Bashkia shpall konkurs për logon e 400 vjetorit të Tiranës

16 Shkurt 2014, 12:27Sociale TEMA

Në kuadër të festimeve të 400 vjetorit, Bashkia e Tiranë shpalli sot konkursin për logon që do të shoqërojë të gjitha aktivitetet me karakter artistik, historik, sportiv, etj, pra logon e 400 vjetorit. Sipas një njoftimi të Bashkisë së Tiranës, logoja e 400 vjetorit do të jetë një imazh me gjuhë bashkëkohore dhe të gjithë artistët e interesuar do të mund të përcaktohen dhe të rendisin punët e tyre, duke ballafaquar deri në tre punime, me karaktere të ndryshëm, duke lënë të hapur tematikën dhe mënyrën se si ato do të shprehen artistikisht.

Kemi artistë mjaft kreativë në qytetin tonë por jo vetëm, të cilëve u bëjmë thirrje të mund të prezantojnë punët e tyre në ditët në vijim. Duke nisur nga dita e nesërme, do të mund të shkarkojnë qoftë në faqen e Bashkisë, qoftë pranë drejtorisë së Artit dhe Kulturës gjithë kriteret teknike të këtij konkurrimi. Afati është lënë dy javë, për të pritur të gjithë punimet që do të prezantohen dhe më pas një juri e specializuar do të marrë vendimin, artistikisht, për këtë projekt artistik dhe është menduar të lihet edhe një javë, shpërndarje e punëve më të mira në rrjetet sociale por edhe në faqen e Bashkisë, në mënyrë që të mund të marrin edhe vlerësimin e publikut të gjerë”, thuhet në një njoftim të bashkisë.

Në vijim sqarohet se “400 vjetori i qytetit është një ngjarje tepër e rëndësishme dhe do të donim që me këtë rast, të stimulonim edhe krijimin artistik. Pra, të gjithë punimet mund t’i depozitoni në Bashkinë e Tiranës dhe pranë drejtorisë së Kulturës, që nga dita e nesërme dhe në dy javët në vijim.”

6 komente në “Bashkia shpall konkurs për logon e 400 vjetorit të Tiranës”

  1. Tironci me gamor says:

    Si tironca dhe katunara qe jeni ,shoke she bashkeqytetar me haxhi qamilin ju propozoj si logo turkoshakun sulejman pashen ,fondator i halese me te madhe orientale e quajtur tirane

    1. pellazg says:

      Edhe koka e dashit qu u be kurban. Eshte shume emblematike :p

  2. ne emer te popullit e shtetit te se Drejtes says:

    Mos luani me lashtesine e kulturen e Trones ne shekuj e vit,se Tirona eshte qytet shume me pare se vete turqiia osamane ta njihte ate si qytet.Germoni dhe vetem germone e mos u fshihni pas politikave mercenare te dite,se emri Tirone eshte I shkruar nga njerez te culture se lashte Greko-Romake.
    Turp per ju qe ja dedikoni lashtesine e Tirones si qytet nje pashai turk,por me turp eshte per ato qe e quajne veten arkiologe qe bejne te pazerin e te paditurin ndaj kesaj propogande sa bajate aq dhe turkoshake.

    1. arben bahja says:

      leni mos e vrit mendjen ca thojne hoxhallaret ata duhen shtypur me kembe..tirana dhe gjithashtu shqiperia nuk kane lidhje me osmanplerat..shqiperia esht nje vend ilir me fe katolike…un jetoj ne michigan dhe ka fondacione qe vijne per ne shqiperi per kthimi e fese qofte shqiptare po edhe misionare amerikane qe i njoh personalisht ….shqiperia heret a vone do kthehet ne fene e saj duke i shkeputur rrenjet nga turk plerat…drejtesia vonon por nuk harron.

  3. drejtesia says:

    Besoj qe logoja me e mire do jete TORTA e 100 vjetorit, qe i paraqiti shqiptaret si popull xhungle

  4. qytetar says:

    Të dashur jevgj, gabel, katunar, malok, që e quani veten Tironc për tre muj tuj bujt në Tiranë. Tirana si vend banim përmëndet para Krishtit, nëntoka e sajë është një thesar arkeologjik nga përroi i palpoçes deri në Fush Prez e me tej. Një nga degzimet e rrugës Egnatja kalonte mes për mes Tiranës, ajo u rindertua edhe nga Austriaket për qëllime ushtarake. Mjafton të përmëndim se fusha e Tiranes e përshkuar nga disa lumenj të vegjël ka qënë fushë beteje që nga shekulli i parë dhe se Tirana rrethohet nga 16 kala, kjo tregon rëndësine historike të këti qyteti. Ai pa për herë të parë në shqipëri, teatër, opera, banka, bibloteka, te cilat shumë komentues cinik nuk i kan as sot në qytet-fshatrat e tyre. Studjuesit austriak shprehen se shtersat historike te tiranes shkojne 1.5-2m. Dihet që osmanet nuk themeluan asnjë qytet. Ndaj per te krijiar nje logo Tirona ka boll materjal kulturor për të mos u bërë objekt i injorantëve cinik apo organizatave vllehe të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje