Koka-Panariti: Vendorët dhe Qeveria kujdes më të madh ndaj pasurive natyrore

1 Shkurt 2014, 12:04Sociale TEMA

Ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ai i Bujqësisë, Edmond Panariti, kërkojnë nga pushteti vendor, por edhe ai qendror, një vëmendje më të madhe ndaj ligatinave për mbrojtjen e tyre nga shtkatërrimi dhe ndotja.

Apeli u bë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave gjatë konferencës së organizuar në mjediset e ‘Hotel Tirana’ me temë “Ligatinat dhe Bujqësia, Partnerë në Zhvillim”.

Ministri i Bujqësisë theksoi se për shkak të prishjes së ekuilibrit natyror në liqenin e Butrintit brenda një viti është zhdukur 30% e species së midhjes.

“Shqipëria është një vend i bekuar sepse zotëron një rrjet ligatinor të pashoq që shtrihet nga veriu në jug. Mbartin 70% të pasurisë sonë të biodiversitetit. Përgjegjësia jona e përbashkët është për ta menaxhuar në mënyrë të mençur këtë pasuri. Që në fillim të mandatit tim kam pasur në fokus rishikimin e procesit në tërësi të rrjetit ligatinor. Po shkelen rëndë standardet dhe kriteret ekologjike të biodiversitetit. Le të marrim liqenin e Butrintit. Vitin që kaloi patëm humbje mbi 30% të species së midhjes si rezultat i prishjes së rëndë të ekuilibrit lagunor. Kjo ndodhi nga mosrespektimi i bilanceve natyror. Ndërprerja e furnizimit me ujë të freskët nga Bistrica për shkak të përdorjes së ujit për bujqësi. Bllokimi i kanalit që e lidh me detin ka nevojë urgjente për tu thelluar”, tha Panariti.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka në fjalën e tij u shpreh se menaxhimi i potencialeve të mëdha natyrore lë shumë për të dëshiruar. Koka u shpreh optimist se ngritja e dy agjensive të posaçme për mbrojtjen e pasurive kombëtare do të japin e efektin e tyre.

Edhe deputeti socialist, Besnik Bare, në cilësinë e specialistit në çështjet e mjedisit, tha se përdorimi i këtyre pasurive është problem global, por shqetësuese për Shqipërinë mbetet mungesa e bashkëpunimit midis grupeve të ndryshme të interesit.

Dita Botërore e Ligatinave festohet në të gjithë botën në kujtesë të adaptimit të Konventës së Ligatinave në 2 shkurt 1971 në qytetin Ramsar të Iranit. Edhe Shqipëria bën pjësë në këtë Konventë me zonën e Karavastasë, Butrintin, Liqenin e Shkodrës, Lumin Buna dhe Velipoja.

Ato zënë rreth 3,2% të territorit të vendit dhe strehojnë më shumë se 70% të vertebrorëve që përbëjnë një thesar të biodiversitetit në Shqipëri.Shumica e turizmit në Shqipëri është e lidhur ngushtë me këto toka që lagen nga uji.

5 komente në “Koka-Panariti: Vendorët dhe Qeveria kujdes më të madh ndaj pasurive natyrore”

  1. kush flasin,. keta qelbesirat qe duan te asgjesojne lumenjte. hahahahah dhe qelbesirat i duartrokasin kur flasin pa lidhje.

  2. veterani says:

    zotrij Ministra mendoj se krahas gjith puneve duhet te vendosni nje moratorjum te pakten per 15vjet per pyjet sidomos ne ato vende ku jan cfarosu te mos degjohet sopate te bej cak.cuditemi si neglizhohet problemi pyjeve.

  3. Topi says:

    Po si mund te flase TER KOKA kur ka ndyer shetitoren e Durresit me ate pisllek!!!! Ky horr qe e mbyti Durresin me tendera kot. Pastaj kujdes mos prishesh fermat e kunatit Gon DUKA ne Lagunen e Karavastase… Mos bej kot publicitet e Tero se nuk behesh me dot Kryetar bashkie durres, as dhe Krimineli Vangjush Dako…..
    Do behet me mire TIT VIDHJA…ka lezet

  4. era says:

    Koka dhe Panariti te mos bejne show dhe te na çajne …derrasa.Kane qene 4 vjet ne qeveri dhe vetem vodhen dhe shkaterruan. Edhe sot kane ne stafet kryesore te ministrive te tyre ish hajdutet dhe shkateruesit e pyjeve dhe te mjedisit.

    Zgjedhet e 23 qershorit ndruan vetem kryeministrin dhe saraqellot e tij dhe KAQ.
    RILINDJA ESHTE NE KOMA.

  5. 50 top –faqet më popullore të Facebook në Shqipëri, gara mes Ramës dhe Berishës – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=37295&k=71#sthash.69MY6bcq.dpuf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje