Harito: Studentët e diplomuar shkëlqyeshëm, pjesë e njësisë së hulumtimit në Kryeministri

12 Shkurt 2014, 14:12Sociale TEMA

Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, i ka bërë ftesë publike të diplomuarve shkëlqyeshëm në master që të marrin pjesë në konkurset e administratës publike.

Sipas saj, është mjaft e rëndësishme të jesh pjesë e njësisë së komunikimit dhe hulumtimit në stafin e kryeministrisë.

“Qëllimi kryesor i kësaj njësie është orientimi i ligjërimit publik të Kryeministrisë, sipas metodave bashkëkohore të formulimit, strukturimit dhe përgatitjes së materialeve të ngjashme të ligjërimit publik”, tha ajo.

“Bëhet fjalë për një njësi të pranishme në zyrat kryeministrore apo presidenciale të vendeve perëndimore, por që mungon në vendin tonë”, sqaroi Harito.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike tha se “ligjërimi shtetëror shqiptar është trashëgimtar i gjuhës së Fan. S. Nolit dhe i mendjeve të ndritura në Shqipëri”.

Ministrja Harito u bën thirrje të gjithëve të diplomuarve shkëlqyeshëm në master të aplikojnë në faqen DAP (www.pad.al), të jenë pjesë e një procesi të ndershëm dhe transparent.

Ky konkurs ka në thelb të tij rekrutimin e të rinjve, të cilët duan të jenë pjesë e stafit të Kryeministrisë në fushën e hulumtimeve dhe ligjërimit politik.

8 komente në “Harito: Studentët e diplomuar shkëlqyeshëm, pjesë e njësisë së hulumtimit në Kryeministri”

  1. safeti says:

    Ky nuk ishte premtim elektoral, cjan keto parfume livando qe lyeni trupin e djersitur te ksaj nomenklature te vetkenaqurish.

  2. Miri says:

    Bravo!! Do te ishte arritje e madhe ti jepnim fund mikut dhe korrupsionit ne Shqiperi!!

    1. anjeza says:

      Bravo Qeveria, Vetem te rinjte e cojne perpara kte vend ?

  3. Gimi says:

    Me ne fund po fillon te merret ndonje gje me merita ne Shqiperine tone te dashur!! BRavo!!

  4. Loreni says:

    Si nuk e kuptova eshte grua kjo , apo eshte burr se nga paraqitja duket si burr nga emri po prap si burr… Do me ndihmoni ta gjej seksin femer apo mashkull

  5. julius says:

    Na mbushet mendjen! Late militantet pa pune, ata qe u persekutuan nga Sali Syqenhanjeriu per 8 vjet me radhe dhe na cani derrasat per njerez qe i dime si i marrin notat ne kete mut vend! Misioni juaj eshte hipokrizi!

  6. Analisti Politolog Opinionist Cim Nurellaari says:

    Ikni ore morra se na lodhet.
    A lejon Like Krylopa konkurrence te ndershme?

  7. tik says:

    Hahaha, puna e parë e këtyre do të jetë të ndërrojnë emrin e faqes së internetit që është në Anglisht!!!
    pad = public administration department!!!

    Dhe pak e do të kualifikohen për te Antena!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje