Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në një intervistë për gazetën ‘TEMA’ shpjegon se çfarë do të ofrojë skema e re e pensioneve.
Një nga risitë e kësaj skeme është lidhja e një pensioni social për të gjithë ata qytetarë që mbushin moshën e pensionit, por gjatë viteve të punës nuk kanë paguar kontributet shoqërore.
Qëllimi i reformës është që skema e re e pensioneve të nxisë individët për të marrë pjesë në të dhe, nga ana tjetër, të ofrojë mundësinë për pensione më të larta kundrejt kontributeve më të larta.
Gjthashtu, duke parë shkallën e ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve në skemë është e rëndësishme që të krijohet një mundësi për mbështetje me anë të një pensioni social për të gjithë shtetasit që nuk kanë kontribuar fare ose për shtetasit pa të ardhura në moshën e pleqërisë.
– Zoti Veliaj, si do e vlerësoni skemën e pensioneve që praktikohet sot në Shqipëri?
Erion Veliaj: Sistemi i pensioneve ka një rëndësi të jashtëzakonshme e një ndikim të drejtpërdrejtë mbi shoqërinë, tregun e punës, e gjer tek stabiliteti makroekonomik i vendit. Pasi ka funksionuar për njëzet vjet me radhë në gjendjen aktuale, skema e pensioneve ka nevojë të përmirësohet. Sot skema funksionon sipas parimit “Pay-As-You-Go”, e cila bazohet në solidaritetin ndërbrezor, ku punëtorët e sotëm paguajnë për pensionistët e sotëm. Por, kjo skemë nuk është në gjendje për të mbajtur veten. Për vitin 2013, të ardhurat nga kontributet ishin afërsisht 52 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet ishin mbi 94 miliardë lekë. Pra, defiçiti është 42 miliardë lekë ose 45% e shpenzimeve totale, të cilat janë transferime direkte nga buxheti i shtetit, pra nga taksapaguesit. Defiçiti i skemës, që sipas projeksioneve të realizuara në bashkëpunim me Bankën Botërore, do të vijë duke u thelluar, e bën të domosdoshme ndërrmarrjen e reformës në pensione, me qëllim uljen e defiçitit; pra uljen e subvencioneve nga buxheti i shtetit, si edhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare të skemës.
-Nëse keni të dhëna, aktualisht si është raporti mes kontribuesve dhe përfituesve?
Erion Veliaj: Shkaku kryesor i këtij defiçiti është pikërisht raporti mes kontribuesve dhe përfituesve të pensioneve. Ky raport duhet të jetë minimalisht 1 përfitues për 4 kontribues. Në Shqipëri, ky raport është afërsisht 1.1 kontribues për 1 përfitues. Që do të thotë se për vitin 2013, 640 mijë të punësuar kanë kontribuar për 561 mijë pensionistë. Nëse skema e pensioneve do lejohet që të vazhdojë kështu, pa u reformuar, defiçiti do vazhdojë të thellohet dhe përfitimet do të jenë mjaft të ulëta. S’duhet harruar se aktualisht 9.7% e shqiptarëve janë mbi 65 vjeç, por në vitin 2050 kjo shifër do të shkojë në 25%, e nëse nuk veprojmë tani mund të jetë tepër vonë.
– Jeni shprehur se do të ketë një skemë të re, e cila jo vetëm do t’i kushtojë më pak buxhetit të shtetit, por do të garantojë të ardhura më të larta për moshën e tretë. A mund të bëni një sqarim më të detajuar në lidhje me këtë skemë që mund të aplikohet?
Erion Veliaj: Duke qenë se reforma e skemës së pensioneve është një ndër reformat më të rëndësishme të vendit, ajo do t’i nënshtrohet një diskutimi të gjerë dhe gjithëpërfshirës. Por, dua ta sqaroj që në fillim se asnjë e drejtë e fituar deri më tani nga pensionistët e sotëm nuk do të preket, pasi kjo reformë bëhet për të punësuarit e sotëm. Nga anatjetër, reforma nuk cenon të drejtat e fituara nga qytetarët që janë afër moshës së daljes në pension. Qëllimi i reformës është që skema e re e pensioneve të nxisë individët për të marrë pjesë në të dhe, nga ana tjetër, të ofrojë mundësinë për pensione më të larta kundrejt kontributeve më të larta. Gjthashtu, duke parë shkallën e ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve në skemë është e rëndësishme që të krijohet një mundësi për mbështetje me anë të një pensioni social për të gjithë shtetasit që nuk kanë kontribuar fare ose për shtetasit pa të ardhura në moshën e pleqërisë.
– Mendoni se duhet të ketë një rishikim edhe mosha e daljes në pension, qoftë edhe për kategori të caktuara. (P.sh një mjek që mund të jetë i aftë për të dhënë kontributin në sektorin shtetëror të shëndetësisë, sot del në pension në moshën 65 vjeç, ndërkohë që aftësitë e tij shteti mund t’i përdorë edhe për disa vite të tjera)?
Erion Veliaj: Është fakt se gjatë viteve të pas Luftës së Dytë Botërore jetëgjatësia e njeriut është rritur ndjeshëm dhe projeksionet tregojnë se do vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen. Kjo ndikon drejtpërdrejt dhe e bën të domosdoshme rritjen e moshës së daljes në pension, por ama vetëm në një periudhë afatgjatë. Por, në terma afatshkurtra dhe afatmesme kjo reformë nuk parashikon të ndryshojë moshën e daljes në pension në Shqipëri. Që do të thotë se ata që janë pranë moshës së daljes në pension të rrinë të qetë sepse nuk do të ketë rritje të moshës së daljes në pension.
sikur te kishte punuar spiro ksera sa 1/5 e erionit atehere shqiperia do ishte pak me ndryshe sot dhe jo ne kete gjendje qe e gjetem
I JASHTEZAKONSHEM ESHTE KY DJALI! Le te bej gam gam berisha se dihet qe shan ate me te zotin!
ca propagande e felliqur e ish-mjaftit qe dilte bashke me berishen dikur. si puna e metes dhe ju qelbesira.
Edhe unë dua një prekje dore nga Erion Veliaj…..! Erion, ti duhet të jesh një ujk i vetmuar, një “macho man”, një mashkull për nevojat e shqiptareve…! Të puth fort e më fort…!
vendin ja tregoi eri ne parlament berishes.
eh sa minister i shkelqyer eshte ky, vertet po punon fort
cohu kac islami cohu ne protest se ne nje brime i bie fyellit ti hahahahahahaa
Minister si puna e ketij une bej mjes per mjes ,sot e bera si Milena Harito.
Mendoj se Velia,duke patur si keshilltar nje njeri si Bashkim Sala,nje sahanlepires i Luan Bregasit,nuk ka gje ne vije.Erioni te rishikoje pensionet e atyre q kane paguar sigurime mbi pagen maksimale 80-150 mije leke te reja ne muaj qe pensioni i doli nga 24.000 leke ,.Ky eshte turp per shtetin.ne se do te japi pension edhe per ata qe nuk kane paguar kurre ,,ky do jete gabim i madh se do te stimujoje informalitetin.
bravo Z minister po beni me te miren vazhdopni keshtu dhe do e ndryshoni kete vend per mire
Sikur te kishte punuar 1/10 e Erionit Spiro Ksera dhe qeveria Berisha nuk do ishte ne kete gjendje ky dikaster qe te nevojitet kaq shume pune per ta ringritur dhe sjelle ne nivelet e kerkuara nga BE.
urime vazhdoni keshtu dhe beni me te miren per shqiperine ky vend e meriton me se shumti
bravo gjera te mira po vijne edhe per shqiperine
Zoti Veliaj!
E shohim se po merresh me ROMET,INVALIDET,ME PENSION PER TA QE NUK KANE DHENE KONTRIBUTE!!!!!,por per ISH USHTARAKET nuk ke thene asnje fjale!!!
A e di ti zoti minister,qe ne po vuajme neper gjyqe se Sali Berisha ka bere LEMSH lehkislacioni,per me teper me USHEZIME TE BRENDESHME kane bere interoretime te gabuara ne demin tone???
Perderi sa GJYKATAT po na japin te drejte ne te gjitha rastet,PSE NUK NDERHYNI per ta zhdukur kete NONSENS???
Pse duhet te bredhim neper gjyqe,te paguajme avokate etj,duke krijuar edhe mbingarkesa ne punen e tyre kur problemi zgjidhet ne se keni deshire per te bere nje pune te mire per SHTRESEN TONE TE TRAJTUAR SI KULAKET DIKUR NGA Sali Berisha???
Une kam mendimin, qe qeveria e re duhet te kete shume kujdes ne lidhje me ekulibrin midis tregut dhe anes socjale. Dora e fshehte e tregut nuk duhet harruar ne asnje menyre. Kuptohet, se tregu nuk eshte Jesus Krishti por ai ka rregullat e veta, qe duhen respektuar, se perndryshe ndodh siç ndodhi me “socjalizmin real”.
E them kete se sipas buxhetit te vitit 2014 :
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2014 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej 95 304 milionë lekë te reja
Nga të cilat:
– kontributet 53 200 milionë lekë te reja
– transferimet nga Buxheti i Shtetit 42 104 milionë lekë te reja
Te ardhurat totale te buxhetit te shteti jane gjithsej 290.183 miljone leke te reja.
Pra, sic shifet, per sigurimet shoqerore nga buxheti i shtetit do te jepen 42 104 miljone leke te reja dhe vetem nga kontribuetet do te jene 53 200 miljone leke te reja.
Une mendoj, se qeveria duhet te jete liberale ( te mbroje tregun ) dhe njekohesisht socjale per njerezit. Kjo nuk eshte pune e lehte.
Me cfare do i paguani keta qe nuk kane derdhur kontribute???
Atehere ju po nxisni INFORMALITETIN,duke nxitur te tjeret,qe te mos derdhin me per sigurimet shoqerore se do na jape shteti!!!
Ketej thoni,qe SKEMA E PENSIONEVE KA FALIMENTUAR,!!!
O Minister a po me kupton ! nuk eshte pension ky me 14 000 leke ne muaj , na ”shtonte ” ish qeveria nga 400 leke ne vite …. po nuk jetohet keshtu me , mendohuni dhe njehere se ska vend muhabeti me tej – ka vetem vuajtje per pensionistet .
Pakan fillu komentet e sponsorizuara per Erionin te TEMA? Po rrini mer cuna mos ja fusni kot, se mjafto nje mbasdite te selia e PS-se per ta pa se sa shume e “duan” socialistet Erionin. Ca ti bejne qe e mba Rama me vete, po as te gardhi i partise nuk do e shifnin ndonjehere.
Nqs keshtu kush paguan sigurime ne te ardhmen. Shteti duhet kontrolloje punesimin dhe te inkurajoje te rinjt e punojne. Ku do i gjeje leket ky te paguaje pensione njerezve qe skane paguar kontribute? Nderkohe qe Ta we paguajne siguracione sdo kene mundesi ne te ardhmen tju rriten pesnionet.
Rritja e moshes te pensjonit nuk ka lidhje me jet gjatsin,por ka lidhje me perllogaritje te perfitimeve qe ka shteti me rritjen e moshes te pensjonit.Ne qofte se del nje ne pensjon direkt shteti humb,pamvarsisht se vendin e tij te punes do ta zer nje tjeter dhe shteti do te marr kontributet,por shuma qe do paguaj per pensjonistin asht ma e madhe se shuma qe do te thith nga kontributet.Ne qofte se del ne pensjon 60 vjec,i takon mesatarisht me pagu 15 vjet pensjon,ndersa me dal 67 vjec i takon me pagu gjysmen e 15 vjetve,sepse mosha mesatare arrin te 75 vjet.
Shoh seriozitet, vullnet e punë, për të bërë diçka të mirë, (më në fund), nga këta të rinjtë (“buzëqumësht” e “pa përvojën” e “baballarëve të kombit”), e Edi Ramës. Shpresë për këtë vënd të mjerë…
Ne qoftese do tu sigurohen pensione shtreses qe nuk i kane thene punes njehere mirmengjez punes eshte gabim shume i madh.Ne kete rast nxisni informalitetin,jo vetem te popullsia e afte per pune por dhe ne ato ndermarje ku u derdhet punonjesve nje minimum kontributesh te fillojne ti fshehin(biles ,duke ja kerkuar vete punonjesi i detyruar nga paga shume e ulet qe pjesa e kontributit ti jepet ne page,sidomos shoqerite fasoniste)e nga ana tjeter, penalizon punonjesit qe kane punuar tere jeten e kane derdhur kontribute duke ju dhene nje pension shume te vogel,sidomos atyre qe kane derdhur kontribute mbi pagat maksimale qe momentalisht marrin nje pension 24 000 leke ku kontributi qe derdhet momentalisht mbi pagen max eshte 23307 vetem sigurim shoqeror pa shendetsorin.Duhen gjetur forma dhe menyra te tjera sociale per te mbajtur ate shtrese te popullsise qe nuk perfiton pension pa penalizuar shtresen qe ka nje jete qe kontibon.