ma shani zotin shoku Erion Veliaj
    MINISTRIN TONE TE KOMUNITETIT ROM NE KOMUNITETIN EUROPIAN

    TE FALA E TE MIRA
    NGA ZANATÇIU SKRAPI
    STUDJUES NE UNIVERSITETIN “KRAPI”

  7. nuri says:

    Ore Kinen e sotme nuk e bene Lej Fenet por reformatoret e llojit te Ten Siao Pinit. Erioni eshte Lej Feni i Edi Rames, me qesharak se ai i Maos.

  8. gezim says:

    Kjo qeveri nuk duhet te shohe endrra me sy hapur.idea e zanatit eshte e shkelqyer dhe eshte humbur shume kohe.une sot fillova kursin e gazit qe eshte shume I shtrejte sepse nuk sponsorizohet nga shteti dhe per rendesine qe ka. Nuk eshte e pamundur te hapen kurse ne CDO qytet te shqiperise.njerzit duhet te jene me kerkues dhe ideator.kjo eshte menyra me e mire dhe e ndershme me bere para dhe the ndryshosh jeten per more.

  9. spontani says:

    erjonke shqiperia ka akoma zanatcij te mrekullueshem qe rrine gjithe diten verdalle rrugeve kot , mendo te thishesh investime jo te besh show o kar djale

  10. Loreni says:

    z Veliaj na premtoj para ca kohe se do dergojm forc punetore ne maqedoni dhe ne kosove , kjo eshte mashtrimi me i madhe qe kemi degjuar ne kete shekull.. Ky perveq nje hajduti ordiner qe eshte eshte dhe nje pederast mashkull.. Pasi vodhi mbi 500mij € levizjes MJAFT tani do fus dore miljona € nga taksat tona

  11. marinilonder says:

    O erion ooo pederast ku I keni 300 mije vende pune ??? Leri perrallat por beni 300 mije vende pune

  12. edi says:

    Kur te mbarojne shkollen do ti saldojne sumen erionit

  13. Iliri says:

    O Erion leri pordhet me rigon po shiko pak neper rrethe se cfare po ben Rilindja qe votuam. Po shkurton vendet e punes me njerez te zanatit dhe po i zevendeson me militantet dhe miqte tuaj. Bravo zoti Rilindas.

  14. asllani says:

    Ore minister jemi ne epoken e informacionit(post industriale)dhe gjithe bota po orientohet drejt sherbimeve.Apo ke ngelur tek traktatet e shek 19-te.Upadatohu pak me shkencen ekonomike se bota nuk eshte me ne epoken paraindustriale.Me teneqexhinj dhe hidraulike do konkurojme ne tregun evropian ne.Duhen teknike te larte prodhimi dhe specialiste sherbimesh more djale.Shumica me shkolle te larte.

  15. ilir says:

    Ohooo, me ne fund dicka E VLEVSHME dhe e zgjuar per vendin nga ministri i tv-se. Te shohim mister tv sa do jesh ne gjendje te besh qe pas 4 vitesh vendi te kete nje humbje me te ulet te mjeshtrave, te domosdoshem ne suportin ndaj industrise.

  16. valter says:

    Erion o djal qe je nje servil i ndyre i shefave te radhes e qe shikon vetem per te ber karrier dhe ja ke arritur, por ata njerez ne radhe te pare qe te punojne duan te hane por te hane mire dhe shendetshem se ndryshe me pislleqet qe ka futur ajo politike keto 23 vjetet e fundit i ka ber te gjithe shqiptaret me semundje nga me te ndryshmet dhe skane fuqi as te rrin ne kembe jo me te punojne saldatore. A-ja per nje shtet eshte ushqimi pra bujqesia, B-ja eshte energjitika e keshtu me radhe vijne te gjitha.

  17. luan says:

    O minister. Qemal Elezi me Sul Elezin po bejne namin ne Kukes duke heq njerez nga puna. Ndalu hovin klyshve te Ali Doqit sa nuk eshte vone. Rrofte LSI.

  18. Faqeziu says:

    Kush nuk e di kuptimin e fjales zorraxhi le te shohi video.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje