Sebastian Sinomati, një djalosh 19 vjeçar nga Qendra e Zhvillimit për personat me aftësi të kufizuar në Vlorë, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë gjenetike në sy, u vizitua sot nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Amerikan.
I kontaktuar nga drejtori i qendrës në Vlorë, i cili nëpërmjet një letre i shprehte ministrit shqetësimin për shëndetin e Sebastianit, Veliaj iu drejtua Spitalit Amerikan për realizimin e ndërhyrjes së veçantë dhe të kushtueshme falas (transplantin e korneas).
Sebastiani ishte diagnostikuar me neurofibromatozë, një sëmundje e rrallë tumorale, e cila i kishte dëmtuar totalisht shikimin në syrin e djathtë, por nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e kirurges oftalmologe Dr. Teuta Haveri dhe stafit të specializuar të okulistikës, transplanti i kornesë është realizuar me sukses, duke i rikthyer shikimin pacientit.
“I jam shumë mirënjohës dashamirësisë së Spitalit Amerikan në Tiranë, sepse kostoja e këtij operacioni ishte e papërballueshme për qendrën e zhvillimit”, u shpreh Veliaj.
Në Spitalin Amerikan që prej vitit 2009 e deri më tani janë realizuar me sukses 30 raste transplantesh të korneas.
Goxha reklame per spitalin Amerikan.
Bravo Veliaj. Fantastik
sa mire. me ne fund nje shtet qe eshte krah atyre qe kane nevoje
Epo shyqyr. Se shteti kur do te zgjidh hall. Mire qe kemi nje minister e qeveri te tille thuaj, se saliu te linte te vdisje ne rruge
? ka lezet. E per cfare ka nevoje njeriu me shume se per SY ? Te lumte Erion
Tani djaloshi duhet të jetë i lumtur që pa “Rilindjen”…..!
Në gjurmët e Krishtit po ecën “Shënjt Roni”….!
Bekimin tuaj “Santa Roni” e meriton gjith Shqipnia…!
Jo po t ejesh i lumtur te shohesh punetoret e SHISH…Dr…n
Keta po na sjellin edhe neve syte qe na kishte qorruar Berisha.
Jetonim mes plehrave , injorances, dhe heshtnim.
Kjo Qeveri do punoje me shpirt te na coje aty ku na takon ne si Shqiptare te lashte dhe te kulturuar.
Poshte injoranca dhe zagaret sahnlepires te Berishes.
Bravo Erion !
Pergezime Erion Veliajt dhe Spitalit Amerikan per kete gjest kaq te vecante
Erion Veliaj gjithmone prane thirrjeve te njerezve ne nevoje. Bravo
Gjest shume fisnik nga ana e ministrit, Bravo
SPITALI AMERIKAN
Ketu nderhyrjet kirurgjikale i bejne mjeke nga Turqia.
Mjeku vjen mbasi i jane siguruar 5-6 operacione,ben nje ‘aksion” dhe mer pjesen e vet dhe kthehet ne Turqi.
Spitali Amerikan eshte nje mashtrim ordinet ku nuk ka asgje perendimore.
Harrova per Erionin,mendoj se ka shkuar aty vetem per fasade.
Ky njeri pervers shfrytezon rastet vetem me u dukur.
O Veliaj ,bo noj gjo per kto impotentat e temes.
por vetem falas ,se jan fukerej e skan pare.
Berisha i ka lan fukarej e s,i ka bo te pasanike.
ishalla you komunistat e klysht e komunistave do ti boni te pasur kto impotentat e temes.
Bravo Erjon je shume shpresdhenes per Shqiperine!
mirese te vijne reklama te tilla qe transmetojne me shume se emrin e spitalit privat. Te pakten i rikthyen shikimin nje te riu, jo si ca reklama telefonie te degjeneruara “ne te gjitha drejtimet”…
shiko anen pozitive, nqs spitali do te kishte mare leket per kete operazion do bente reklame edhe tek BBC po te donte. por eshte akt human dhe te gjithe jane te gezuar per nje lajme te tille, pervec ndonji lekaxhiu si puna jote.
Bravo ministrit per suportin moral dhe spitalit amerkan per mbeshtetjen finaciare dhe realizimin me sukses te operacionii. Pergezime te dyja paleve
Primare eshte nje njeri qe sot u sheru e shikon si te tjeret, reklama ketu eshte e dores trete, e megjithare edhe ajo eshte mire te behet qe njerezit ta dine se munde te gjejne sherim edhe ne Tirane, por edhe falas per ato qe nuk e kane parane. Krimineli Sali mendonte vetem vjedhjen e mashtrimin duke rrahur gjoksin se po punon si askush. E pra shikoni ndryshimin ne pune konkrete e jo me mashtrime si Sali Serbi e Lulzim Fazllici.
Tamam goxha reklame per keta shkerdhatat, Erjonin duhet ta quajme Jezusi ne tempullin e Jeruzalemit…
Bravo qeveria! Bravo Erjon! Po beni nje pune shume te mire! ?
@sit back and relaks! ke te drejte nje goxha reklame per spitalin.
Nderkohe qe spitalet shteterore ankohen se privatet i cojne pacientet ne gjendje shume te rende tek sp shteteror! Urime SebastianitI
Brravo Velia por duhet institucionalizuar piuna se me ndere nuk i dilet dot…
hahahaha si bon vilajet qyrku demagogji
Sigurisht qe i lumte z.Veliaj,per ndihmen qe i dha ketij djali.Falenderime te medha dhe
Te ishte Spiro Ksera minister,me siguri do kerkonte pare te madhe nga DONACIONET!!!
HAAAAAA!!!
Sigurisht qe i lumte z.Veliaj,per ndihmen qe i dha ketij djali. Falenderime te medha dhe per Doktoreshen duar arte znj. Teuta Haveri dhe personelin mjeksor,pershendetje nga zemra per cfar bene per kete rast por dhe per te tjerat me pare.
Erjon je zotni fare. Bravo.
Kush ka ndonje te aferm te semure i cili nuk eshte ne gjendje te kurohet ne pamundesi te fondeve t’i shkruaje urgjentisht nje leter Ministrit Veliaj. Me te marre letren, Ministri Veliaj do t’i telefonoje spitalit amerikan dhe….ja ku u zgjidh ceshtja e shendetesise dhe e mireqenies sociale. Me nje gure vrasim dy zogj…i bejme nder edhe atij Ministrit te Shendetesise! ?
me ne fund nje minister prane njerezve .kam besim se do te ndrishojne shume gjera per mire.edhe korrupsioni ka per te pesuar renje.mjafton qe ka vullnet per kete.vetem nje njeri nuk e pelqen kete ,ai eshte salistani.
Fjalet me te mira per ju Erjon!
VilajetQyrku Firauni lrjfenist o deeele
Osht’ tu i ra Dajres
I urojme te shikoje PUNEn – s’e nxjerr ne drite ministrine me PR 99ç!
Djalit i urojme te mira.
Falenderimet e zemres per ju Zoti Erion,per deshiren dhe gadishmerine tuaj me te gjitha mundesitete mendore e fizike qe ju po beni gjathe gjithe kesaj kohe sapo keni marre detyren.Ju kam pare edhe raste te tjera duke ndihmuar drejtperdrejt nje femije rome duke e cuar ne spital me makinen tuaj.Zoti ju bekofte per keto vepra fisnike.
Falenderimet e zemres edhe spitalit Amerikan.Ju qofshim mirenjohes ngahera.Kjo eshte qeveri qe mendon dhe punon per popullin e vet.Vec te mira pacim.
Me gezon fakti qe atij djalit i eshte bere transplanti i corneas dhe uroj me gjithe zemer qe cdo gje te kete nje ecuri sa me te mire, por duhet thene pa i ulur vleren punes, gezimit te pacientit dhe stafit operativ si dhe vete ministrit Veliaj qe puna nuk ka mbaruar ketu.
Per te evituar ndonje zhgenjim me pasoja, sidomos per pacientin duhet thene qe zevendesimi i kornese do te rezultoje i suksesshem nese reaksionet imunitare ne trupin e tij nuk do te ndikojne ne „nxjerrjen jashte“ te atij „trupi te huaj“.
Deri sa te quhet i suksesshem kjo nderhyrje duhet te priten disa muaj. Puna tani sapo ka filluar. Mjekimi i specializuar me preparate kunderinfeksioneve dhe pengues te reaksioneve imunitare (imunosupresive) duhet te vazhdoje me jave dhe muaj paralelisht me nje kontroll te vazhdueshem.
Nuk dua ne asnje rast te ule vlerat e spitalit dhe te Veliajt, preokupimi im i vetem eshte qe pacienti mos te kete zhgenjim ne te ardhmen.
Zhgjenjimi eshte i rende me pasoja ne shikim pa lene menjane dhe ato shpirterore, qe mund te jene vertet te renda.
I uroj gjithe te mirat me gjithe zemer.
Claus, synimi i ketij shkrimi eshte ti behet reklame ministrit dhe spitalit. Nuk i intereson njeriu nese shef pacienti mas 3 muajsh apo jo, ateher do kete reklama te tjera per tu servirur ne forme lajmesh.
sa ljame i gezueshum per te gjithe ne.
drita e syrit eshte gjeja me e qmueshme ne jete.rrnofte medicina moderrne.
Propagada ne gjithe madheshtine e saj…shpresoj qe Jezusi ne fotot e mesiperme te bej mrekullira dhe per te tjere njerez, ata qe nuk dalin ne gazeta dhe lajme per shembull, heronjte e perditshem qe sakrifikojne per te mbajtur femijet ne shkolle dhe per tu dhene gjithcka qe munden…pfff…u ngopem me propagande!
nje pyetje per ju zoti erjon? a ka lumturi me te madhe se kjo qe po ndjeni ne kete moment? a ka te mira materiale qe mund te zevndesojne kete lumturi? respekt
Duhet te takoj patjeter rilindasit.Vetem ata do mi kthejne syte!
Pse në Spitalin Amerikan dhe jo tek Spitali Publik?! shërbimi i okulistikës dhe oftamologut në spitalet publike është si mos më keq.
Akti i madh si nga spitali amerikan dhe nga ministri velia. Mire qe erdhi dita te behen dhe ne shqiperi nderhyrje te tilla.