Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i kërkon kryeministrit Edi Rama që të bëjë indeksimin e biletës, plus kompensimin e personave që me ligj përfitojnë shërbimin urban falas.
Përmes një letre të hapur, shoqata e cilëson si një emergjencë indeksimin e biletës, ndërsa i bën apel Qeverisë që të mos kalojë topin drejt pushtetit vendor.
” Frika e marrjes mbi supe të një kostoje politike ju bëri që topin ta kaloni në anën tjetër të fushës, por kalimi i topit sa nga njëra anë në tjetrën do të zvarriste pa fund zgjidhjen e këtyre problemeve si dhe do të përkeqësonte më shumë gjendjen e transportit urban. Përkundrejt kësaj frike të humbjes së votave ju duhet të ndiheni krenar, sepse jeni pioneri i parë i ndryshimeve shumë të mëdha në sistemin urban, që e bëtë kryeqytetin, Tiranën, të radhitej i pari në listën e kryeqyteteve të Evropës Juglindore për moshën mesatare më të re të autobusëve urbanë si dhe hapët rrugën e zëvendësimit të atyre autobusëve të vjetër që lëviznin si baraka llamarine rrugëve të Tiranës, me autobusë të rinj me kilometrazh zero dhe me të gjitha standardet të Komunitetit Evropian”, thuhet në letrën drejtuar kryeministrit Rama.
Në vijim Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas thekson se transporti publik qytetas po kalon një periudhë shumë të vështirë ekonomike si pasojë e dyfishimit të çmimit të naftës, rritjes shumë të madhe të vlerave të investimeve të bëra në 3 vitet e fundit, mossubvencionimit të personave që përfitojnë sipas ligjeve aktuale shërbimin urban falas, si dhe mosindeksimit të çmimit të biletës prej një periudhe 5-vjeçare.
“Ju si Kryeministër i vendit, përtej kornizave politike, do të ndërmerrnit të gjitha hapat e nevojshëm për të zgjidhur problemet e sistemit urban, sistem për të cilin të gjithë qytetarët tanë, pa dallim vote majtas apo djathtas, e kanë të nevojshëm. Prej mëse 3 muajsh kemi vendosur nëpër autobusë numra telefoni për të marrë ankesat, mendimet dhe sugjerimet e qytetarëve për përmirësimin e cilësisë së shërbimit tonë. Është e vërtetë që kemi marrë shumë ankesa, sugjerime, madje deri edhe në ofendime, por nga ana tjetër kemi marrë edhe shumë falënderime. Kjo gjë nuk na ka bërë që të fluturojmë në qiell se kemi arritur më të mirën, por na ka motivuar që të punojmë akoma më shumë për t’u ofruar qytetarëve tanë një shërbim sa më cilësor, por që akoma nuk është ai shërbim që këta qytetarë meritojnë“, thuhet në letrën drejtuar Ramës.
ne fakt juve ju duhet hequr licenca pa asnje diskutim per mos-ofrim te sherbimeve cilesore dhe te perballueshme per qytetaret. Ju duhet hequr licenca sepse sa here ulemi ne autobusat e kompanive tuaja na duhet te lajme rrobat prej ndenjeseve qe nuk dihet se kur jane pastruar heren e fundit. sa here marrim urbanin na perzihet qe na duhet t’i kujtojme fatorinove qe te na japin bileten. Sa here marrim urbanin, na duhet te trajnojme durimin me “shpejtesine” e autobusave.
I bashkohem mendimit tuaj Ina.
pervec ketyre,duhet te ruhesh nga 4 anet kur do vije hajduti,bashkepunetor me fatorinon te te vjedhi portofolin,ruhesh nga manjaket sexual qe ferkohen me grate,asiston ne ndonje sherr e ha ndonje thike pa dashje,merr gjithe ererat e javes te djerses se fatorinos qelbanik…etj…
mos te kishin marre persiper tenderin kaq e thjeshte eshte
duhet bere nje ndarje e monopolit te sistemit urban dhe me pas duhet te kete kontroll me te larte per sherbimin urban ne menyre qe cilesia te rritet.
EDI RAMA!!
SHPORRE MONOPOLIN NE TRANSPORTIN URBAN dhe lejoje te lire kete biznes,qe po i merr qindarkat e fundit popullit fukara!!!
Fitojne MILIARDA,nda le te SHPALLIN FALIMENTIMIN E TYRE dhe te shkojne ne te semes!!!
ASNJE QINDARKE ME TEPER!!!
MOS PRANO PROVOKIME TE TILLA,se keto jane te ORGANIZUARA NGA Sali Berisha,qe te te BEJNE ARMIK ME POPULLIN!!!
LINJAT KRYESORE,si UNAZA DHE KINOSTUDIO-KOMBINAT DUHET TE JENE SHTETERORE!!!
edhe linja ime dua te jete publike. ia pame hajrin privatit — vetem ankohen se cmimet e biletave jane te ulta — dhe pangopshmerise se tyre.