Ministria e Mjedisit dhe ajo e Mbrojtjes vijojnë aksionin për pastrimin e rrugëve kombëtare, që këtë të shtunë do të përqendrohet në disa akse rrugore në Tiranë dhe në veri të vendit.
Një javë më parë, Task Forca, e kryesuar nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, ndërmorën në Shkodër nisjen e aksionit në rang të masave për emergjencën mjedisore.
Ndërkohë aksioni do të përqendrohet në aksin rrugor dogana Morinë-fundi i Urës së Drinit, me gjatësi rreth 20 km, si dhe Dalja e Milotit-Rubik, rreth 12 km.
Po kështu, aksioni do të përfshijë dhe pastrimin e rrugëve Milot- kryqëzimi Kamëz, Tiranë, me gjatësi rreth 32 km, mbikalimi Kamëz, Tiranë –Vorë, në të dyja krahët e autostradës (12.5 km) dhe mbikalimi Qafa e Kasharit – aeroporti “Nënë Tereza”, Rinas (7 km).
Në këtë operacion janë angazhuar Inspektorati i Mjedisit dhe Forcat e Armatosura, me rreth 1000 forca ushtarake dhe 69 mjete të angazhuara, ndërkohë që në total do të pastrohen 83.5 km. Komiteti Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve shpalli më parë Emergjencën Mjedisore për shkak të situatës problematike të mbetjeve, veçanërisht në akset kombëtare.
Gjendja më e rëndë e mbetjeve, e konstatuar nga Ministria e Mjedisit, është në Velipojë, Shëngjin, Tale, Tropojë dhe Ndërmënas, si dhe vija bregdetare në Qarkun Vlorë, përkatësisht Bashkia Vlorë, Orikum, Himarë dhe Sarandë, komunat Lukovë e Ksamil, dhe rrugët nacionale Vlorë-Sarandë dhe Shkodër-Velipojë. Gjendja është e rëndë edhe për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në bregdetin Adriatik nga Durrësi në Vlorë, mosfunksionimit të hidrovoreve në grykëderdhjen e Semanit dhe plazhin e Orikumit, ndotjes nga mbetjet urbane në parqet kombëtare, arkeologjike, etj.
Bravo per nismen. Shqiperia eshte shume e bukur per ta mbajtur kaq te ndotur
po me ne fund po kujtohet nje kryeminister te pastroje vendin…
si urdhon. ndonje fabrike riciklimi dhe djegjeje te mbeturinave ka ndermend te ndertoj qeveria ? show mediatik si sala ne kohe te vet ! s’ka ça ben ministri mjedisit dhe ben pastrim territori te shtunave me kamera nga mbrapa…
@tironci ke rruga bardhyl
Qeveria krijon hapesira ligjore dhe kushte per investime private ne kete fushe(pra ne djegien e mbeturinave).Ne qoftese ti mendon se qeveria duhet te beje cdo gje vete,atehere po kthehemi prape ne ekonomi socialiste,ku partia-shtet vendos per gjithshka dhe populli eshte skllavi qe punon ne gjithshka.
Ti personalisht,po ta ndjehu qe ky vend duhet pastruar,ok. Ne te kundert,aty ke rruga bardhyl futi nja dy qofte dhe nje dopio raki dhe ne rregull je. Ok?
o qelbesira. po a ofendohet ushtari ne kete menyre duke e shnderruar ne skllav pastrues? ne gjithe boten ushtari ka dinjitet e krenari o mjerane. ky eshte skllaverim. pune vullnerate. hahhahhaaha rilindje e leshit
Po mire kjo ushtri qe ka krijuar Sala , eshte ushtri me pushke druri , dhe nuk ben azgje
Perderi sa ushtrine e Sales, i vjen greku dhe i ther brenda ne kapanon,
atehere me mire te meren me pastrim teritori,…se ajo nuk eshte ushtri ,
eshte karagjozllek i Sali karaduzit
Ne tani jemi vendi i vetem ne bote pa ushtri ,rezik do na mari libri i Guiness
Se ushtria jone qe krijoi Sala ka vetem kallashe, nuk ka as avione,
as tanke, as kunderajrore, as anije,
Pra nuk ka azgje fare,……ka vetem helikopterin e Sales
Ndaj me ushtrine e kane mire qe e fusin per pastrim teritori, se ajo nuk eshte ushtri….
Kjo eshte vetmja gje e drejte qe ka bere kjo qeveri e mbushur me budallenj
Or ti pjestar i 400 mije pastertoreve qe kane duart me gjak . pik se pari ata ushtare qe janne aty me deshire apo me detyrim mos i ofendo sepse po bejne ate pune qe te takon ty dhe gjithe shqiptareve . pasi ti je njeri nga ata qe ” detyron ” ushtrine qe te ndermarre aksione te tilla qe syri yt i verber te shohe sadopak pasterti e qyteterim . sepse dhe ti je njesoj si ata tregtaret te kronika , qe pjesen para tezges e kishin paster kurse prapa tyre ishte bere mal me plera . dhe pastaj ankohen kur i quajne shpellaret e sales .prandaj nese do te shohesh sa me pak aksione te tilla , atehere fillo bej detyren tende persa i perket mjedisit ku jeton
Ti or shoq s’je tironci ke Rruga Bardhyl, sepse ai lloj tironci osht me kulture jetese. Ti duhet te jesh tironci nen kilikanze, qe bohet ortak me pisllikun.
Bravo per nismen qe ka marr qeveria shqiperia ka nevoj per Nje pastrim te dyt pas 23 qeshorit.
flogert-e ka tradit ja ka PASTRUAR RAMES BYTHEN:MIMI MBAROI LETRA HIGJENIKE;KJO ESHTE PASTRUESE SE BASHKU ME USHTARET SE KETA VETEM ME DROGE MERREN;POLICET PAKETUES DHE SHPERNDARES:
thjesht bravo!Per mua duhet qe shteti te kthej sherbimin e detyrueshem per te dyja gjinit 1-vjeçar qe ta perdori pikerisht ne pune te tilla (ashtu siç eshte edhe ne Gjermani)
Mbytur ne plehra pasi nga plehrat jemi drejtuar deri me tash dhe se kur do te shpetojme prej tyre nje Zot e di!!??
Mire bajne qe i pastrojne rruget e plazhet por do te ishte mire qe te pastrojne Tiranen, ne mes pallatesh se ashte turpi i botes ato çfare kena pa mbreme ne fiks-fare tek pallati ku jeton Kryeministri i Vendit Edi Rama.Ne qoftese Basha e len qellimisht nje situate te tille,ka organizma te tjere qe nuk duhet ta lejojne ate gjendje skandaloze.
O Korab,dakord ,por Tiranen ta pastroje Luli i partise.
Ore po te burgosmit pse i mbajne me buke e nuk i nxjerrin te pastrojne rruget
Nji bravo te madhe per kto aksione pastrimi ,qe po i kthejn futuren
qytetarit te vertet ne ate shoqeri e mbuluar nga plerat .
Aksione te tille duhet te shndrohen ne moto te asaj shoqerie ,si
ne boten e civilizuar eshte tradite .
Qe te pastrosh shtepine tende tregon se je njeri ,sepse rrespekton jeten,
sepse e do jeten ta jetosh si njeri e jo mes plehrash si kafshe .
Te pastrosh vendin tend eshte nji nder vlerat me te medha prej nji
qytetari te denje ,larg cdo shprehje apo mentaliteti te trashiguar prej
injorances e cila konsiston ne pisllik njerezor. Shume suksese ne
pastrimin e Shqiperise , gje e cila i tregon Botes se qenia njerezore ne
Sqiperi nuk eshte zhdukur, por po reagon si njerezit reagojne .
BRAVO-PASTRUESIT NE LAZARAT PER PAKETIM DROGE-POLICET NE SHPERNDARJE DROGE-PERFEKTET NE URDHERENES VENJIE TRITOLI-KOKEPALARET NE VRASES-TATIMORET NE GRABITES ME MASKA-KURSE KRYKOKEPALARET RAMA META DHE KOQO UMEROJNE PARET DHE RRISIN TATIMET:POPULLIT LESH SIK TEK ENVERI:
Masat e pastrimit quhen “b”. Puna eshte tek “a”- ja pra te masat qe te mos behen prap pis! Viktor Hoti
Sipërfaqja matet me m² ose km² e jo me km, ju lutem.
Aksioni nuk eshte zgjidhja; duhet te ndyshoj geni, mentatiliteti, ndjenja, shi´ja, estetika….per te pare gjera te pastra dhe te rregullta.
Duhet ta dije MIMI KODHELI se pastrimi i vendit nuk behet me aksione,por me kompani pastrimi-riciklimi-perpunimi-djegjeje qe ne shqiperi mungojne nuk ekzistojne,landfillet jane gropa ku mbulohen plehrat, shkoni ne gjermani e shikoni si e ben perpunimin e plehrave,kthehuni ne shqiperi dhe bejeni ate ketu,nqs,nuk e beni dot ,pranojeni se jeni te paafte dhe jepni DOREHEQJE KOLEKTIVE,se populli nuk ka per cfare tju doje ju.
O agallare! C’eshte ki titull mo? “Ushtria, aksion per pastrimin e nje hapsire prej 83.5 km?” Po hapsira matet me km2 mo! Po une mendoj mo, se eshte fjala per pastrim rrugesh me gjatesi 83.5 km, apo jo mo?!
Eh mer njeri !
Tjetri ndermerr nji aksion ,e pastron plehrat qe po ti vet bo ,
e ti jo qe si bashkohesh nji iniciative te te tille qytetare ,
por “te dhemb” edhe me i falenderu !
Nga e ka prejardhjen ky lloj “njeriu” .
Ky eshte nje fillim shume i mire Znj.Kodheli nuk ka te share ,kam nje kuriozitet vetem ,mire punen e bashkive po e ben ushtria ,po ministria e ambjentit a ka ndonje inisiative ne kete drejtim,a ka vertet fonde ,ka mundesi te organizohet kjo ,a mund te vije ajo dite qe Shqiperia te kete furra per djegjen e mbeturinave e pse jo edhe te pluhrave kimike ?
Kjo qe po beni me ministrine e mbrojtjes eshte shume e vlefshme por mendoj qe duhet te punohet per sensibilizimin e masave e te kete paralel edhe pjesemarrjen e tyre sepse Shqiperia eshte e te gjitheve ,kjo inisiative duhet vazhduar e zgjeruar e nuk duhet harruar te perfeksionohet me fondet qe thame,nuk ka pse te lihen menjane inisiativa si kjo!