Spitalet jopublike, brenda vitit do t’i nënshtrohen akreditimit për sa i përket cilësisë së shërbimit që ofrojnë.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja duke vlerësuar rolin e tyre në lidhje me zhvillimin e shëndetësisë në Shqipëri, deklaron se spitalet jo publike do t’i nënshtrohen auditeve deri dhe kontrollit të kartelave të pacientëve, për të parë gamën e gjerë të ekzaminimeve që kërkohen, shpeshherë të panevojshme, por thjesht për të rritur në fund faturën ndaj pacientit.
“Sigurisht që është detyrë e ministrisë t’i miratojë këto standarde në bashkëpunim me profesionistët dhe pastaj është vetëm detyrë e jona të kërkojmë me rigorozitet zbatimin e tyre. Ndoshta ka shpeshherë mbingarkesë ose dhënie me tepri ekzaminimesh. Por ky shqetësim është edhe në Tiranë, por edhe nëpër rrethe. Tek shëndetësia jopublike do të fillojmë të bëjmë audite të rregullta për të parë gjithçka që është në një kartelë, gjithçka që është kërkuar të bëhet në ekzaminim, ka qenë në protokoll, ka qenë e nevojshme dhe aty është edhe gjurma e përgjigjes për të parë nëse ishte efektive ose jo”, tha Beqja.
Gjatë analizës njëvjeçare të QSUT-së, me shqetësim u ngrit largimi i mjekëve të kësaj qendre në drejtim të spitaleve jopublike gjatë orarit zyrtar. Për këtë, Ministri i Shëndetësisë i kërkon shefave të shërbimeve që të marrin përgjegjësitë e tyre, ndërkohë që nga spitalet private do të kërkojë që për shërbime që do të paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, të kenë mjekë me kohë të plotë.
“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë që këtë vit për të vendosur marrëdhënie më të drejtpërdrejta, por edhe më transparente me institucionet jopublike është momenti kur t’i ftojmë që paketat e shërbimeve që do të miratohen brenda tre-katër javësh në Fond të jenë të detyruar t’i zbatojnë dhe do t’i kërkojmë me rigorozitet, që ato institucione spitalore që përfitojnë edhe nga Fondi do të duhen ta bëjnë këtë me mjek personel, full-time. Të mos ketë më njerëz që të punojnë në dy-tre vende. Nuk dua të cenoj të ardhurat e tyre, por mbingarkesa brenda ditës është edhe në kurriz të cilësisë”, thotë Beqja.
Ministri i Shëndetësisë deklaroi se nuk do të pengojë mjekët që pas orarit zyrtar të punojnë në klinikat e tyre private, por nuk do të lejojë që ata të zhvendosin pacientë nga spitalet shtetërore në klinikat e tyre.
“Nëse mjekët do të vazhdojnë të punojnë pasdite ne kabinetet e tyre apo në klinika të ndryshme diagnostikuese, është një aktivitet që është në dobi të përmirësimit të kujdesit. Të reduktojmë në maksimum konfliktin e interesit”, tha Beqja./TCH
keshtu duhet t ejete shendetsia ne rrugen e mbare
Minister per se mbari
nje chek up marmides Zike mavria,100evro….!!!!
paguaj o Zike,por marmida nuk sherohet…… hahahahaha!
Shih ato spitalet Greke ti , me matufin Adoni qe i ka katandisur si spitale te luftes se dyte boterore, ku pjellin pa sigurime shendetesore edhe i sapo linduri ja kric vrapit me 100 km ne mes te nates.
arapi mou,me sa di une sot ne gjithe spitalet greke kurohen qindra gyzele shqipfoles,pa asnje lloj dallimi si cdo shtetas grek.
O turgodick, po qeke kerma fare qe qelbesin mender I ha mune .Po si s’ te vjen turp qe I ‘ve epitete te tilla popullit tend. Pse I fut turinjte ne forumet e shqipetareve kur ti e konsideron veten grek. Shko laj halet e grekeve dhe mbylle halen tende se na qelbe me eren qe leshon…..jerk. …
Po QTU-ja do akreditohet apo rumpalle hesapi?
Ky shqetesim eshte ne Tirane dhe ne rrethe… sikur Tirana eshte katror.
Bravo! Don akreditim?
Nja 4-5 milione EURO ne nje llogari bankare ne Qipro apo Dubai dhe e merr.
Qeveria a Metes dhe e Edi “kam 3,000 EURO ne banke” Rama e merr luften kundra korrupsionit seriozisht.
O Beqe kush do ta beje kete audit?
Ata qe punojne tek haleja e QSUT-se?!
Kush do ta percaktoje STANDARTIN e famshem?
QTU-ja do te jete REFERENCA?
Jep doreheqjen me mire se nuk punohet me kete mendje…
E ke gabim lale… ISUF KALO, erdhi me pompozitet nga syrgjynosja, sepse SALI RAM BERISHA, i ngriti me porosi te Enverit (qe i doli ne ender) ne Institut., qe Isufi te behej Drejtor i Institutit te AKREDITIMIT te SHENDETESISE.
Kjo ka ndodhur ne Vitin 2005.
Ky “legeni” Isuf, ka 9 vjet qe bashke me dashnoret e veta ( si kurvar qe eshte) mer rroge (megjithse e ka tejkalu moshen e pensionit), dhe ASGJE NUK KA NXJERRE NE DRITE.
Tani na del ILIR BEQIA, qe pasi mbaroi me Isufin per SHTETERORET, do dali ke privati me ndonje MYTEBER RILINDAS.
Rrofsh o shtet!
Shtet i fuqishem ballkanik
Me falni se nuk e lexova deri ne fund kete historine e “reduktimit te konfliktit te interesit”.
Konflikti i interesit ose eshte ose nuk eshte. Nuk ekziston “konflikt i lehte interesi”…
Pi ca ilaçe robo se thonë qe i ka rene edhe cmimi.
Me duket se ministri po vazhdon lojen e tij te fjaleve pa u kuptuar edhe ai vete. Psh. “do te bejme audite ne spitalet private per te pare a jane zbatuar protokollet…” ne spitale shteterore “mungojne protokollet” dhe kjo eshte arsyeja qe njerezit shkojne ne spitalet private…
se dyti, “nuk do te lejojme qe mjeket qe punojne ne privat te zhvendosin pacientet nga publiku te privati…” Si do ta bej kete ministri? me sondazhe? Deri ne c’ore do te rrijne mjeket ne spital? Po kur mjeku eshte nje shef sherbimi, sa shanse ka qe te mos zhvendosen pacientet nga publikute privati? …kulmi arrin kur ministri thote: “do te sigurohemi qe shefat e sherbimeve te mos kene role drejtuese ne spitale jopublike!” Ne privat, ka shefa kukulla sa te duash, mjafton qe shefat e sherbimeve te QSUT te sjellin pacientet e tyre…
Nje pyetje per ministrin: Pse te mos organizohen konsulta private ne ambientet e QSUT-se. Keshtu te gjithe shefat e sherbimeve dhe mjeket do te rrine ne spital deri ne 18.00 ose 19.00. Me mire per te gjithe…..
Cfare jane keto qe thua o z. minister Asgje ska ndryshuar ne sherbimin shendetsor,korrupsioni vazhdon ne te njejtat permasa galopante,vetem drejtora mjeke mos emero ne spitale,sepse ata vec korrupsioni i qeteson,me korrupsion ushqehen e te ushqejne edhe ty cdo dite…