Ne date 22.01.2014 Senati i Universitetit te Tiranes vendosi per ndarjen e Departamentit te Matematikes prane Fakultetit te Shkencave te Natyres ne dy departamente dhe perfshirjen e grupit mesimor te matematikes nga Fakulteti i Ekonomise ne ate te Shkencave te Natyres.
Ne lidhje me vendimin e fundit te Senatit te UT-se, ligji Nr.9741, datë 21.5.2007 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, i ndryshuar, shprehet si me poshte:
“Departamenti është njësi bazë mësimore-kërkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene” (Neni 12 “Departamentet”, pika 1). “Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj” (Neni 12 “Departamenti” pika 3, paragrafi dyte).
Bazuar ne Nenin 18 “Keshilli i fakultetit dhe njesive te tjera kryesore”, pika 1, te drejten per ti propozuar Senantit per “hapje, ndryshim ose mbyllje departamentesh a njësish të tjera” e ka vetem Keshilli i Fakultetit”.
Sipas Nenit 14 “Senati Akademik”, pika 2, shkronja e, Senati i UT “vlerëson dhe miraton hapjen, ndryshimin ose mbylljen e njësive mësimore ose kërkimore” bazuar ne propozimin e keshillit te fakultetit.
Per te marre forme perfundimtare vendimi duhet te kaloje ne Keshillin e Administrimit te UT. Kjo bazuar ne Nenin 16 “Keshilli i Administrimit”, pika 2, shkronja ç, ku thuhet qe Keshilli i Administrimit “miraton strukturën dhe numrin e personelit të institucionit për të gjitha nivelet”.
Pra bazuar ne ligjin e mesiperm, hyrja ne fuqi e ketij vendimi qe prek dy departamente te fakulteteve te ndryshme duhe te kalonte ne keto faza:
Protesta jone e diteve te fundit ka bere te mundur qe shume dashamires ne te gjitha strukturat e Universitetit te Tiranes te na vene ne dispozicion ne dokumenta te cilat zbardhin pa rregullsine e vendimit dhe tentativat e Rektorit Kule per ti mbuluar ato. Nga dokumentacionet qe kemi ne dispozicion dhe te bashkengjitura rezulton se:
Keshilli i Fakultetit prane Fakultetit te Shkencave te Natyres me vendim nr. 17, date 20.12.2013, vendosi per ndarjen e Departamentit te Matematikes ne dy departamente te reja bazuar ne relacionin shpjegues qe i eshte bashkengjitur. Vendimi ju propozua Senatit te UT per miratim. Departamenti i Matematikes do te ndahej ne Departamentin e Matematikes, qe do te perbehej nga 18 pedagoge, dhe Departamentin e Inxhinierise Matematike dhe Informatike, i perbere nga 10 pedagoge. Bazuar po ne relacionin shpjegues rezulton se Departamenti i Inxhinierise Matematike dhe Informatike ka ne perberje te tije 2 Profesore dhe 1 Doktore Shkencash. Pra ky department eshte ne perputhje me Neni 12 “Departamenti” pika 3, paragrafi dyte te ligjit qe thote “Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me grada dhe tituj” dhe nuk ka nevoje per personel shtese. Gjitashtu po te shqyrtojme me vemendje vendimin dhe relacionin shpjegues nuk ka asnje kerkese te lindur nga perfshirjen e grupit mesimor te matematikes te Fakultetit te Ekonomise. I pyetur per kete gje edhe Prof. Xhezair Teliti pranoj qe nje kerkese e tille nuk ka lindur nga Fakulteti i Shkencave te Natyres. Pra Departamenti i ri ka mjaftueshem personel dhe asnje kerkese nuk ka lindur per perfshirjen e grupit mesimor te Matematikes te Fakultetit te Ekonomise.
Por historia nuk mbaron ketu. Ne date 22 Janar u mblodh Senati i Universitetit te Tiranes per te shqyrtuar nder te tjera edhe propozimin e Fakultetit te Shkencave per krijimin e Departamentit te Inxhinierise Matematike dhe Informatike. Pas protestes sone te kesaj jave, Senatore te nderuar te Senatit, per te mire te Universitetit, na derguan nje kopje te emailit qe kishin marre ne date 23 Janar 2014 ku perfshihet edhe Projekt Vendimi qe ishte miratuar ne mbledhje (shih dokumentin e dyte bashkengjitur ku perfshihet edhe emaili me listen e Senatoreve marres se tij). Ne kete vendim pervec krijimit te Departamentit te Inxhinierise Matematike dhe Informatike, me propozim te Fakultetit te Shkencave te Natyres, shfaqet nga hici dhe per here te pare propozimi per kalimin e grupit mesimor te matematikes ne Fakultetin e Ekonomise tek Fakulteti i Shkencave te Natyres.
Transferimi i grupit mesimor te matematikes te Fakultetit te Ekonomise ndryshon perberjen e Departamentit te Matematikes, Statistikes, dhe Informatikes se Zbatuar prane ketij fakulteti. Si rrjedhoje cdo propozim per ndryshimin e ketij departamenti duhet te kalonte ne Keshillin e Fakultetit te Fakultetit te Ekonomise. Keshilli i Fakultetit te Fakultetit te Ekonomise nuk eshte mbledhur, nuk eshte njohur, dhe as nuk ka vendosur per transferimin e grupit mesimor te matematikes te Fakulteti i Shkencave te Natyres. Pra rezulton se nuk ka asnje propozim zyrtare (as nga Fakulteti i Ekonomise dhe as nga Fakulteti i Shkencave te Natyres) drejtuar Senatit te UT-se per transferimin e grupit mesimor te matematikes nga Fakulteti i Ekonomise tek Fakulteti i Shkencave te Natyres. Pra Senati ka marre nje vendim te jashteligjshem duke qene se ai nuk eshte propozuar nga askush dhe eshte i pabazuar. Senatoreve i eshte lene te besohet se ky propozim ka ardhur nga Fakulteti i Shkencave te Natyres. Pra ne mirebesimin e tyre sipas ligjeve ata mund te jene mashtruar nga Rektori duke i lene te besojne se ka nje propozim per kete gje. Pastaj clidhje akademike ka matematika ekonomike me Departamentin e Inxhinierise Matematike dhe Informatike? Asnje.
I kapur nga paniku i berjes publike nga ana jone e vendimit te jashteligjshem, Rektori e zbardhi vendimin e Senatit te dates 22 Janar 2014 nje jave me vonese ne daten 28 Janar 2014. Per te mbuluar paligjshmerine e vendimit te marre, ai beri dhe gabim diletant te zbardhjes se nje vendimi te ndryshem nga ai qe ishte paraqitur Senatit per miratim. Nje kopje e vendimit te zbardhur gjendet bashkangjitut. Per te analizuar kete le te shqyrtojme pikat e meposhteme:
Te gjitha keto argumenta dhe prova te paraqitura, provojne per paligjshmerine e vendimit te Senatit dhe tentativat e Kules per ta mbuluar ate. Ne perfundim po listojme edhe nje here argumentat kryesore te paraqitur me siper:
Ne perfundim dua te ftoj te gjithe pedagoget dhe studentet e Universitetit te Tiranes t’i bashkohen kerkeses sone per shpalljen e vendimit te pavlefshem. Kjo leter, ne vazhdim te letres se pare, se bashku edhe me dokumentationin mbeshtetes do t’i dergohet Ministrise se Arsimit, Kryeministrit, dhe Prokurorise se Tiranes te cileve i kerkojme marrjen ne konsiderate te provave te paraqitura per te parandaluar nje vendim te paligjshem dhe qe lejon arsye te besojme qe ka karakteristika te nje vepre te kryer me qellim dhe paramendim. Eshte koha te bejme jo vetem Universitet por edhe Shtet.
Z. KM,
eshte turp i madh q epas 20 vjetesh Rektor ne Tirane ehste nje CULO – ka plote vajza e djem q ekane mbaruar universitete prestigjoze europian e e amerikane – vine ndonje pre jtyre.
Nuk ben cdo gje kryeministri, te pakten zyrtarisht, ne kete vend.
Rektori zgjidhet nga vete stafi akademik, or shok!
Bravo ju te UT, e ngrini zerin. O mero po pse nuk e ngre zerin ndaj rektorit t universitetit politeknik
Ky vendimi i kules, nuk eshte gje para atyre te Kacanit, qe ka me vite qe shkel
Ligjin e arsimit te larte e nuk ben zgjedhje. Apo eshte socialist
Kacani……e Kule demokrat. UPT eshte skandaloz ne zbatimin
E ligjit te arsimit te larte e ka mbi 4 vjet qe po e transformon
Dhe po e zhduk nje institut vetem per interesa private. Ka gallat
Ne shqiperi, keto senatoret jane vegla te rektoreve. Nejse Mero,
E mira do ishte te botoje per rektorin e UPT njehere.
Keni mbetur me ca idiote nedrejtim si Kule e te tjere.
Kacani i UPT eshte njeriu me skandaloz, jo rektor, qe ka patur ndonjehere UPT-ja, shkeles i ligjit, i pafytyre dhe madje antishqiptar!
esht dhe vlora ne list me rektorin e shqur
Po ti qenke bere sekretari im online.
Ky Dhori pervec shkeljeve ka dhe nje karakteristike tjeter, ben si njeri solidar dhe bashkepunues me studentet nderkohe qe i ka lene te vuajne sistemin e kalbur te arsimit te larte publik qe e kultivoi me aq pasion e buzeqeshje sa sot niveli i arsimit te larte shqiptar eshte bere per te ardhur keq. Ne gjithe vitet e studimeve te mijera e mijera studenteve te perkushtuar e investimeve dhe sakrificave te familjeve shqiptare, konkluzioni eshte nje “diplome e cunguar” dhe jo per fajin e studenteve, por te nivelit te UT.
Stringa dhe gruaja e tij AretIa bejne ligjin si familje prej vitesh ne ekonomik,Duket ju prish sundimi dhe revoltohen.Deri me sot studente e pedagoge u kan hapur rrugen nga frika..Kete rradhe gjeten hundelesh dekanin S.haderi,senatin dhe Kulen.qe po u prishin Klanin Stringa.Burre e gru jane ne nje departament ndodh vetem ne Albanistan.Te ngel njeri bej fort llogarin me tjetrin.Pse me.cfar paresh mbahen dy femijet studente ne Amerik e ItalI?Ikni….
Ata kane dy femije per tu admiruar. Studente te shkelqyer. Ju jeni zemerzigj dhe ngaterroni gjerat. Turp komentues frikacak dhe servil!!!
Pak a shume te tilla gjera ndodhin edhe ne UPT. Kacan rektori eshte bere si sulltan. Ai ben si ti doje qejfi. Ka mbledhur ca “senatore” kurriz thyer qe i manipulon me te gjitha menyrat e kulacit dhe kerbacit. Keto gjasme te zgjedhur jane manipulatore te paskrupullt. Turp per universitetet qe kane mbrrite ne kete derexhe. Sulltan rektoret po i luajne fene ne te gjitha dimensionet. vete shkruajn vete vulosin me miratimin e ca senatoreve servile e te frustuara. Turp per keto krokodile te akademizuar. kacani na eshte edhe akademik i Gudar beqirit. Nuk e di ku qendron akademizmi i ketij sharlatani te mekanikes kur kjo disipline ka dale aut nga jeta shqiptare.
Duhet te shkatrrohen urgjentisht keto fole te korruptuarish me diploma akademike, per ndryshe na rrofte arsimi i larte qe gllaberit me miliona leke nga djersa e taksapaguesve qe duan te shkollojne femijet e tyre.
Nese Seanti ka marre vndim pa rekomandimin dhe sugjerimin e keshillit te FEUT (sic e dikton ligji), atehere dukshem Senati gabon. Ceshtja shtrohet, Senatie ben kete gje nga padija, apo nga ligesia, apo ngaqe perbehet nga lakenj sahanlepires. Qe nje senat te jete i paditur, kjo si zor te besohet, keshtuqe mbeten alterntivat e tjera.
perseri ish studenti duket qe eshte vene nga dhori perseri shkruan”…’ , dhorin si duket e ka zene frika se ka shkelur ligjin me te dyja kembet dhe per kete do mbaj pergjegjesi.
e cuditeshme qe zini emra ne goje , ky shkrim nuk paska as autor , por qenka nje investigim i bere nga gazeta tema. keni ndonje gje kunder shkeljeve ligjore qe jane bere , apo jeni pro shkeljes se ligjit.
Hiqeni leshkon Kuli
ca eshte ky urith Dhorka qe do qeruar nga fusha akademike, ky fytyre qe turperon shqiperine
Ulliri do 15 vjet te jape kokkra, pra nje kuadro si profesor nuk eshte kaq kollaj te fitohet. Mos filloni lufte klasash edhe ne Arsimin e larte.
Sa per zgjedhjet ne shkollat e larta duhet te hiqen, se nuk ka kuptim, zgjedhje ne departamente me 5 veta, ku ke burrin edhe gruan ne nje departament, eshte e kote prishes me te gjithe dhe te heqin nga puna dhe nuk pyesin fare. Le ti caktoj kryeministri, sic behej ne kohen kur kishim shkolle te larte, se ka te drejte edhe te kerkoje llogari per premtimet e bera ne fushate.
Kujdes nga ata qe flasin shume ketu, se ne arsim intriga eshte shume e madhe, disa i ka vrare e mira. Ketu flitet per Dhorin dhe disa hidhen tek Omeri dhe Jorgo, me duket se mezi po presin rastin. Pra o flitet konkretisht ose jepen mendime, ndryshe eshte intrig .
Gabim tani ulliri leshon kokrra edhe vitin e trete ?
Prandaj nuk ka me shije vaji ullirit. E di plaku e di, po se di rinia. Prandaj ka kaq shume semundje , se behen per nje muaj.
Sikur te kishim edhe matrikujt, dmth emrat e senatoreve te tredhur me siguri do te dilnin te palara te tjera. Se keta me ne krye kulet duhet ta rrudhin mire doren kur firmosin per shkaterrim.
FE do filloj te shes diploma. Sulm pedagogeve qe kerkojne llogari dhe pazar me servilat dhe te paaftet qe kane rekrutuar se fundmi. Kjo eshte UT qe duan shqiptaret? Drejtuesit po punojne qe te shkaterojne publikun dhe te fuqizojne universitetet private si UET per shembull ku japin mesim apo udheheqin doktoratura disa drejtues te FE.