Haxhinasto i kthen përgjigje furgonëve: S`ka kthim prapa, do garantojmë sigurinë rrugore (VIDEO)

27 Shkurt 2014, 11:55Sociale TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i ka kthyer përgjigje drejtuesve të furgonëve duke theksuar se s’do të ketë tërheqje të vendimit të qeverisë ku sanksionohet që ata rrugën e kthimit duhet ta bëjnë pa pasagjerë.

Duke folur në tryezën e organizuar me temë ‘Siguria Rrugore’, Haxhinasto theksoi se s’do të ketë kthim prapa pasi qeveria është e vendosur për të rritur sigurinë rrugore.

Nuk mund të pranojmë situatën e kioskizuar të transportit publik në Shqipëri. Transporti publik në Shqipëri do të bëhet me standarde siç e ka Europa, me linja të rregullta, me autobuz cilësor, me shërbim cilësor intineraresh sepse kështu jo vetëm arrijmë një standard më të lartë sigurie por mbi të gjitha i shërbejmë qytetarëve në mënyrë europiane. Prandaj është domosdoshmëri që gjithkush t`i thërrasë mendjes së vet, e kam fjalën edhe partitë e tjera politike që nuk janë në mazhorancë që të kuptojnë që nga mbështetje që i bëhet ilegjitimitetit në fushën e transportit publik në Shqipëri vetëm e mbajnë Shqipërinë prapa. Nuk e lënë atë të shkojë tek standardi europian, t`i japim qytetarëve standardin e nevojshëm të shërbimit publik. Ne jemi të bindur që ta çojmë përpara, jemi të bindur që do ta arrijmë objektivin tonë. Jemi të bindur që jo vetëm transportin rrugor të arrijmë këto standarde, por në përgjegjësi edhe shërbimet që ofrohen qytetarëve shqiptarë”, është shprehur Haxhinasto.

Ai shtoi se do të ketë një ndryshim themelor në mënyrën se si do të përgatiten drejtuesit e mjeteve, si do të bëhet specifikimi i tyre, dhe si do të jepen patentat.

“Sistemi do të jetë në mënyrë që të mos hyjë uji i korrupsionit në këtë sistem. Pa diskutim duke bërë partneritet edhe me teknologjinë e informacionit edhe me shërbimet që ajo ofron me qëllim që të eliminojmë subjektivizmin. Po kështu reformë do të bëhet edhe në mënyrën e certifikimit të automjeteve. Ka nevojë të menjëhershme të përmirësohet shërbimi në këtë aspekt duke bërë edhe këtë proces që të mos të ketë mundësi të hyjë korrupsioni. Sepse çdo lekë i fituar aty padrejtësisht mund të sjellë humbje të jetëve të njerëzve. Më tej do të forcojmë zbatimin e ligjit. Shqipëria ka një objektiv madhor është objektivi  i të gjithë objektivave. Të shkojë në Europë. Shqipëria është vend europian dhe aspirate jonë kombëtare është integrimi në Europë. Dhe në Europë do të integrohemi vetëm duke zbatuar ligjin siç e zbatojnë europianët. Vetëm duke imponuar në çdo shërbim, çdo standard në çdo sektor atë që është europiane, standardin europian. Dhe ta zbatojmë atë. Nuk mund të përjashtohet edhe siguria rrugore nga europianizimi”, tha Haxhinasto.

24 komente në “Haxhinasto i kthen përgjigje furgonëve: S`ka kthim prapa, do garantojmë sigurinë rrugore (VIDEO)”

  1. myzeqari says:

    C’jane keta qe kerkojne te vene veton me zor. Ore eshte shkelje qe nje bythe kryetar komune te jap leje te tille per te levizur ne te gjithe vendin fugonat. Qeverria vetem nje gabim ka per mendimin tim le te lere 1 vit afat qe dhe keta shoferat te marrin masat per nje pune tjeter. Aman ore te ha koken fugoni shoferat e Vlores ikin si te cmendur, te Fierit po ashtu po dale cfare behet keshtu. Nje pjese lane qerret dhe token ne fshat dhe u ben me fugona.

    1. Zana says:

      Ka një shkelje flagrante të ligjit nga ana e autoriteteve vendore të cilat liçensojnë taksitë 8+1 pasi ligji parashikon se këto lloj taksish nuk duhet të kalojnë 10% të numrit total të taksive – aktualisht ka më shumë taksi 8+1 se sa taksi vetura, ndërkohë numri i taksive vetura duhet të ishte 10-fishi i numrit të taksive 8+1

      1. Resmali says:

        Shume mire qe nuk terhiqeni pas. Kurre me te mos lejoni informalitetin en kete vend nese duam et bejme perpara nje here te vetme

        1. Cani says:

          KJO NUK ESHTE PROTESTA E FURGONAVE, POR PROTESTA E TAKSIVE 8+1. TAKSITE DUHET TE BEJNE TAKSITE. AUTOBUZET TE BEJNE AUTOBUZES! KJO JANE PROTESTA POLITIKE TE PD!

          1. adri says:

            Shume e sakte te Lumte i nderuar minister, furgonat ne shqiperi jane bere si kjoskat dikur neper tirane e anes se lanes, i ka marre gjithkush, dhe barinj delesh kane furgona e transportojne qytetare, dhe pasojat shikohen vete nga qytetaret.
            Ne asnje vend te botes moderne nuk ka transport udhetaresh me furgona, bile dhe as ndermjet fshatrave.

        2. eda says:

          Eshte shume e drejte qe duhet te fillohet qe tani te merren disa masa per te garantuar sigurine rrugore, deri dje nuk transporti rrugor ishte nje problem me vete tani qe po nderhyhet per ta rrugulluar ate protestojme… dhe jemi kundra nje vendimi shume te drejte.

      2. Korrupsion Qeveritar says:

        Ah ligji, ligji, ligji.

        Po Tahir Mustaqe Miu pse nuk zbaton ligjet tjera si p.sh. ata te vjedhjes se fondeve te qeverise? Sa vila deputetesh apo qeveritaresh ka sekuestruar deri tani? Te gjithe jane kursimtaret me te medhenj te botes po prape se prape aritmetika me rrogat e kane marre deri tani nuk u del.

        Jo te gjithe jetojne ne Tirane ku autobusat kalojne c’do 10 minuta. Po qe ligji keshtu, ligjin e ndryshojne per 10 minuta po deshten. Po duket se dikush me kompani autobusash ka paguar Meten e Ramen dhe po i prish pune 50% te popullit se s’ka me c’ka leviz.

    2. alm says:

      Vendimi qe ka marre ministria e transportit dhe infrastruktures eshte shume i drejte. Ka ardhur koha qe dhe ne vend te ekzistojne disa rregulla dhe standarte si ato ne perendim.

    3. olt says:

      Vendimi i qeverise shume i drejte, vazhdoni keshtu se vetem ne kete menyre do te mund te zhvillohemi si Europa

    4. adri says:

      A ta lumsha. Ky eshte minister hallall voten qe ke marre haxhinasto. Te lumte ky eshte nje djale qe e do shqiperine dhe Shqipetaret.
      Shikojeni kontrastin me berishe bishen, se cfare thote do te bej pluhur qeverine dhe hajde europianet dhe Bota ti besoj ketij, ky duhet arrestuar menjehere per deklarata te tilla dhe te izolohet nga shoqeria per rrezikshmeri shoqerore.

  2. elbasani says:

    Dhe une kete mendin kame qe mose te aprovohet dhe te eleminohet nje here e pergjithmone fugonat sepse sikur me qene ne vendet aziatike shqiperia duhet te ndryshoje dhe fugonat nuk jane per njerez por per pune mallrash keshtu hapni syte te beni ndonje gje tjeter sepse autobuzi eshte dhe trenat do te rregullohen sepse duhet te eleminohet nje here e pergjithmone fugonat dhe nje gje tjeter kisha shume fshatare kane ardhur ne qytet dhe kane lene tokat nuk I punojne dhe perdorin fugona pa pasur eksperience dhe qe nuk e kane fare idene dhe marrin njerezit ne qafe sepse sali serbi e done shqiperine ta shohi gjithmone ne kete gjendje prandaj tallet me popullin shqiptare dhe sidomose me fshatarsine qe I mori ne qafe I levizi nga fshatrat dhe I pruri ne qytet si e sinte votojne per ate turpe te keni nje plake matuf sic eshte saliu qe nuk dine ceshte politika dhe qe eshte vetem nje idit doktorre ka qen dhe ju si populle perkrahni sali serbin bravo sepse perpara kishe qefe te shkoje neper fshatra kishte vetem toka pjellore kishte shume lezet kurse sote eshte katastrofe sepse vuni per mende kapeni per zverrku saliun qe mose te kakarisi me sepse partia demokratike jane nje grupe hajdutesh dhe nuk po e cojne vendin perpara me kete mendim qe kane ata nuk duan qe shqiperia te shkoje drejte europes prandaje te ngrihuni si popull dhe protestoni qe te eleminohet komplet partia demokratike se politika nuk po ecen perpara sepse edi rama po ecen perpara dhe do ta coje vendin drejte europes prandaj demokratet nuk duan qe edi rama te hyje ne histori dhe e dine qe kurre ska per te hyre me partia demokratike hajdutet kriminelat qe e varferuan popullin shqiptare rrofte edi rama rrofte shqiperia

    1. e keni degjeneru shqipen. kame, mose,

  3. Horri i bulevardit says:

    E kemi thene edhe here te tjera, udhetimi me mikrobus dhe nuk kam parasysh fugona nga te fshatrave , jane te nevojshem per kushtet e qyteteve tona me nje ppullesi te vogel, por jane edhe me te lire se sa nje taksi 4+1, ne qofte se problemi eshte qe ne kthim te kthehen bosh,eshte tjeter problem,per kete ne nuk kemi pse shpikim rregulla por si veprojne vendet e tjera ashtu duhet vepruar edhe ketu, por une nuk e di si veprohet per autobuset,ne qofte se ky rregull ne bote eshte edhe per autobuset, mendoj se jane njesoje, vecse ndryshon kapaciteti i tyre, prandaj ashtu sic funksionojne autobuset, ashtu duhet te funksionojne edhe fugonat,edhe taksit e vogla,nje shumllojshmeri mjetesh trasporti , por fugonave mund tu vihet kushte per gjendjen teknike te mjetit,viti prodhimit,rrotat e pasme duhet te jene dopjo gom,etj.Derisa konsiderohet taksi nuk mund te vihen kushte,psh.nje familje do marr nje mikrobus nga Tirana per te kaluar disa ore ne Pogradece, atehere kjo familje ne kthim u dashka te marre mikrobus tjeter? Kjo nuk shkon,une e kuptoje shqetesimin e Ministrit por ama shikoje edhe funksionin e fugonave qe jane me mire ne sherbim te qytetarit se sa autobusi.Derisa qytetaret i preferojne me shume se sa autobuset dmth,se keshtu duhet. Qe nga zhurma qe ka filluar ne lidhje me fugonat taksi te licensuar,fugonat e palicensuar vazhdojne punen pa i cenuar njeri,eshte me mire qe qeveria te merret me ata qe po sfidojne shtetin se sa me keta qe e respektojne shtetin dhepaguajne taksat, te pakten kjo kategori do shtet dhe paguan qe te kete rregull e shtet.Zgjidhja me e mire eshte zgjidhja qe eshte me e mire dhe me e shpejte per qytetaret.Kjo kohe e energji qe harxhohet per kete pune nga qeveria me mire te harxhohet duke vendosur sinjalis- tiken eduhur ne rruget e shqiperise.Fajin kryesor per aksidentet e kane rruget e vena ne qarkullim jashte kushteve teknike e pa sinjalistik.

  4. adeci says:

    Kembengulja ne kete pike duhet te jete ekstreme. Nuk duhet asnje milimeter kthim pas. Furgonet duhet te zhduken nje ore e me pare nga transporti interurban. Ka linja komunash sa te haje qeni ne te gjithe Shqiperine ku mund te sistemohen shume mire por dhe ketu me standarte dhe jo me kazane me kater rrota qe po marin perdite jete njerezish. Sa per bajgen Gezim Kalaja atij duhet ti rezervohet nje qeli burgu per prapesite e korupsionin qe kq bere.

  5. adeci says:

    Kembengulja ne kete pike duhet te jete ekstreme. Nuk duhet asnje milimeter kthim pas. Furgonet duhet te zhduken nje ore e me pare nga transporti interurban. Ka linja komunash sa te haje qeni ne te gjithe Shqiperine ku mund te sistemohen shume mire por dhe ketu me standarte dhe jo me kazane me kater rrota qe po marin perdite jete njerezish. Sa per bajgen Gezim Kalaja atij duhet ti rezervohet nje qeli burgu per prapesite e korupsionin qe ka bere.

  6. @ says:

    cfare lidhje ka kthimi pa pasagjere me aksidentet????,,
    une jam dakort qe te hiqen fugonat por jo taksite 6 vendeshe, verini taksa ketyre te fundit dhe kujt tia bjaje xhepi te udhetoje me taksi 6 venesh

  7. Lola says:

    Shume gjate po flitet per keta furgonat, cfare kini me ta ore qeveritar,ata i sherbejne popullit, mos ka ndonje plan per ndonje monopol me autobusat, nuk kemi pune tjeter me se te merreni,apo eshte puna e monopolit te tregut te autobusave, i lini njerzit te udhetojne me se te duan,jo vetem me nje lloje sherbimi sic jane autobuset.

  8. Uji i ftohte says:

    T,ju mundesohet nje afat tremujor.

  9. Makarona te skaduara says:

    Mire qe te hiqen furgonat se nuk jemi bangladesh
    po duhet me pare te gjendet nje zgjidhje per punesimin e ketyre njerzve se jane shume familje qe do ngelin pa te ardhura se ky fare shteti nuk garanton asgje , se populli u lodh me premtime keta mos ndjekin rrugen e berishokratit se po vazhduan keshtu do ti quajme ramokratet e rilindjes .

  10. Hason Spata says:

    Ne nje vend ku transporti publik qytetas dhe nderqytetas eshte rrumpall komplet,keta te qeverise marrin guximin te ndalojne menjeher(ose ta falimentojne)ate transport qe kishte mbetur,ne fakt duhet thene qe transporti me furgone 8+1 ishte si “luks” duke pare qe hekurudha nuk ka lidhje me hekurudhen duke pare qe linjat me autobuse nuk kane lidhje me autobusin…

  11. fredi guri says:

    pse nuk krijoni kooprativat kolektivizoni bagetit sekuestroni pronat te gjithve dhe pastaj skan cduhen fugonat se asnjeri ska asgje per te shitur dhe per pasoje ska ku te shkojne keshtu qe vetvetiu shyne pune fugonet do dlan jashte biznesit vete dhe ju jeni te justifikur se u mesuan keq mileti me pare neper dur duhet bo dicka oburra se koha eshte flori thoshte enveri dhe po na hiken per shalesh haj rrofte ripjella

  12. Gezimi says:

    Nuk kam pare asnje furgon pasagjeresh jashte. Te gjithe udhetojne me autobuze, trena dhe me makinat e veta. Si gjithnje, ne jemi ne bisht te standarteve!

  13. . says:

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

    Nuk po e kuptoni se Krimineli Sali Bisha po provokon njerezit, nxit cubat verior te armatosur dhe kerkon pa tjeter te mare pushtetin me dhune per t’i shpetuar Burgut si ne 97-ten.

    ^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

  14. Koz Dynjaja says:

    – Tani politikat e kesaj qeverije do jene te ndryshme nga qeverija qe shkoi. Problemi eshte ketu: A jane politika te majta keto qe po zbatohen !?A i sherbejne shumices se popullsise ? Shtresave te pa privilegjuara? Sepse po themi ca kohe ne Greqi kur fitonte e Majta e shtetezonte transportin publik ndersa e djathta greke e privatizonte .Ketu ne Shqiperi sa ishte e djathta ky transpot ishte teper i liberalizuar por tani qe erdh e majta me duket se po del transporti teper i monopolizuar ! tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje