Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit bëri të ditur se Konkursi Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të qytetit të Vlorës, ka tërhequr një numër rekord aplikimesh. 3 ditë përpara përfundimit të afatit zyrtar të dorëzimit të aplikimeve në faqen e Konkursit kanë aplikuar 96 projektues, nga te cilët 66 studio ndërkombëtare, 15 studio vendase dhe 15 grupime studentore. Për shkak të kërkesave të shumta nga ana e aplikantëve për pjesëmarrje, në fund të muajit Janar, Ministria dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit vendosën të zgjasin afatin e dorëzimit të dokumentacionit për konkurim me 2 javë, në mënyrë që t’u japë konkurenteve më tepër kohë për të përgatitur propozimet e tyre. Data e fundit e aplikimeve është 12 Shkurti dhe në faqen zyrtare të konkursit ëëë.vloraëaterfront.al mund të mësohen të gjitha detajet në lidhje me këtë proces. Pas datës 12 Shkurt, juria e ndërkombëtare e konkursit do të vlerësojë propozimet dhe do të përzgjedhë 5 studio/ propozimet më të mira, të cilat do të ftohen të paraqesin propozimet e tyre drejtpërsëdrejti përpara jurisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Vlorës, duke përzgjedhur më pas fituesin. Faza finale e konkursit dhe shpallja e fituesit do të bëhet më datë 21 dhe 22 Shkurt, në Vlorë. Ky aktivitet do të shoqërohet edhe me ekspozimin publik të të gjitha propozimeve të ardhura në adresë të Konkursit Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të Vlorës. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit më 28 Nëntor të vitit që lamë pas, Ditën e Pavarësisë së Kombit, në prani të qytetarëve të Vlorës shpalli Konkursin Ndërkombëtar për Vijën Bregdetare të qytetit të Vlorës. Konkursi organizohet për të mbledhur idetë më të mira të projektimit urban për një vijë bregdetare me gjatësi 4.9 km dhe shtrirje nga Pylli i Sodës deri tek tuneli. Konkursi ndërkombëtar për rehabilitimin dhe rivitalizimin e hapësirës urbane brenda Vijës Bregdetare të Qytetit të Vlorës synon ta shndërrojë shëtitoren në një zonë këmbësore me gjallëri të jashtëzakonshme, në një destinacion për turistët dhe vizitorët që mbërrijnë nga mbarë bota.
po re bukurine e do bota demokratike po ketu nuk ka ekzistuare dhe sd te ekzistoi se ketu ja japine tenderate firmave teroriste serbe greke italiane austriake apo ceke si cez hajduti me i madhe ne ote pae bankersave apo te minierave te gjitha firmate hajdute vine ne shqiperi si skandali i kalivacite qe u dha mbreme turp pra te shohime cdo ndodhi se shqiptare dhe shtete shqiptare ska kure bota po bene ndertime luksoze dhe cilsore ketu cdo gje jashte standartit
te behet sa me shpejt.mire qe e mori edi ne dore se po qe per bashkine do perfundonte si pllakat e sheshit qe dolen te gjitha se normal ishte bere pune me shume cilesi nga firmat e shokeve dhe miqve te shpetimit
“LUNGOMARE” italianizime te kota ,nuk do ishte me thjesht shetitorja buze detit ? apo ju duket pak si e gjate
Është vendosur pa konkurs. Vijën përgjatë bregut do ta ndërtojë firma që bleu aksionet e Flamurtarit. Flasim përsëri mbasshpalljes së fituesit.
Nuk eshte konkurs se kush e nderton, eshte konkurs se cila firme arkitektesh do ta projektoje, prandaj ti nuk je ne qeveri se nuk e ke idene si funksionojne punet. Kur do mesoheni ju ne shqiperi te pranoni zgjedhjet e qeverise pa u bere te gjithe profesora.
kush i bleu aksionet e FLAMURTARIT {MUSTAQJA}
Si e ka emrin firma kush e drejton?
Urime, ju shkofte mbare qe ta shikojme Vloren te bukur dhe me turizem te zhvilluar modern.
Po ajo godina e PARLAMENTIT ku do te behet?!!!!. Se konkursi ishte fantastik, dhe ato maketet ishin te papame.
ci keto ”lungomare” mor ju shpelafte panukla! ce kani kete alergji nga shqipja! edhe nga mozambiku te kishit qene ju gazetaret inferiore,prape do te kishit nje fare respekti per elentin kryesor te identitetit kombetar qe eshte gjuha. u bete me keq se saliu qe i fliste italisht berluskonit ne tirane
Eee.vloraeaterfront.al
Po makinat si shkruhen ne anglisht?
Shëtitore Buzë Detit = Lungomare = Promenade of Seafront
ti dalin zot qytetit se me gjiken e kompani vetem kioska po shikojme. na u cpif qyteti. per lulishte nuk behet fjale, rruget cop, trotuaret me pllaka te shkulura, kembesoret hidhen kalojne ne rruge makinash se edhe ate cik trotuar qe ka ngel ua kane zene karrige, tavolina, roba,placka. as nuk do tia di njeri. eshte kthyer ne nje qytet bej cte duash e si te duash. per bashki as qe behet fjale fare. jane mbledh nje tufe fshataresh rreth kryetarit, pine kafe tere diten e bejne pazare sikur ua kane lene trazhegimi qytetin. ky shpetim ishte mallkim per kete qytet.
Une mendoj qe pas kesaj ta shpallim Vloren kryeqytet…
O Edi !
Po Lungomaren e Fierit kur do ta besh ?
Baftjar Zequa e ka shkaterruar keq qytetin e Fierit, ka shkaterruar cdo gje qe vinte era qytet.( vetem kioska shikon ne cdo cep ).Asnje kjoske nuk ka hequr.
Kur do fillosh ne Fier ? Akoma vazhdojne ndertime pa kriter ne kete qytet.
Apo Baftjari eshte shok i ngushte i kocos .
Shpresojme qe se shpejti te fillosh edhe ne Fier.
U befte me e mira, suksese!
projekti lungo mare qe kane projektuar anglezet me pas austrohungrarezet hapen dhe tynelin e ujit te ftohte pastaj italianet ben dhe ujsjellsin me modern te kohes dhe lokalet aty etj etj etj nje projekt qe ka qen qe nga qindra vjet bile flitet qe ne kohen e ilirise ka pas nje mol dhe ndertime aty rruges per orikum mole ku ishte flota ilre dhe ulqinake ne gadishullin e vlores si pike strategjike pra kemi te bejme per nje projekt unikal per gjith mesdheun si pike strategjike dhe prandaj kush do fitoj si arkitekt duhet pa tjeter te jet me i mire ne bote qe ne fund te kemi nje shetitore per nder te arkitekteve italian se ata kane ber me te miren e kohes aty palmat ndricim trotuare etj perball kemi italine dhe greqine dhe gjith mesdheun pika me strategjike ne rajon e meriton nje shetitore fantastike qe normal qe do dhe shume para te madhe une medoj te leket ti merren dhe europes se dhe ata kane interes per nje pike strategjike turizmi ne kete vend te bukur ishulli sazanit dhe gadishulli ne det karaburuni plazhet afer dhermiu llogoraja jala orikumi qeparo e gjith zona te marri zhvillim
dy jane faktoret kryesor ne kete projekt qe nuk duehn anashkaluar heqja e portit ne vlore qytet skele dhe zhvendosja e dy trageteve ne portin ne zvernec dhe ato molet lihen per shetitoren dhe ndertimi ne nje te ardhme i tynelit te llogoarase qe turistet te dalin direkt ne dhermi dhe nje rruge per plazhin ne zvernec leqeni me pilianet dhe plazhi ne panaja te jet plazhi kryesor i qytetit me nje rruge me drita te gjere dhe te bukurqe del direkt atje mes pishave