Kërkesa e ministrit Tahiri/ Kreu i AKEP: S'do lejojmë persona me 5-6 numra celularë

28 Janar 2014, 09:15Sociale TEMA

“Të mbyllen menjëherë numrat që nuk kanë një pronar të individualizuar”.

Kjo ka qenë kërkesa e Ministrisë së Brendshme, e cila ditën e djeshme i është paraqitur kreut të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me cilësinë e autoritetit më të lartë përgjegjës në fushën e Telekomunikacionit Elektronik dhe Postar.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri me anë të një letre i ka kërkuar kreut të këtij këshilli, Pirro Xhixho, që të mbyllë menjëherë edhe numrat e tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person.

Sipas ministrit, ky fenomen i trashëguar prej kohësh është kthyer në një problem që cenon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, rendin publik e mbi të gjitha jetën e qytetarëve.

“Ligji përcakton qartë se operatorët celularë nuk mund të aktivizojnë një kartë telefonike pa regjistruar të dhënat përkatëse të abonentit. E parë në këtë këndvështrim, karta pa zot nuk mund të ketë. Ajo që mendojmë ne se mund të ketë ndodhur është ekzistenca e kartave me të dhëna të pasakta të individëve. Për këtë shumë shpejt do të mblidhemi me operatorët për të kuptuar në ç’shkallë shtrihen këto gabime dhe sa vend lejon legjislacioni për shfrytëzimin e këtyre gabimeve për qëllime kriminale”, thotë Xhixho për GSH.

Kryetari i AKEP-it thekson se nuk do të lejohet që persona të caktuar të mbajnë një numër shumë të madh kartash.

“Do të thotë që është e pamundur që një person i vetëm të ketë mundësi të përdorë 5, 6 apo dhjetë numra telefoni. Konsiderojmë të arsyeshme zotërimin e dy apo tre kartave, dhe do evidentojmë menjëherë individët që zotërojnë më shumë karta se kaq”, nënvizon ai.

17 komente në “Kërkesa e ministrit Tahiri/ Kreu i AKEP: S’do lejojmë persona me 5-6 numra celularë”

  1. ---- says:

    Ja u zgjidh dhe kjo pune!!!!

    1. ilir says:

      keta bejne vetem zhurem 1.2 ,3 dhe me shume numra , ku eshte problemi me lek i blejn ,se njeri ka manin te blej numra le ta bej MAJFTON TI REGJISTROJNE ME EMER MBIEMER DHE U BE KJO PUNE

  2. Trend says:

    Veshtire me duket por eshte dicka ku mund te niset

  3. Stefan H says:

    Ketu ja fut kot. Nje klient mund te marre aq numra sa e ka te nevojeshme, varet nga mundesia e tij ekonomike, kurse Tahiri ka per detyre te kerkoje regjistrimin e tyre. si me nje si me dhjete numra telefoni eshte njesoj po te dihet personi qe i ka ato

  4. Rilindja says:

    Ky zoteria i AKEP-it qenka K.. kandari komplet. Po c’te duhet ty more 3k sa karta perdor une 2 apO 20, nese jane te rregjistruara ne emrin tim me te dhena te sakta ti je ne rregull dhe Tahiri po ashtu. Po kompanite private si do tja bejne me kete 3K-ne, se numrat figurojne ne emer te administratorit. Po ka kompani me nga 200 numra dhe me shume.

    Une propozoje te vendosim nje moratorium 4 vjecar per telefonine celulare dhe te kthehemi te kablli. Keshtu do rine rehat Tahiri dhe 3K-ja per gjthe mandatin.

  5. titi says:

    jepi 5 fukarejve nga 20 mij lek te vjetra per cdo numer celulari, dhe 5X3 numra secili=15 numra. kaq e thjeshte eshte. dhe ata fukarejte as nuk duan ta dine emrin e atij qe i jep leket per te blere numra. asgje nuk zgjidhet keshtu.

  6. filloi diktatura e proletariatit si pasoje e paaftesise. tani do vije abuzimi me keto manovra.

  7. arsen says:

    Mese e drejte!
    Ca çunaker te pa shkolluar, ca gangstere te perspektives, ca keqberes dhe kurva e kurvare, duan te shajne , te kercenojne, te mashtrojne me 3-4 numra.
    Kompanite mobile e kane opsionin *31 te privatesise.
    Cdo qytetar e fshatar ka mundesi te mbarte nr. nga nje kompani tek tjetra.
    Perse duhen gjithe keto karta ne treg? Perse gjith ky stress?
    Kompanite e bisnesit te shperndajne nr e tyre per pune dhe te kerkojne çaktivizimin menjehere sapo i punesuari largohet nga ndermarja.
    CDO QYTETAR ESHTE PERGJEGJES QE, MENJEHERE SAPO TE HUMBASE NR E TIJ PERSONAL, TE DENONCOJE NE POLICI….DHE TI JEPET NR I RI VETEM ME VERTETIM TE POLICISE!
    Njesoj si Leter-Njoftimi dhe Passaporta
    Vetem keshtu palaçot e vjeter e te rinj….do shkojne drejt qyteterimit

    1. ja qelbesira, thot rama per armet kimike, e drejte thoni. thote per tu shtenjteruar karburanti se jeni shendoshur shume e te ecni ne kembe, e drejte thoni. thote te mos keni shum nr celularesh, e drejte thoni. thote tju q r qe tu rregullohet rraca se jeni xhuxha parazite, e drejte thoni. o qelbesira, o ndytesira, o shpifesira, o flliqesira. ptuuuu rrac e qesharakem shaka te natyres.

      1. arsen says:

        Jopo te lexojm karlliqet e tua? Je pjese atyre 200 ngordhesirave qe punojne ke SHQUPI?
        Ti je ai qe ke pas marre rroga ne dy bordero te ndryshme e tani ke ngal pa pune?
        Apo do kthesh mbrap+ asistencen qe te ka dhene Xhelal Mziu???
        Mire ta paskan bo!

        1. jo un jam me lsi. : ) jam ne pun sido te shkojne zgjedhjet. puc klm. dhe fuck saliun dhe ramen. rrofte lsi.

        2. endri says:

          AI nuk di te shprehet, por keq nuk e ka. Paaftesia juaj do sjelli ne nje komunizem te dyte. Ka treg te lire ore njerez, c’eshte kjo idiotesi qe te hiqen numrat ? Pastaj po te duash te maresh numer celular ne shqiperi do paraqesesh pasaporten, cfare tjeter na dashka Tahiri per nje cop numri ?

  8. mallakastra says:

    o tahir o pallosh , nuk i bie dot gomarit dhe i bie samarit , je ne vete po ja me vodhen telefonin mua ça te bej do me futesh brenda se nga kto do fillojne tani,,nuk zgjidhet muhabeti keshtu,, shkarkoni vishon e shikut ringrini strukturat kudo ne polici dogane se na mbyten barkalecat e saliut ,, dhe filloni operacione konkrete per mbledhjen e armeve dhe neutralimin e personave me rrezikshmeri te larte qe bredhin te lire kudo ne shqiperi ,, ringri rrjetin e spiuneve besnike te partise dhe popullit, popullin be ta kesh me vete ,ringri çetat vullnetare dhe rezervistet ne çdo lagje te jene gati ,, keshtu behet shqiperia me masa ekstreme se ka mare fund ,duhet shpallur gjendja e jashtezakonshme , ô tahir thirri mendjes se le nam e keni marre me shume avash dhe rreklama e show ,lere showun po futje punes ,,,o tahir .

    1. arsen says:

      Po te ishte keshtu si thu timAmerika nuk do pergjonte trecerekun e Botes.
      Vetem se celulari eshte mjet komunikimi, eshte edhe mjet pergjimi. Prandaj dhe nje vendim i ketille eshte delikat dhe i dobeshim per te luftuar ktimin.
      Perse i kundervihesh Tahirit…se do humbesh celularin?!!!
      E para ku i ke ment? Pse e humbe
      E dyta …edhe po e humbe vete edhe po ta vodhen.. SHKO DENONCE!
      MESOHU TE BASHKEPUNOSH ME POLICINE…OSE TE PAKTEN TE SHPETOSH VEHTEN NGA NDONJE BUDALLEK !

  9. TNT says:

    Cfare gallate. Po mire cili do vendose sa numra duhet te mbaje gjithe secili?
    Ministri? AKEP? I plotfuqishmi lagjes? Punedhenesi? Mbi cfare kriteresh do vendoset sasia e kartave SIM qe nje individ mund te perdore? Mbi numrin e “friends” qe ke ne FB? Sa i muhabetit je? I kujt krahu politik je? Sa te ardhura ke? Sa dashnore ke, pervec gruas? Apo do merret ndonje vlere mesatare mbi numrin e fjaleve qe konsumon ne rrjetin celular?
    Njerez te mire keto jane nje tufe gomarlleqesh, me qellim qe te krijohet nje debat artificial per te terheq vemendjen nga problemi real dhe qe ministri te duket sikur po ben dicka.

    1. arsen says:

      Prandaj kemi ec aq perpara…se kemi mendimtare te shumte si ty!
      Vendosja e nje numri privat dhe mbartja e tij ne kompani te ndryshme eleminon te gjitha llojet e krimeve qe behen me ane te celularit.
      Kaq nuk e kupton?
      Pastaj ti e di… i mencur eshte ai qe ka 100 dashnore dhe nuk meret me SMS se ska kohe…. Ska qejf qe te leje gjurme dhe dokumenta qe tia perdorin si kercenim…Haahaaaaaa…INJORANTER
      Aq me teper qe te postoje ne fb foto me arme dhe me dashnore…apo me nai makine te vjedhur…
      INJORANTE!

      1. Rilindja says:

        O Arseno, ti shoku qenke njesoj si ky drejtori i AKEP-it, K.. kandari komplet. Beje me mire me autorizim shperndarjen e numrave te tel si ne kohen e qoft se largut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje